#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
“Kërkohet një tenor” në Tiranë: Shfaqja komedi me shumë të papritura
Në këtë pjesë të emisionit do të flasim për një shfaqje të bukur e të veçantë, komedia “Kërkohet një tenor”. Një bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar me atë “Migjeni”, shfaqja bazohet në veprën e dramaturgut dhe shkrimtarit amerikan Ken Ludwig dhe erdhi premierë në skenën e teatrit “Migjeni” përpara një muaji për shikuesit shkodranë dhe tashmë publiku artdashës do të ketë mundësinë ta shohë dhe në kryeqytet në Tiranë në Teatrin Kombëtar tek ArTurbina në datat 23, 24 dhe 25 Maj. Me regji te Armand Borës dhe një kast të njohur aktorësh, kjo është padyshim një shfaqje për të mos humbur. Ne do të kemi regjisorin sëbashku me disa prej aktorëve…
20 vite në Kanada dhe Francë: Edi Blloshmi: Baleti, jeta ime
Në këtë pjesë të emisionit do të kemi të ftuar një artist dhe personazh të veçantë pasi prej vitesh ai ka shkëlqyer si një ndër yjet e baletit shqiptar, në skenat ndërkombëtare. Bëhet fjalë për Balerinin e mirënjohur shqiptar dhe Drejtorin artistik të TKOB, artistin Edi Blloshmi. Pas 20 viteve në Francë dhe Kanada ai është kthyer në Shqipëri dhe pas prej një periudhe dyvjeçare si anëtar bordi, sot ai mban postin e Drejtorit Artistik të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Shqipëri, me një vizion të qartë për të sjellë një frymë të re dhe bashkëkohore në skenën shqiptare.
Rikthimi në Tiranë/ Edi Blloshmi, një frymë e re në baletin shqiptar
/tvklan.al