Vajza e këngëtares Nertila Koka, Annie, trashëgimtarja e saj artistike.

Do ta nisim sot programin me një urim për të gjithë besimtarët myslimanë, Gëzuar Ditën e Kurban Bajramit, mbarësi, begati dhe lumturi në famijet tuaja. Kemi kaluar kohë të vështira, le të urojmë për ditë më të mira për të gjithë familjet tona.

Në këtë pjesë të parë të programit do të kemi një të ftuar shumë interesante, ajo është e panjohur për publikun, por mund të themi me siguri që do ju mbetet në mendje pasi premton shumë. Ajo ka një pasion të madh për muzikën dhe jo rastësisht pasi është dhe vajza e një ndër këngtareve më të pëlqyera për publikun shqiptar të viteve `80, Nertila Kokës. 

Ne do të mirëpresim vajzën e saj, 20-vjeçare Annie Salius Koka që me sa duket ka zgjedhur të mbajë dy mbiemrat atë të babit dhe të mamasë.


“Dielli lind sërish”/ Nis edicioni i 8-të i “Hemingway Jazz fest”.

Do të vazhdojmë pjesën e dytë të emisionit me një event kulturor, i cili këtë vit do të ketë edicionin e tij të 8-të që zhvillohet në vendin tonë. Bëhet fjalë pikërisht për festivalin e jazzit “Heminguway  Jazz fest”, i cili nis mbrëmjen e sotme dhe gjithashtu mbrëmjen e nesërme. Në këtë festival do të performojnë disa grupe të njohura nga Franca dhe Italia të muzikës Jazz ku do të alternohen edhe rryma të tjera. Pas një viti të vështirë ku eventet kulturore kanë qenë kryesisht online, ky festival vjen me moton “Dielli lind sërish”.

Si do të jetë vera? “Fundi i korrikut do të shënoj temperatura mbi 40 °C”.

Në këtë pjesë të tretë të programit do të kemi në lidhje direkte për mësuar për parashikimin e motit për 10 ditëshin e fundit të korrikut. Muaji korrik ka qënë i qëndrushëm për stinën që jemi duke patur mundësine dhe për të shijuar detin, përvecse fundjavës që lamë pas ku moti u përkeqësua si dhe ditën e djeshme, për shkak të “Liqenit të ftohtë”, stuhia që preku Gjermani dhe Belgjika, ku përmbytjet shkaktuan viktima dhe dëme.

Si do të jenë ditët në vijim, lidhemi me Meteorologun e MetoAlb, Hakil Osmani.