Rudina – Emisioni 20 Nëntor 2023
Në studio: Gentina Zenelaj, Enkeleida Zako, Meri Shehu
Meri Shehu, Horoskopi/ Sa yje marrin shenjat këtë javë?
Në parashikimin e javës për “Rudina” në Tv Klan, Meri Shehu thotë se një peshë të madhe do ta ketë puna. Lëvizja e diellit në Shigjetar do të bëjë që shenjat të duan të shprehin veten, por Saturni në Peshk do t’i kufizojë disi e mund të sjellë edhe probleme ligjore.
Shenjat më të favorizuara të javës sipas yjeve të astrologes janë Gaforrja dhe Akrepi. Situata më e vështirë paraqitet për Peshoren dhe Bricjapin të cilët kanë vetëm nga një yll.
Dashi – 2 yje
Dielli futet në Shigjetar, i jep gjëra të mira kësaj jave por përballet me Saturnin në Peshk dhe do ndiejë një proces psikologjik disi të vështirë, sidomos në çështjet ligjore, kontaktet me jashtë ose në udhëtime. Kështu duhet të ketë kujdes mos të marrë më shumë furi se sa duhet gjatë kësaj jave.
Demi – 3 yje
Janë në një pozicion pak më komod sepse do merren shumë me punën, dielli në Shigjetar i jep shumë avantazh. Do kenë shuëm kujdes në shoqëri dhe në aleanca sepse nuk do gjejnë mbështetjen që kërkonin dhe disa njerëz do i lënë pas dore premtimet ndaj tyre. Megjithatë ata që janë miq do të ngelen miq dhe do duhet të mbështeten te miqtë që kanë dhënë prova në kohë dhe në vite.
Binjakët – 2 yje
Shumë planetë do futen në Shigjetar dhe do përballen me Binjakët. Kjo javë do jetë intensive me përballje, antagonizma, luftë në çift, bashkëpunime të vështira por edhe ndonjë skandal i vogël aty-këtu. Duhet të kenë kujdes nga një epror ose një njeri i fuqishëm i ligjit që mund t’iu bëjë një prapaskenë ose t’iu thotë jo punës së tyre.
Gaforrja – 4 yje
Do fitojë distancën e largësisë, do udhëtoj,ë do komunikojë, do ketë punë me të huaj, me kontakte me jashtë. Do ecë edhe anash, para por edhe do fluturojë por vetëm kujdes nga Saturni në Peshk nuk do ta shohin me sy të mirë këtë çlirim të Gaforres, të papritur. Ka çështje ligjore në disa raste.
Luani – 2 yje
Presupozohet që me shumë planetë në Shigjetar të marrin hov në çështjet erotike por direkt do përballen me Saturnin në Peshk dhe këtu do kenë probleme psikologjike e ekonomike dhe nuk do kenë hapësirë që të shijojnë dimensionin erotik, të luajnë e të qeshin. Kujdes shëndetin.
Virgjëresha – 3 yje
Futet dielli në Shigjetar, do merren shumë me punë, me shëndetin, gjëra të mira dhe ata që do i pengojnë, do kenë ndihmë Virgjëreshat nga Saturni në Peshk dhe nuk do lejojnë që shumë njerëz t’iu japin më shumë detyra se sa duhet. Kujdes nga ana shëndetësore këtë javë, të paktën ditët e para sa të kalojë kjo periudhë pak e vështirë, pak me sy të keq i kanë marrë dhe do ta shikojmë që gjërat do shkojnë mirë.
Peshorja – 1 yll
Janë ato që e bëjnë fatin vetë sepse e kanë Afërditën në shenjën e tyre. Përballjet e punët e të tjerëve do i lënë pezull. E keqja nuk iu vjen nga vetja por nga aleatët, lajmet e rreme që mund t’i bëjnë të strukura diku dhe do kenë frikë të lëvizin e të marrin iniciativë.
Akrepi – 4 yje
Sa të kalojnë ditët e para sepse dielli në Shigjetar ushtron pak presion në çështjet ekonomike në kundërshtim me Saturnin në Peshk, por do gjejnë një dashuri shumëvjeçare, të mirë që do premtojë shumë në vitet në vazhdim. Ata që janë në kërkim do gjejnë dashurinë e jetës së tyre.
