Pasionet pertej profesionit, qe ta bejne jeten ne te lumtur!

Kozma Dushi/Këngëtari Kozma Dushi është I apasionuar për peshkimin. Ai e ka ushtruar këtë pasion që në moshë të vogël në qytetin e Beratit. Ai është shprehur më herët në emisionin “Rudina” se të paktën njëherë në javë zgjedh të peshkojë, pasi diçka e tillë e relakson dhe e largon nga zhurmat dhe streset. Zakonisht ai zgjedh të peshkojë në det dhe sipas tij moment më I mirë për të peshkuar është në mbrëmje.

Arlinda Dudaj/Botuesja Arlinda Dudaj e ka nisur pasionin për jogën me seance tutorial në YouTube, i cilat mundohej ti realizonte në shtëpi. Ndonëse sipas saj edhe kjo ishte një formë e mirë, virtualiteti nuk e lejonte të kuptonte deri ndjesitë e këtij procesi. Që prej momentit kur pak muaj më parë ajo ka nisur të ndjekë rregullisht seancat e jogës, Arlinda shprehet se është diçka krejtësisht tjetër. Në momentin kur dikush të qëndron pranë të tregon mënyrën korrekte për të bërë ushtrimet dhe gjithashtu të korrigjon në momentit kur nuk je duke e bërë saktë është moment kur je vërtet duke ndjerë çdo ushtrim apo frymëmarrje. Për Arlindën joga është një rrugëtim të cilin ajo nuk dëshiron të përfundojë.

Isida Mollaymeri/Balerina e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit Isida Mollaymeri ka pasion ose më saktë ‘fiksimin’ për këpucët. Ky pasion I saj daton që në kohën kur Isida frekuentonte gjimnazin. Pak kohë më parë ajo kishte rreth 317 palë këpucë, ndërkohë që numri i tyre mund të jetë rritur. Më herët ballerina e njohur është shprehur  se nuk është e fiksuar pas këpucëve firmë, mjafton të jenë të rehatshme.

Genti Minga/Gazetari Genti Minga, përdor modën për të tërhequr vëmendjen e publikut drejt problemeve që ndodhin në shoqëri dhe tashmë diçka e tillë është kthyer në një pasion për të.  5 projekte të tij kanë mbartur mesazhe të forta sociale. Në koleksionin “Naked”  është përdorur lëkurë, dru edhe bronx  dhe gjërat janë bazike të thjeshta dhe të zhveshura. Koleksioni “The City Camouflage” ku fashion designer është qyteti dhe në këtë rast po natyra është artistja. Ideja është që kur t’i shikon një mur të shkatërruar e mendon si gjë të keqe, por është edhe gjë e mirë sepse ka krijuar një imazh interesant. “With Innocence On”, veshur me pafajësi është koleksioni me piktura të fëmijëve që nuk flasin dhe nuk dëgjojnë. Tjetër projekt, frymëzuar nga vizatimet naive të fëmijëve është edhe JOY-elery që lind nga bashkimi i joy+jewellery, pra “bizhu të gëzueshme”.

Endri Beqo/Karikaturisti dhe skulptori Endri Beqo. Karikaturisti Beqo ka kryer studimet në Akademinë e Arteve. Në vitin 2016 ai prezantoi rreth 90 punime në karikaturëdhe skulpturë, ku në qendër të tyre ishin karikatura komike personazhesh dhe me tema sociale, ekspozita e kishte titullin “Karikatura”. Fillimet e Endri Beqos me artin kanë qenë të hershme por në një fushë tjetër të artit, në atë të muzikës, por revistat me tregime fumeti patën një impakt tjetër tek ai duke e bërë të lërë muzikën dhe të kalojë tek vizatimet. Pasioni i tij ishte i madh e duke parë revistat nisi të vizatonte personazhet e tyre, pastaj Akademia e Arteve i dha formë artit të Endrit ashtu siç ai i jep formë baltës për t’i dhënë jetë skulpturave.Megjithëse arti pamor është një korridor i madh me korniza të bukura, korniza e tij e preferuar është karikatura, të cilën e ka përdorur gjithnjë nëpunën e tij, si në skulpturë edhe në portrete.

Risite e dermoestetikes dhe kirurgjise plastike ne kliniken Anassa!

“Açent Prime” – Aparatura për rimodelimin e trupit pa kirurgji. Rimodelim i trupit pa kirurgji me aparaturën moderne “Açent Prime” vetëm në Anassa. Një tjetër investim, këtë rradhë në fushën e rimodelimit të trupit vjen në Klinikën Dermo- Estetike Anassa.

Kjo aparaturë, ndër më bashkëkohoret, disponon teknologji të avancuar mjekësore duke kombinuar trajtimin me valë ultratinguj për shkrirjen e dhjamit dhe radiofrekuencë për tonifikimin & konturimin e zonës së targetuar, garanton rezultate optimale dhe superiore krahasuar me aparaturat e tjera për dobësim. Sajë kësaj teknologjie arrihen të trajtohen me sukses zonat: fytyrë, krahë, bark, kofshë dhe vithe.

Açent Prime përdoret edhe për: Eliminimin e masës dhjamore & reduktimin e vëllimit të zonës së targetuar, eleminimin e celulitit tonifikimin e lëkurës & gjenerimin e kolagjenit.