Bora Zemani per here te pare me Arborin ne studio!

Në këtë pjesë të parë të programit do të kemi të ftuar një moderatore shumë të dashur, por sot për herë tarë do të jetë në studio sëbashku me djalin e saj, që janë shumë të lidhur me njëri tjertin. Mirëpresim në studio Bora Zemanin dhe Arborin.

Bora Zemani moderatore e programit 3-shat në Vizion Plus. Bora është nënë e një djali 5 vjec, Arbori. Arbori është në kopsht.

Në vitin 2017 kur Bora është diplomuar ka qënë e shoqëruar së bashku me Arborin dhe në instagram ka postuar një foto me statusin: “Do perseritet kjo foto pas nja 20 vitesh. Por do jemi ne role te kunderta… une duke rregulluar Arborin te duket bukur ne ceremonine e diplomimit”

Arbori vetëm 7 muajsh duke i rënë pianos, ndërkohë kur ka qënë 2 vjec në festën e 1 qershorit Arbori reciton një vjershë.

Gjatë karantinës Bora ka realizuar video të ndryshme në Tik-Tok ku mes shumë video të saj ka postuar dhe video me djalin, Arborin.

Bora është shumë e lidhur me Arborin, ku shumë herë poston video teksa i shprehin dashurinë njëri- tjetrit. Kur Arbori ka mbushur 5 vjec, Bora ka postuar një video duke i kënduar këngën e Fifit “Marova” ndërsa Arbori i thotë “Të dua shumë: dhe e puth në buzë. 

Në studio: Moderatoren Bora Zemani me djalin, Arbori

2 receta te veçanta per drekat e veres!

Ana dhe Gjergj Kaçinari rrefejne raportin moter e vella!

Në këtë pjesë të dytë të programit do të kemi dy personazhe që në kuptimin e plotë të fjalës e kanë muzikën në gjak. Ata janë fëmijët e një kompozitori shumë të njohur sic është Alfred Kacinari. Do të kemi në studio Gjergjin i cili është këngëtar i muzikës rock dhe njëkohëisht e ka pasion kitaren, ndërkohë Ana që është pianiste. Sot do ti kemi për herë të parë në studion tonë, pasi Ana pak ditë më parë ka sjellë ka sjellë projektin “Elise in Wonderland” e inspiruar nga vepra e Beethoven, Für Elise. Shtysë për këtë projekt ka qënë pikërisht vëllai i saj Gjergji që është marrë dhe me arranxhimin e këtij projekti. Mirëpresim, Ana dhe Gjergj Kaçinarin.    

Pianistja Ana Kacinari e cila tashme punon ne Universitetin e Arteve.
Në shumë konkurse është vlerësuar me çmime të para duke përfaqësuar vendin në aktivitete brënda dhe jashtë Shqiperise: si Spanjë, Gjermani dhe Itali.

Më datë 10 Qershor 2020, Ana Kaçinari publikon videoklipin “Elise In Wonderland”. Ky projekt eshte realizuar duke u bazuar ne vepren e famshme te Beethoven Per Elisa. E kanë titulluar Elise in Wonderland duke e sjelle me ritme bashkekohore duke menduar keshtu si do pershtatej “Eliza” ne ditet e sotme, ne boten e cudirave. Eshte mare nje motiv nga vepra e Beethoven duke e zhvilluar me tej ne studio nen arranxhimin e Gjergj Kacinarit.

Me 10 maj të 2019 Ana ka realizuar koncertin recital “Red Rose”

Ana është e martuar dhe ka dhe një vajzë të vogël.

Gjergj Kaçinari është këngëtar, instrumentist dhe autor i disa këngëve.

Në studio: Ana Kaçinari (pianist) dhe Gjergj Kaçinari (kantautor)