Kujt i thote “Xhani” Diona Fona ne kengen e re?

E ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan ka qenë Diona Fona e cila është një këngëtare me origjinë nga Kosova që ka lindur në Londër dhe tani aktualisht zhvillon karrierën e saj muzikore mes Kosovës dhe Anglisë. Njihet tashmë për këngët e saj që kthehen në hit, por edhe të stilit të veçantë në klipet muzikore. Diona Fona ka mbaruar studimet për artin skenik në Londër dhe kjo e bën atë më të veçantë në interpretimin e këngëve të saj. Synon tregun ndërkombëtar e duket se i ka të gjitha gjasat për t’ja arritur.

Se fundmi ajo ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar Xhan e cila ka treguar se është frymëzuar nga historia e saj personale dhe zhgënjimin që ka pasur e ka kthyer në një gjë pozitive me këtë këngë.

Rudina Magjistari: A ka një xhan në jetën tëndë, një shpirt, një njeri të cilit i ke dhuruar zemrën?

Diona Fona: Po normale, është pjesë e jetës. Është shumë e bukur dhe shumë e hidhur ndonjëherë. E kam kthyer dëshpërimin tim në një mënyrë shumë pozitive.

Rudina Magjistari: Kjo këngë merr spunto nga një histori e jotja, nga një zhgënjim i yti që ke jetuar në jetën tëndë?

Diona Fona: Po, ama e kam kthyer në anën pozitive, ndonjëherë e jep zemrën dhe të kthehet në mënyrën që nuk duhet.

Rudina Magjistari: Mesazhi që sjell ti aty është që vajzat të mos qajnë shumë dhe të vazhdojnë para dhe të mendojnë për jetën e tyre.

Diona Fona: Vazhdoni përpara dhe duajeni sa më shumë veten sepse kushdo që do të të dojë më vonë, ka për të të respektuar më shumë, kur ti e respekton veten.

Rudina Magjistari: Ty të ka kaluar i gjithë trishtimi?

Diona Fona: Po jam shumë mirë, tani ia kam dhënë zemrën muzikës. /tvklan.al

Nisma/20 mije firma per te krijuar regjistrin e autoreve te krimeve seksuale!

Në këtë pjesë të dytë do të flasim për një nismë të shoqërisë civile por që ka në përfshirje të saj edhe të rinj vullnetar, të cilët janë bërë bashkë për të mbledhur 20 mijë firma për të krijuar regjistrin Publik Kombëtar për autorët e krimeve seksuale. Një nismë kjo që ka synim njohjen e abuzuesve seksualë të cilët gjatë jetës së përditshme mund t`i ndeshim kudo. Identifikimi i tyre në një regjistër mund të parandalojë abuzimet seksuale. Në lidhje me këtë nismë do të kemi të ftuar pedagogen e Shkencave të Komunikimit, Iris Luarasi dhe në lidhje direkte do të kemi 4 vajzat që janë anagazhuar në mbljedhjen e 20 mijë firmave për të krijuar regjistrin e autorëve të krimeve seksuale.

“Ne gjurmet e te pareve tane”, koncerti qe cel sezonin artistik te TKOBAP!

Në këtë pjesë të tretë do të kemi surpriza të bukura që vijnë nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor. Do të flasim për një koncert që do të mund ta shohim në rrjetet sociale të TKOB për të gjithë ata që duan të shijojnë një shfaqje nga Ansambli i Valleve Popullore. Një pjesë të shkurtër të magjisë që TKOBAP-ja do të sjellë ditën e premte do ta kemi edhe ne sot live në studio nga valltarët e Ansamblit Popullor.