Shigjetari – 2 yje
Hyn dielli në Shigjetar, Marsi e Mërkuri dhe do kenë një javë shumë të mirë. Një çështje personale nuk do jetë shumë e qetë dhe e lezetshme në fillim të javës sepse Saturni në Peshk, sidomos në çështjet familjare iu vë një pengesë. Sa të kalojë dhe kjo pengesë, do flasim shumë për ta në këtë periudhë.
Bricjapi – 1 yll
Shumë planetë në Shigjetar nuk janë në pozicion të mirë për Bricjapin sepse e mbyll në vetvete dhe energjia, idetë, e pasionet nuk triumfojnë akoma. Do vijë momenti i një tradhtie në jetën emocionale.
Ujori – 3 yje
Shumë planetë në Shigjetar i japin një garanci Ujorëve. Mund të kenë shumë burime për të përfituar, qoftë në ekonomi, karrierë apo punë. Kujdes një shpenzim këto dy ditët e para që vjen papritur dhe një ndarje në çift për ata që kanë probleme.
Peshqit – 2 yje
Saturni në shenjën e tyre përballet me diellin në Shigjetar, një çështje karriere, me eprorët, një antagonizëm ose një problem në çift kthehet dhe bëhet pak i lodhshëm në këtë periudhë. Kujdes në tre ditët e para të javës.
Në pritje të ndeshjes Shqipëri-Ishujt Faroe, sonte në 20:45 në TV Klan
“Veteran i kombëtares”, gazetarja: Nëse Broja rikthehet, Cikalleshi…
Djemtë e kombëtares së futbollit kanë pak dalje publike por duket se ia kanë lënë vendin punës së tyre në fushë për të bërë zhurmën e suksesit. Gjithsesi, kjo vetëm shton më shumë kureshtjen e publikut për të ditur më shumë rreth tyre apo për t’i njohur më mirë.
Në komentin e saj për Jasir Asanin në “Rudina” në Tv Klan, gazetarja Enkeleda Zeko thotë se ishte futbollisti që askush nuk i besoi. Për Cikalleshin, ajo e vlerëson si lojtar megjithatë shton se vendi i tij mund të ‘kërcënohet’ nga rikthimi i Brojës pas rikuperimit nga dëmtimi.
Enkeleda Zeko: Jasir Asani është futbollisti ku askush nuk i besoi. Kur luante në Shqipëri me Partizanin të gjithë thoshin pse nuk thërritet Asani në kombëtaren tonë por atij nuk i jepeshin minuta dhe mundësi. Menjëherë sapo ai u largua jashtë Shqipërisë ishte Sylvinho që i besoi, e solli në Shqipëri dhe Asani ka realizuar tre gola të jashtëzakonshëm. Që të tre golat janë shpallur golat më të mirë te eleminatoreve të kampionatit europian nga sajti i UEFA-s.
Sokol Cikalleshi ka qenë për herë të parë në televizon në studion time përpara shumë vitesh, sapo kishte kaluar te skuadra e Kavajës nga ekipi i të rinjve. Kishte menaxher Altin Rakllin në atë kohë, e mbaj mend. Një lojtar që premtonte shumë, ka bërë një rrugëtim shumë të gjatë në skuadrën tonë përfaqësuese. Sot është një nga veteranët e kombëtares. Është lojtari që natyrisht do të vihet në pikëpyetje, e them këtë nëse Broja do rikthehet nga dëmtimi në kampionatin europian, ndoshta mund të zërë vendin e Cikalleshit. Megjithatë, Cikalleshi gjithmonë ka emocionuar me performancat e tij të jashtëzakonshme, është një lojtar i një niveli të lartë. Jemi me fat që e kemi në kombëtare./
“Qëndrimin në stol e bëjnë vetëm futbollistët e mëdhenj”, gazetarja vlerëson Myrto Uzunin
Në vazhdim të komentit të saj për djemtë e kombëtares në “Rudina” në Tv Klan, gazetarja Enkeleda Zeko ndan pak nga historia e Nedim Bajramit. Futbollisti ka refuzuar ofertën e Zvicrës për të qenë pjesë e ekipit shqiptar.
Sa i përket Seferit, ajo e cilëson si një nga shtyllat e ardhshme të ekipit. Për Myrto Uzunin, të cilin e njeh që në fillesat e tij thotë se qëndrimi i tij në stol është një zgjedhje e futbollistëve të mëdhenj.
Enkeleda Zeko: Nedim Bajrami është lojtari që ka lënë Zvicrën për të luajtur me Shqipërinë. Është nga lojtarët që duhet të jemi mirënjohës. Është i jashtëzakonshëm.
