“The Beat Killers” që do të shkojnë në “World of dance” të Jennifer Lopez.

 Do ta nisim sot programin me shumë atmosferë dhe energji në studio. Do të kemi një grup kërcimi së bashku me koreografin e tyre, të cilët kanë fituar çmimin e parë “Team Divison” të kampionatit të kërcimit “World of Dance Albania”. Një koreografi mbresëlënëse dhe duhet theksuar që grupi ka qenë amator në fillimet e veta, dhe tashmë profesionistë që kanë arritur të ngrejnë trofeun e tyre në këtë kampionat që i dërgon ata më pas në Kampionatin më të madh të kërcimit në Los Angelos me pjesëmarrje nga e gjithë bota “World Of Dance” ku në krye të saj është Jennifer Lopez. Ata janë “The Beat Killers”, I presim menjëherë në studio…

“Testamentet”, romani i shumëpritur, për t`u shijuar gjatë verës.

Në këtë pjesë të dytë do të flasim për një roman të ri që vjen në shqip nga shtëpia botuese “Pegi”, që është vazhdimi i një prej romaneve më të lexuar dhe kërkuar “Rrëfenja e Shërbëtores”. Autorja kanadeze Margaret Atwood vjen kësaj rradhe me bestsellerin “Testamentet” që është dhe fitues i Booker Prize-it.

Missi i Bjeshkeve te Kelmendit, Olimpia Smajlaj: Muzika ne plan te pare.

Në këtë pjesë do të kemi të ftuar një personazh shumë interesant. Ndonëse ka studiuar me nota maksimale në Fakultetin e Shkencave të Natyrës për Biologji, ajo shumë shpejt u kthye në një vajzë ekrani falë talentit por edhe imazhit të saj. Por, përveç kësaj Olimpia Smajlaj është e apasionuar edhe pas muzikës dhe sidomos asaj rock. Kohët e fundit ajo I ka dhënë një prioritet në jëtën e saj pasionit për muzikën duke punuar gjatë këtij viti me projekte të reja muzikore. Sot ajo do të jetë me ne për të na folur më tepër për projektet e saj në lidhje me muzikën dhe këngën e saj më të fundit “BB Wine”.