Edi dhe Toni Gogu: Historia jone e dashurise!

Edi dhe Toni Gogu janë një çift të martuarish prej 23 vitesh të cilët kanë tre fëmijë, Antonia 21 vjeç, Teo 19 vjeç dhe Timo 9 vjeç. Ata janë martuar në 1997. Edi Gogu ka qenë prezantuese e dy programeve televizive “Hojëzat” dhe “Një lugë reçel”;. E apasionuar pas jetesës së shëndetshme Edi Gogu ka pasion çajin dhe në oborrin e saj të shtëpisë ka mbjellë bimë dhe erëza të ndryshme, të cilat më pas i than dhe përgatit çajra nga më të ndryshmet. Ky pasion ka bërë që të jetë blogere.

Po ashtu ajo shkruan përralla për fëmijë dhe ka botuar dy libra “Flutura Gazplotë” dhe “Dhëmbët e mëdhenj të gomarit Ziko”. Edi Gogu tani është dhe pjesë e jurisë së “Power Kids” në programin “E diela Shqiptare” në tv Klan. Toni Gogu dikur ka qenë pastor që prej vitit 1991 duke “përqafuar” fenë protestante, e tani është në krye të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Edhe bashkëshortja e tij, Edi është praktikante e fesë protestante. Gjatë martesës së Erion Veliajt pastori Toni Gogu ka qenë ai  i cili ka martuar kreun e bashkisë me Ajola Xoxën, ku para tij ata janë betuar për dashuri të përjetshme.

Së bashku, ata kanë krijuar një lëvizje prindërore “Profamilja”, gjatë periudhës së karantinës, e cila fuqizon familjet dhe komunitetet. temat e diskutimit mes Edi dhe Toni Gogut ishin që nga marrëdhëniet në çift po ashtu edhe prindërimi duke ndarë me ndjekësit e tyre në Youtube këshilla dhe sjelljet në një familje të shëndetshme. Prej tre vitesh ata së bashku me tre fëmijët e tyre jetojnë në fshatin Maknor të Pezës ku kanë ndërtuar jetën e tyre edhe pse punojnë në kryeqytet.

“Jeta jone mes fshatit dhe qytetit”!

Horoskopi per muajin qershor/ Cila eshte shenja me me fat?