#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Anxhela Peristeri: Ju prezantoj videoklipin tim më të ri “Mendova se…”
Përshëndetje të dashur miq! Sot emisionin do ta nisim me një ftuar speciale, një nga zërat dhe artistet më të dashura për publikun shqiptar. Ajo na ka dhuruar hite të paharrueshme dhe çdo herë di si të na surprizojë me projekte të reja.
Sot vjen në studio për të na prezantuar videoklipin e saj më të ri, “MENDOVA SE…” dhe për të folur gjithashtu dhe për jetën e saj si ka qenë kjo periudhë për të. Pa humbur kohë e ftoj në studio Anxhela Peristeri.
Ditët më të paharrueshm të 10-vjetorit të Comodita Home, ulje deri në 70%
Jemi në këtë pjesë me miqtë tanë nga Comodita Home. Comodita Home ka startuar rrugetimin e saj ne vitin 2015 ne Kosove, per tu zgjeruar me pas ne Shqiperi, Maqedonin e Veriut dhe deri ne Blegjike se fundmi. Nje arritje e madhe nga Comodita Home, e cila është pjese e tregut vendor rajonal dhe tashme edhe nderkombetare.
Me nje total prej 83 dyqanesh, me shumellojshmeri mbi 5000 produktesh te cilat vijne me
ulje deri ne 70%. Le të zbulojmë më shumë surprizat për klientët në këtë 10 vjetor…
E ftuar: Blerta Sadikaj – PR i Comodita Home
Rubrika me avokaten: Çfarë duhet të bejmë kur na cënohet privatësia?
Jemi rikthyer në këtë pjesë të tretë dhe tani është koha për rubrikën tonë të dedikuar, ‘Rubrika me Avokaten’ të cilën e kemi të titulluar gjithashtu dhe “Ligjet e rrugës”!
Tema që kemi zgjedhur sot, është filmi i dikujt pa lejen e tij. A është e ligjshme? A mund të përdorim këto regjistrime si prova? Dhe çfarë ndodh kur këto video përfundojnë në rrjetet sociale pa pëlqimin tonë? Përpara se t’i japim fjalën avokates, le të shohim një etyd të përgatitur për të ilustruar më mirë situatën.
E ftuar: Margarita Kola- Avokate
/tvklan.al