Temperaturat deri në -17 gradë Celsius, si parashikohet moti kete fundjave?

Do ta nisim sot programin me një lajm të fundit në fakt, vetëm para pak orësh u dha njoftimi nga Ministria e Arsimit për pezullimin e mësimit në shkolla nga data 24 Janar deri në 26 Janar. Ky vendim u bë publik nga ministrja e Arsimit Evis Kushi, për shkak të temperaturave të ulëta me të cilat do të përballet vendi ynë.

“A do behet ky vend?”/ E gjithe familja Bombaj ne nje stand up show te papare.

do të presim në studio një familje ku të gjithë janë artistë. Jo vetëm kaq, por së shpejti do të sjellin në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” stand up/shoë  “A do bëhet ky vend”. Premiera e këtij stand up/shoë do të jetë më 4 Shkurt  dhe për të mësuar më tepër rreth kësaj shfaqje le të presim protagonistët e saj, familjen Bombaj.

Omicron dhe femijet, cfare keshilla jep pediatrja per prinderit.

Kaluam dy vite të gjata pandemie dhe duket se gjatë periudhës së dimrit rastet e infektimit me Covid-19 apo dhe varianteve te tjera po pësojnë një rritje të vazhdueshme duke prekur jo vetëm të rriturit, por dhe fëmijët. Kohët e fundit po qarkullon një mutacion I ri, Omicron dhe rastet e fëmijëve të prekur nga ky virus,kanë pësuar një rritje të lehtë duke shkaktuar fluks jo vetëm në urgjencën e pediatrisë në QSUT por edhe qëndrat shëndetësore të qyteteve të ndryshme. Por çfarë simptomash sjell ky virus tek fëmijët, cilat  janë shënjat e tij. Por për të folur këtë temë, si paraqitet situata ne vendin tone, do të bisedojmë sot me pediatren Sonila Brati .

Showbiz/ Vip-at qe ndahen thjesht me nje postim ne Instagram.

Në pjesën e tretë të emisionit do të flasim pikërisht për botën e personazheve të njohur të shoëbizit botëror. Kohët e fundit shumë personazhe të njohur kanë zgjedhur që lajmin për përfundimin e lidhjeve të tyre me partnerët t’i bëjnë të ditur përmes postimeve të shkurtra  në rrjetet e tyre sociale.