Riselda Sejdia – Koreografe

Koreografja e njohur shqiptare, Riselda Sejdia e ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan, ka folur për jetën e saj luksoze në Dubai. Apartamenti i saj në Dubai plotëson çdo nevojë që ajo ka, aq sa nuk është e nevojshme të dalë fare prej tij.

Ajo tregoi se ky apartament është në emrin e saj, dhe është një dhuratë që bashkëshorti ka bërë për të. Djali i saj fillimisht nuk e ka pëlqyer shumë Dubain, por tani gjithçka ka ndryshuar, ai e adhuron Dubain dhe jetesën aty.

Më përpara nuk e ka pasur këtë lloj mendimi. Kishte më qejf Europën, kurse tani kalojnë dy muaj, sepse e kushtëzon dhe shkolla se nuk do të mungojë, është shumë mirë me mësime. Edhe e kam si vitaminë D Dubain mami, thotë. Po nuk e shkela të paktën njëherë në muaj, ndjej një boshllëk”.

Për sa i përket pyetjes së moderatores, nëse janë duke menduar që të zgjerojnë familjen me një tjetër fëmijë, koreografja thotë se pengesë për këtë është bërë djali i saj.

Unë e kam thënë dhe herët e tjera se ndalesë për këtë ka qenë Brahimi. Ndoshta të tjerët që e dëgjojnë, ndoshta dhe nuk e besojnë, por kjo është e vërteta. Dhe kjo gjë nuk më ka bërë mbarë më tepër. Sepse e shikoj që ndihet shumë keq, kur hapet një muhabet që të vijë një fëmijë tjetër në jetë. Bëhet shumë keq. Edhe pse është rritur, tani prapë vazhdon me atë lloj konceptimi. Dhe për momentin nuk kemi asnjë plan në horizont të këtij lloji”

Shtëpia ka kushtuar goxha shtrenjtë

Riselda Sejdia është një koreografe mjaft e njohur, e cila aktualisht është pedagoge e kërcimit modern në Univiersitetin e Arteve të Bukura. Riselda njihet edhe si një personzhe televiziv që spikat në çdo dalje të saj, për natyrën dhe mënyrën e saj të të shprehurit.  Ajo është mjaft e komentuar në rrjetet sociale për jetën e saj luksoze dhe jo vetëm.

E ftuar këtë pasdite në programin “Rudina”, Sejdia ka folur edhe më shumë për jetën e saj në Dubai, por edhe për një workshop të kërcimeve jazz, që ka organizuar për herë të parë aty.

Apartamenti i saj në Dubai është në katin e 48 dhe është tejet luksoz.

Zakonisht jam njeri që më pëlqen të ri në shtëpi, jo vetëm tek shtëpia në Dubai. Por me thënë të drejtën, kur shkoj atje nuk më dilet fare, sepse ajo lloj view-je që të ofron ajo lloj shtëpi, komoditeti, pamja që ke përballë sigurisht. I ke të gjitha, do të thotë nëse do të bësh not e ke pishinën, nëse do palestrën e ke aty, nuk humbet kohë të shkosh diku tjetër. Do të bësh spa e ke aty, do të bësh masazh e ke aty. Domethënë nuk të lejon të dalësh, për çfarë të dalësh”.

Riselda tregon se shtëpia ka kushtuar shumë shtrenjtë dhe është në emrin e saj.

Ka kushtuar goxha shtrenjtë. Nëse ke një shtëpi aty, nëse blen një shtëpi aty… Se nuk flitet që është shtëpi me qira, është shtëpi e blerë dhe është në emrin tim.  Mund të sjell dhe tapinë rradhës tjetër, se e bëj unë, nuk e kam problem unë. Siç nxjerrim çertifikatat e kulifikimeve shkencore, mund ta nxjerrim dhe tapinë”.

Ajo tregon më tej se shtëpia është një dhuratë e veçantë nga bashkëshorti i saj.

Ma ka dhuruar, se e ka ditur gjithmonë që Dubain e kam pikë të dobët. Dhe Hajdini si gjithmonë është Hajdini, është i veçantë, jo se bën këto gjëra. Se është burri im në rradhë të parë, por vetë e ndjeu dhe e bëri ashtu”./tvklan.al

Silvana Shmilli – Përfaqësuese e Top Shop

Dr. Lida Shosha – Kirurge e Përgjithshme Koloproktologe si dhe Drejtoreshë e Akademisë Strategjike dhe Edukimit Mjekësor të Spitalit Amerikan