Me syte nga SHBA, Joe Biden perurohet sot si presidenti i 46-të.

Sot, Shtetet e Bashkuara inaugurojnë presidentin e ri Joe Biden, në Uashington DC. Pas sulmeve të dhunshme në Kapitol në fillim të muajit nga mbështetës të Presidentit në largim Donald Trump, amerikanët po përgatiten për më të keqen por shpresojnë në bashkimin, që është edhe motoja kryesore e inaugurimit të zotit Biden. Siguri e lartë për ceremoninë më të rëndësishme në vend e cila mbahet një herë në katër vite, ajo e inaugurimit të presidentit. Me një prani të madhe ushtarake në Uashington. Ceremoni do të zhvillohet nën masa të sigurisë  dhe duke respektuar distancimin fizik. Shumica e festimeve do të bëhen virtualisht, të drejtuara nga Tom Hanks dhe yje si Lady Gaga e Jennifer Lopez.  Për të komentuar këtë moment historik ne do të jemi në studio me Iris Luarasin dhe Genti Mingën. 

Alkent Pozhegu realizon portretin e Joe Biden me 120 kg drithera.

Një lidhje skype nga Kosova, me artistin Alkent Pozhegu i cili ka realizuar portretin e Joe Biden me më shumë se 120 kg drithëra.

Rudina Xhunga prezanton “Tregimet e Pitilushes”.

Në këtë pjesë do të kemi të ftuar gazetaren e njohur Rudina Xhunga. Ajo ka botuar para pak javësh librin e saj të fundit  në bashkëpunim me vajzën e saj Alana, “Tregimet e Pitilushes”. Ajo dhe Pitilushja kanë sjellë një vazhdim të librit të parë, por këtë herë me tregime për fëmijët mbi 6 vjecc. Se cilat janë temat që në libër trajtohen dhe cfarë mesazhi marrim nga ky libër kaq interesant do të flasim me shkrimtaren Rudina Xhunga.