#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Të ftuar: Albana Nanaj, Agron Domi, Enxhi Valteri, Renis Qamo

Si janë kthyer në destinacione turistike, sheshxhirimet e filmave të famshëm

Jo në Abu Dhabi, Albana Nanaj zbulon sheshxhirimin e vërtetë të “Sex And The City”

Turizmi kinematografik është një prej sektorëve që i sjell të ardhura të konsiderueshme vendeve që promovojnë destinacionet e tyre përmes filmave. Italia, Bali, Kroacia, Franca apo Kamboxhia janë disa prej vendeve ku janë xhiruar filma të njohur, por ka edhe një anë tjetër të medaljes. Gazetarja Albana Nanaj tregon në “Rudina” në Tv Klan rastet kur disa prej filmave më të famshëm janë xhiruar në një lokacion por historia vendoset në një vend tjetër.

Albana Nanaj: Ka shumë filma që janë xhiruar në vende të tjera dhe kanë promovuar vende të tjera. “Sex And The City” nuk është xhiruar në Abu Dhabi.

Rudina Magjistari: Vërtet?

Albana Nanaj: Është xhiruar në Marrakesh dhe ndërkohë është promovuar Abu Dhabi. Tani do xhironte Jennifer Lopez filmin e fundit që bëri, “Martesa”, ngjarjet duhet të ishin në Bali ndërkohë filmi është xhiruar në Santo Domingo. Kështu që ndonjëherë bëhet promocioni turistik dhe ndërkohë xhirimet bëhen në vende të tjera.

Guaskat, yjet e detiti/ Zbuloni gjithçka është trend këtë verë

Si të zgjedhim xhamin e duhur të syzeve të diellit?

/tvklan.al