Rudina Magjistari: E ka kërkuar edhe kombëtarja e Zvicrës.
Enkeleda Zeko: Patjetër. Është bërë një luftë e madhe, ka kaluar edhe në instancat më të larta të UEFA-s dhe FIFA-s çështja e tij derisa është zgjidhur që të vijë në kombëtaren tonë.
Taulant Seferi, ne krenohemi që e shikojmë Seferin, të paktën ne që merremi me futbollin këtu në Shqipëri. Është futbollist që deri vitin e kaluar ka luajtur te skuadra e Tiranës me skuadrën tonë. Menjëherë pas transferimit të tij jashtë Shqipërisë, ai gjeti një vend në kombëtare. Sylvinho i besoi menjëherë atij, u aktivizua, shëno gola dhe ka bërë një performancë të jashtëzakonshme. Seferi do të jetë një nga shtyllat e kombëtares tonë në të ardhmen.
Myrto Uzunin e njoh qëkur ka qenë i vogël fare. E kam patur në program në fillesat e tij me skuadrën e Beratit, më pas te Apollonia e Fierit. Është një djalë i jashtëzakonshëm, e vlerësoj shumë si njeri dhe si futbollist cilësor. Është një djalë që momentalisht po pranon që të qëndrojë në stol por këtë e bëjnë futbollistët e mëdhenj të rangut të tij. Ka një paraqitje të jashtëzakonshme në kampionatin spanjoll me skuadrën e Granadës, atje është i shkëlqyer dhe jashtëzakonisht mbresëlënës
“Hysaj më i komentuari, Mitaj bast i fituar i Sylvinho”, gazetarja: Asllani tremb kundërshtarët
Djemtë e kombëtares janë sonte përpara ndeshjes me Ishujt Faroe dhe ethet kanë filluar. Teksa pritet të shohim sërish performancën e tyre në fushën e blertë, programi “Rudina” në Tv Klan ka përgatitur disa skeda për të njohur më mirë lojtarët.
Gazetarja Enkeleda Zeko vijon me kapitenin Hysaj i cili është edhe ndër emrat më të lakuar në media, e më tej me Mitajn e Asllanin.
Enkeleda Zeko: Hysaj është natyrisht lojtari më i fokusuar nga mediat dhe lojtari i Napolit që ka qenë në të kaluarën dhe aktualisht lojtari i Lacios. Ka qenë në qendër të vëmendjes, një shtyllë e jashtëzakonshme, kapiten i skuadrës tonë përfaqësuese. Është nga lojtarët më të rëndësishëm. Ka vënë disa herë pikëpyetje në kohën që drejtonte komëbtaren Edi Reja, por sot Hysaj ka ndryshuar tërësisht dhe është siguri e shtuar.
Mario Mitaj është bast i fituar i trajnerit Sylvinho. Mitaj është thirrur në kombëtare me ardhjen e trajnerit Sylvinho. Ka patur shumë diskutime, shumë dyshime për të por ai i ka fituar të gjitha pozitivsht në adresë të tij duke u aktivizuar në të gjitha ndeshjet e eleminatoreve gjatë kësaj periudhe por edhe dhe duke shkëlqyer, gjë që natyrisht i dha edhe hovin cilësor Sylvinho-s në zgjedhjet që bëri.
Asllani luan te skuadra e Interit. Kristjan është fantastik, është lojtar i nivelit të lartë, është lojtar që është kërkuar nga ekipe shumë prestigjioze. Natyrisht është një ndër emrat që kundërshtarët i tremben kur e shikojnë në fushën e loojës kështu që është shumë i rëndësishëm.
“Gardianët” e vijës mbrojtëse, gazetarja komenton Etrit Berishën dhe Arlind Ajetin
Kombëtarja e futbollit ka korrur sukses pak suksesi në ndeshjet e fundit duke dhuruar emocione të forta. Përtej triumfit si ekip, secili prej futbollistëve ka karakteristikat e tij të veçanta që e bëjnë një pjesë integrale të skuadrës edhe pse ata kanë zgjedhur që të flasin përmes lojës në fushën e blertë.
Për t’u njohur më mirë me ta, gazetarja Enkeleda Zeko përmbledh në “Rudina” në Tv Klan disa prej tipareve që spikasin te lojtarët e kombëtares
Enkeleda Zeko: Etrit Berisha është lojtari më i mirë i ndeshjes me Moldavinë që luajtëm para 3 ditësh. Ishte portieri që mori notën më të lartë dhe ishte ai që na dha garanci për të hequr emocionet e forta të fundit të ndeshjes ku ne kishim frikë se mos Moldavia arrinte të merrte 3 pikët me ne. Ishte gardiani që kombëtarja jonë e do shumë dhe ka një siguri të jashtëzakonshme me të në portë.
