Të ftuar:

Klea Huten – Kengetare, Aktore, Prezantuese

Elgit Doden – Kantautor

Ata janë ndër çiftet më të komentuara të showbizit shqiptar. Ai është kantautor shumë i suksesshëm, ndërsa ajo është aktore, këngëtare dhe prezantuese shumë e mirë. Një këngë duket se i bashkoi bashkë dhe prej dy vitesh, ata janë në një lidhje të bukur dashurie.

Klea Huta dhe Elgit Doda ishin sot në një intervistë ekskluzive në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, nga ku rrëfyen historinë e tyre të dashurisë. Ndonëse kishin pothuajse një vit të lidhur, ata u munduan ta mbajnë të fshehtë lidhjen deri në momentin kur menduan se dashuria e tyre është tepër e fortë.

Më 10 Tetor 2017, Elgiti dhe Klea bënë publike marrëdhënien e tyre dhe dolën hapur në evente të ndryshme.

“Ne jemi mbështetja e njëri-tjetrit në çdo gjë që bëjmë dhe sigurisht që është krahu im i djathtë. Kur ishim në fakultet unë kisha dëshirë t’i bëja një këngë Kleas, por nuk u realizua. Më vonë kur unë po bashkëpunoja me djemtë e “Alar Band”, ata më thanë se do të realizonin një këngë me Klean. Ia propozova këngën Kleas dhe e pëlqeu dhe ndërkohë që punonin për këngën njiheshim edhe më shumë. Klea më pëlqeu, sepse i ngjan mamit tim. Unë nuk kam dashur vërtetë që të bëhesha lajm për këtë temë, por është e pashmagshme”, tregoi Elgiti.

“Ne jemi njohur që në fakultet, na ka njohur muzika. Kënga “Amla” është himn i dashurisë tonë, sepse që kur e kam dëgjuar më ka pëlqyer shumë. Nuk e dija që do të bëhej hit, por Elgiti siç duket i futi të gjithë dashurinë që ndiente dhe shkriu talentin. Titullin e këngës unë e kam vendosur vetë dhe varësja që mbaja në qafë ra në sy dhe nisi të shkruhej se ma ka dhuruar Elgiti. Elgiti më pëlqen, sepse është djalë me shumë parime, me moral, ka virtyte që unë i kam vlerësuar gjithmonë tek një njeri. Tek Elgiti pashë një shëmbëlltyrë të asaj çfarë do doja të kisha në jetë. Që lajmi që ishim bashkë do të dilte një ditë do të dilte, por ne donim që ta diskutonim një herë bashkë, ndaj edhe e shtymë për një vit”, tha Klea.

lea Huta dhe Elgit Doda u bënë kryefjala e mediave rozë derisa pranuan lidhjen.

Dyshja kanë preferuar gjithnjë që marrëdhënien e tyre ta mbajnë larg mediave, por sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ata treguan se tashmë jetojnë bashkë dhe se familjet e tyre e kanë mirëpritur këtë lidhje.

“Giti është dhëndri i preferuar i mamave” ,tha Klea teksa shtoi se komenti i prindërve të saj ka qenë shumë pozitiv lidhur me Elgitin.

“Giti është dhëndri i preferuar i mamave. Komenti i prindërve ka qenë shumë i mirë, iu bë qejfi shumë që ne ishim bashkë. Prindërit e mi e njihnin Elgitin që kur kemi qenë në fakultet dhe janë shumë të lumtur që unë jam e lumtur. Na pëlqen më shumë të hamë, se sa të gatuajmë. Unë di të bëj vetëm kërpudha me pana, është pjata e preferuar e Elgitit”, tha Klea.

“Ne jetojmë bashkë, gatuajmë në shtëpi ndonjëherë. Unë di të bëj vetëm makarona, një herë i bëj me kripë, një herë pa kripë. Nëse prindërit e mi do ta kishin problem për Klean do ta kisha zgjidhur unë atë punë”, tha Doda.

Egla Ceno – Aktore

Kliton Kapaj – Drejtor i Shfaqjes

“Udha e Qumështit” do të jetë shfaqja më e re që do të zerë vend në Teatrin “Skampa” në Elbasan. Aktorja Egla Ceno do të vijë përpara publikut me një monoperformancë, ku do të paraqesë 33 personazhe të ndryshëm.

Ajo ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, sëbashku me drejtorin e shfaqjes Kliton Kapaj, nga ku treguan më tepër detaje rreth kësaj shfaqje.

“Udha e qumështit” është një monodramë që do të mbajë përballë publikut për 1 orë e 20 minuta vetëm një aktore. Një shfaqje e cila vjen falë bashkëpunimit me regjisorin Armand Bora. Kjo monoperformancë flet për realitetin e së shkuarës komuniste dhe sjell 33 personazhe të ndryshme.

“Është një komunikim i drejtpërdrejtë me spektatorin tim. Ndihem në lëkurën time me këtë shfaqje. Në shfaqje nuk ndërrohen kostume, edhe pse interpretohen 33 personazhe. Kam gati 1 muaj e gjysmë që punoj për këtë shfaqje. Në thelb është historia e një femre. Është ngjarje e vërtetë e viteve 70-të, është dramë”, tha Egla Ceno.

Shfaqja do të vihet në skenë në datat 22, 23 dhe 24 Shkurt në Tetarin “Skampa” në Elbasan dhe në fillim të Marsit në Tiranë.

Arjeta Docaj – Mjeke Radiologe në spitalin Hygeia.