Maya Aliçkaj – Këngëtare

Ajo është një këngëtare e dashur për publikun, e cila ka ndarë momentet më të rëndësishme të jetës së saj në emisionin “Rudina”.

Aktualisht është duke përjetuar emocionet më të bukura për një grua, atë të të bërit nënë. Këngëtarja Maya Aliçkaj, e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, rrëfeu emocionet si nënë e Jonas dhe momentet e vështira përpara se ai të lindte.

“Lindja shkoi mirë, por një ditë përpara se të lindja, bebja nuk po lëvizte më për arsye të ngritjes së tensionit tim. Fillova të mendoj se diçka seriozisht nuk ishte në rregull. Dy javë para se të lindja nuk më ulej tensioni dhe u ndërpre edhe zhvillimi i bebes, nuk po merrte peshë siç kishte marrë në ato kohë. Herë të tjera kur jam futur në operacion nuk kam pasur frikë apo ankth, por kur do lindja kalova gati gati një gjendje shoku. Kur dëgjova të qarat e para të tij u qetësova”, tregoi Maya.

Arjena Duçi – Blogere

Sarah Berisha – Blogere

Romeo Deda – Djali me aftësi ndryshe

Irma Deda – Nena

Ai është një djalë me aftësi ndryshe, nuk shikon, por ka një dhunti të jashtëzakonshme. Romeo Deda mund të gjejë se çfarë dite e javës është një datë e caktuar. Gjithashtu ai ka mësuar ditëlindjet e 1400 personaliteteve të huaja dhe 800 shqiptarë, si edhe të gjithë prefikset e botës.

Ai ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, sëbashku me nënën e tij Irma Deda, nga ku tregoi më shumë në lidhje me këtë dhunti dhe se kur e ka kuptuar këtë aftësi.

“Kam pasur një memorie shumë të madhe, çdo gjë që bëja e mbaja mend me data. Kur ia thoja familjarëve të mi që në këtë datë kam qenë në filan vend dhe ka qenë x ditë, ata habiteshin. Dhe rastësisht zbuluam se unë mund të gjeja kalendarin nga viti zero deri në pafundësi”, tha Romeo.

Sipas tij, ditët e javës kanë këto ngjyra: E hëna është kafe, e marta ngjyrë pjepri, e mërkura ngjyrë blu, e enjtja është e bardhë, e premtja gri, e shtuna jeshile dhe e diela e verdhë.