Etrit Berisha luan në Serinë A dhe ky do të jetë kampionati i dytë europian për të. Sa i përket Arlind Ajetit, Zeko e cilëson si lojtar kyç të mbrojtjes.
Enkeleda Zeko: Ajeti është një nga lojtarët kyç të mbrojtjes shqiptare, është një nga lojtarët e rëndësishëm të mbrojtjes dhe mbrojtja që ka qenë pikë e dobët në kombëtaren tonë për shumë kohë sot është një fuqi e fortë dhe një siguri e jashtëzakonshme. Ajeti është ndër ata lojtarët që i jep shumë siguri dhe qëndrueshmëri mbrojtjes së kombëtares.
“E kuqe”, Gentian Zenelaj: Rikthimi im në drame, pas shume vitesh në komedi
“Aktrimi yt më i realizuar”, Fatos Hakorja përgëzon Gentian Zenelajn
Rikthimi i Gentian Zenelajt në një rol dramatik pas shumë viteve në komedi ka shenjuar një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Premiera e dramës “E kuqe” ka qenë emocionuese jo vetëm për aktorët, por edhe për shikuesit e saj.
Veç Saimir Kodrës, një tjetër mik dhe koleg i aktorit, kryeredaktori i lajmeve të Televizionit Klan, Fatos Hakorja ka ndjekur shfaqjen që falenderon Zenelajn për emocionet e dhuruara.
Fatos Hakorja: Kujtoj që teksa po përgatiteshe për këtë dramë më the që ky ishte provimi i jetës në interpretim. Në fakt, unë e përjetova si aktrimin tënd më të realizuar deri tani dhe uroj të të shoh sërish në të tilla interpretime. Përgëzime! Dialogjet mes teje dhe aktorit tjetër, Urim Aliaj ngjanin vërtet me një betejë epike. Unë pashë lot në skenë nga ti. Ti nuk i pe dot të miat dhe besoje dhe të shumë spektatorëve të tjerë që ndoqën premierën e shfaqur në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe a ka përgjigje më të bukur se sa përlotja për pyetjen se “si t’u duk drama dhe interpretimi?” Dua të të përgëzoj edhe njëherë edhe publikisht për emocionet që na dhurove.
“Syri i keq” për rikthimin në dramë, incidenti i frikshëm i Gentian Zenelajt në skenë
Më 15 nëntor skena e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” mirëpriti shfaqjen “E kuqe”. Gentian Zenelaj dhe Urim Aliaj vijnë në rolet kryesore në këtë dramë të fortë me autorësi të John Logan.
“E kuqe” rikthen aktorin Gentian Zenelaj në një rol dramatik,i cili siç shprehet ai për “Rudina” në Tv Klan ka ardhur me shumë lodhje, mund dhe nuk kanë munguar as momentet e frikshme.
Gentian Zenelaj: Ishte një datë e rëndësishme, ishte një datë që erdhi me kaq shumë lodhje, me kaq shumë mund, madje do të të tregoj edhe një moment komik, të frikshëm në mund ta quaj, në premierë. Papritur, një moment, sa kishte ardhur dikush me një sy shumë të madh dhe shembet kanavaca e madhe komplet dhe bie në krahun tjetër me gjithë pikturë dhe për mua dhe Urimin ishte një shok i vërtetë sepse nuk po dinim… u shqye skela e madhe që ra dhe unë dhe Urimi patëm një moment frike të tmerrshme sepse nuk do dinim si do shkonte shfaqja përpara.
Ndërkohë regjisori Altin Basha kishte menduar gjithë finalen e shfaqjes mbi atë skelë të madhe ku vendoseshin të gjitha pikturat, pra do të ishte një pjesë masive e skenografisë dhe ka qenë një moment që unë do ta mbaj mend gjithë jetën se si dy aktorë përpëliteshin. Gjysma e trurit punonte për tekstin dhe gjysma tjetër punonte si ta zgjidhim teknikisht sjelljen në këmbë të gjithë asaj skele të madhe. Shyqyr Zotit ia arritëm me sukses, madje shumë njerëz kishin menduar që është pjesë e shfaqjes, pra për një aktor është realisht moment i frikshëm në skenë.