#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

“U tremba, thashë me siguri po bëjnë shaka”, Elton Ilirjani tregon si e priti ofertën e Besfxxk

New York Fashion Week mblodhi modele dhe artistë të famshëm botëror për të sfiluar për brande të ndryshme duke prezantuar koleskionin e ri të vjeshtë-dimër 2023. Një prej tyre ishte dhe biznesmeni i suksesshëm Elton Ilirjani. Atij iu besua hapja dhe mbyllja e sfilatës së brandit korean “Besfxxk” e madje u cilësua si “first face” pasi tërhoqi vëmendjen  e shumë të ftuarve si dhe të revistave dhe portaleve të njohurasi “Vogue” apo “Metropolitan”.

Elton Ilirjani ishte i ftuar në një lidhje live, këtë të martë në emisonin “Rudina” në Tv Klan për të treguar pak më shumë rreth eksperiencës së tij të fundit. Një ftesë për sfilatën, biznesmeni tashmë dhe model, e ka marrë edhe një vit më parë, por e ka refuzuar pasi nuk ishte  ndier gati.

Ne kemi folur për këtë angazhim timin. Unë kam marrë ftesë që javën e kaluar por nuk ndihesha gati. Refuzova të merrja pjesë dhe vazhdova me sfilitin në rrugët e New York-ut, pasi mendoj se pasarela më e mirë është në  rrugët e  New York-ut ku merr edhe përshtypjet e njerëzve. Ka pasur raste që edhe policia më ka ndihmuar duke ndaluar trafikun që unë të bëja video”, tha Ilirjani në lidhjen live me emisionin “Rudina”.

Elton Ilirjani ka treguar se në fillim ftesën për t’u bërë pjesë e sfilatës duke përfaqësuar “Besxxk” nuk e ka marrë aq seriozisht. “U tremba, mendova se po bënin shaka” u shpreh ai.  Gjithashtu ai tregon se pasi vendosi të marr pjesë në sfilatë u fut edhe në palestër në mënyrë që të bënte paraqitjen më të mirë të mundshme.

Elton Ilirjani: Para tre muajsh mora një telefonat nga Concept Korea për të  shpërndarë modën e Koresë dhe unë u përzgjodha nga një brand që quhet BesxxK, është një brand i cili është për të rinj dhe është shumë trend. Unë në fillim u tremba dhe thashë me siguri po bëjnë shaka. Në të njëjtën ditë mora një telefonatë nga Ludovica e cila është disanjere, stiliste e brendit “House of Mua Mua”. Mu duk e frikshme dhe i them kushërirës sime Julia Ilirjanit, a do jem në gjendje ta bëj  këtë? Ajo më thotë patjetër që mund ta bësh dhe provoje. Por më duhej të bëhesha gati edhe me fizikun. Unë jam 42 vjeç kështu që fillova të bëj palestër intensivisht. Në tre muaj mu desh të bëhesha gati. Nuk e mendoja ditën e sfilatës. Isha një amator në mendje, mendoja do vija do ecja e kaq./tvklan.al

Xheisara rrëfehet te Rudina: U martova dhe pas një viti u divorcova, në të njëjtën ditë e lashë

Xheisara Frisku e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka folur këtë të martë për projektet e saj të reja artistike. Ajo ka folur për herëtë parë te Rudina për dy videoklipet e saj të reja si edhe për pasionet e vjetra.

Si një personazh plot surpriza  Xheisara rrëfeu se emri që ne dimë për të nuk është emri i saj, ajo në të vërtetë quhet Sara, por nga pëlqimi i madh për këngëtaren Xhesi Xhei, i ka shtuar emrit të saj edhe emrin Xhei përpara.

Por jo vetëm kaq, këngëtarja nga Burreli ka zbuluar të vërtetën rreth disa fotove të saj të veshur nuse që qarkulluan në rrjetet sociale dhe shkaktuan shumë reagime. Ajo rrëfeu se është martuar dhe divorcuar për një vit.

Rudina Magjistari: Ke thënë që je martuar, nuk e di ka qenë shaka apo e vërtetë, më pas ke thënë që je ndarë, si ka qenë historia?

Xheisara Frisku: Është një gjë që realisht nuk do doja ta flisja  fare. Jam martuar dhe jam ridivorcuar. Ishte një dasëm e lezetshme.

Rudina Magjistari: Sa kohë ka që ka ndodhur dasma?

Xheisara Frisku Një vit. Për një vit u pendova.

Rudina Magjistari: Domethënë je divorcuar së fundmi.

Xheisara Frisku Po.

Rudina Magjistari: Domethënë sa kohë  qëndrove e martuar gjithsej?

Xheisara Frisku Një vit.

Rudina Magjistari: E bëre një vit të plotë të paktën.

Xheisara Frisku Sapo kam bërë një vit thash unë…

Rudina Magjistari: Ta festosh me një divorc përvjetorin e martesës.

Xheisara Frisku: Në të njëjtën ditë e lashë.

Rudina Magjistari: Po pse kaq shpejt?

Xheisara Frisku Realisht nuk do doja të flisja fare për këtë pjesën. Unë jam shpirt i lirë nuk më lidhen kollaj këmbët./tvklan.al

“Ia kam vënë vetes”, Xheisara tregon emrin e saj të vërtetë

Xheisara Frisku është këngëtarja e cila ka bërë bujë me zërin e saj të veçantë. Ka qenë gjithashtu një këngëtare e spikatur në “X Factor Albania” dhe “The voice of Albania” në vitet 2014-2015.  Së fundmi Xheisara ka  qenë pjesë edhe e reality show-t “Big Brother Vip”. Xheisara prej kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut por ka diçka që nuk e dinim për të. E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, këngëtarja nga Burreli ka  treguar se emri me të cilin ne e njohim nuk është emri i saj i vërtetë. Ajo quhet Sara, ndërsa Xheisara është një emër që ajo ia ka vënë vetes.

Rudina Magjistari: Tashmë vëmendja për ty është maksimale. Sa thuhet Xheisara… ke edhe një emër që se kam dëgjuar ta kenë të tjerë. Xheisara është emër i rrallë nuk ma ka zënë veshët ta kenë edhe të tjerë.

Xheisara Frisku: Faktikisht është një emër që unë vetë ja kam vënë vetes sime. Unë e kam emrin Sara.

Rudina Magjistari: Sara!

Xheisara Frisku: Po edhe në pasaportë e kam Sara. Unë kam qenë një fanse e zjarrtë e këngëtares Xhesi Xhei për vite me radhë që kur kam qenë e vogël  dhe e vendosa njëherë në “Facebook” Xhei Sara, të ndara dhe me kalimin e kohës kur erdha në Tiranë dhe më pyesnin si e ke emrin unë thosha e kam Xheisara dhe më ngeli Xheisara. Jam e lumtur që e kam këtë emrin.

Rudina Magjistari: Ishte thënë më para kjo?

Xheisara Frisku: Jo asnjëherë se askush nuk më kishte pyetur në fakt./tvklan.al