#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Ashtu siç është kthyer në traditë tashmë të shtunat janë gjithnjë special në programin tonë. dhe këtë herë kemi zgjedhur një temë për të ndarë momentet dhe historitë e secilit prej të ftuarve tanë dhe gjithashtu do të dëgjojmë edhe fjalimet e tyre, pasi secili ka përzgjedhur diçka për të thënë në 90 sekondat e kohës që ka secili fjalim.
Këtë herë do të ndalemi tek “Ngjarjet të cilat na kanë ndikuar më shumë në jetën tonë”. Padyshim jeta e secilit prej nesh është e mbushur me momente, ngjarje të cilat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në jetën e gjithësecilit. Pa humbur kohë presim të ftuarit në studio:
Olesia Leço
Adriatike Lami
Leonard Olli
Olta Ahmetaj
Xhimi Beqiri
Rudina – Histori jete të forta/ Ngjarja që më ka shenjuar dhe fjalimet
Rudina – Rrezikova burgun sepse fola me pedagoget franceze/ Ngjarje jete që të lenë gjurmë
Rudina – Keni provuar sushi me oriz të zi? Pjata e shefit, fjalime dhe mesazhe për jetën
/tvklan.al