#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Shigjetari “shënjestron” fatin, Bricjapi “pre” e thashethemeve, ç’thonë yjet për këtë javë sipas Meri Shehut

Këtë javë shenjat e zjarrit si Dashi, Luani dhe Shigjetari do të “përkëdhelen” nga të mirat që do iu vijnë dhe ndryshimet pozitive. Astrologia Meri Shehu sqaron në “Rudina” në Tv Klan se kjo ndodh për shkak të Diellit, Mërkurit, Afërditës dhe Hënës së re në Shigjetar. Nga ana tjetër, Jupiteri në shenjën e Peshqve favorizon më shumë shenjat e ujit si Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit.

Meri Shehu: Kjo është një javë akoma më ekspresive dhe më energjike sepse shumë planetë futen në Shigjetar, është edhe Hëna e re në Shigjetar, pra më zjarr se kaq nuk ka kështu që jepi zjarr e jepi zjarr se diku do shkojmë. Jupiteri kthehet në rrugën e tij të drejtë se është i kundërt kështu që dhe Jupiteri jep dhuratat e tij në mënyrë spektakolare. Është në Peshk tashmë, le ta dinë të gjithë që është në Peshk dhe dhuratat i jep për Gaforret, Akrepët, Peshqit në mënyrën më të drejtpërdrejtë.

Dashi – 4 yje

Si shenjë e zjarrit, Hëna e re, Mërkuri dhe Afërdita në Shigjetar, ndryshojnë jetë, kah, drejtim.  Fillojnë erëra të këndshme për Dashët kështu që një ndryshim i madh për ta do të thotë një javë e mirë, e këndshme.

Demi – 2 yje

Merret akoma me çështjet ekonomike, janë pak të pasigurt në jetën personale dhe do jetë ekonomia që do japë më shumë avantazhe. Kanë edhe ndjenjën e dashurisë, por tek ekonomia do bëjnë një fillim të ri dhe gjithmonë në ekonomi, një fillim i ri për Demët është pak i vështirë.

Binjakët – 1 yll

Shumë planetë në Shigjetar në kundërshtim me Binjakët i takon që ata duhet të bashkëpunojnë shumë me të  tjerët, të njihen, të komunikojnë shumë me të tjerët, t’i japin më shumë marrëdhënieve, të kenë kontakte dhe bashkëpunime, por nëse do duan edhe një karrierë të fuqishme, mund ta bëjnë, por në bashkëpunim, jo vetëm.

Gaforrja – 3 yje

Shenjë uji që merr drejtim shumë të mirë nga Jupiteri në shenjën e Peshqve. Çdo gjë me jashtë, kontaktet hapen, çështjet ligjore, marrëdhëniet, dashuritë, ekspresionet, por do marrë rëndësi edhe puna. Çfarëdo që të ndodhë, puna do marrë stafetën ose duhet të jetë në qendër të vëmendjes.

Luani – 4 yje

Është ndër shenjat e zjarrit  që me Shigjetarin merr shumë energji pozitive kështu që një dashuri, erotizëm i paparë i Luanëve. Do shikojmë që Luanët do festojnë mirë këtë fund muaji Nëntor dhe  do ndihen të kënaqur.

Virgjëresha – 3 yje

Do merren me shtëpinë, me pronat , me pasuritë, ndonjë zhvendosje, komunikim, bashkëjetesë. Do jetë shtëpia, tabani, pasuria e patundshme dhe marrëdhëniet në familje që do i bëjnë të ndihen më mirë. Energjia e tyre mbetet brenda një ambienti të caktuar.

Peshorja – 3 yje

Do kenë shumë takime, kontakte, biseda, lëvizje, zhvendosje, informacione, do jetë një nga javët më të vrullshme. Diçka do ndryshojë në jetën e Peshoreve, do ndryshojë diçka shumë e madhe dhe për  ta.

Akrepi – 4 yje

Jupiteri në Peshk kthehet në pozicion të drejtë i jep  dashuri, projekte, ëndrra, famë, para, shumë gjëra. Shumë planetë dhe data 23, Hëna e re në Shigjetar, i jep mundësi të re ekonomike.

Shigjetari – 5 yje

Mërkuri, Afërdita, Hëna e re dhe Dielli në shenjën e tyre bëjnë një stelium shumë të fuqishëm dhe ndriçon e rrezaton energji. Do kenë shumë çështje personale dhe lajme të fuqishme në jetën e tyre.

Bricjapi – 2 yje

Fillojnë prapaskenat, marrëdhëniet, lëvizjet e fshehta, paqartësitë. Çdo gjë bëhet në prapaskenë dhe kur ndodh kështu, nuk kemi sigurinë që gjërat do shkojnë mirë. Muaji tjetër do jetë i favorshëm për Bricjapët, por për momentin duhet të ruhen nga thashethemet.

Ujori – 3 yje

Shumë planetë në Shigjetar i japin famë, mundësi, energji, plane, shoqëri dhe mbështetje nga miq e shokë. Është një nga periudhat që ata do dalin, do argëtohen më shumë dhe do kenë mundësi të mira dhe projekte të bukura jashtë vendit.

Peshqit – 3 yje

Megjithëse Jupiteri kthehet në rrugën e tij të drejtë dhe i jep Peshqve gjithë dhuratat që s’ua ka dhënë deri tani dhe deri në mes të Dhjetorit ua kompenson, por kjo shenjë do merret shumë me kontaktet me njerëzit në pushtet në lidhje me punën, eprorë, çështje karriere ku do kenë shumë lëvizshmëri. Mund të mos kenë stabilitet, por do kenë shumë lëvizje, do shpenzojnë energji dhe do ta  kenë mirë me njerëzit që kanë pushtet. Do kenë diskutime që duan t’i finalizojnë, lëvizje, jo stabilitet, këtë do ta shikojmë.

Legjenda e Malit të Vashës: Djali mori vajzën në krahë, arriti majën dhe vdiq, ajo…

Janex është rikthyer për të konkurruar në “Kënga Magjike”, por këtë herë si artiste solo. Me këtë emër të ri dhe një këngë ndryshe, këngëtarja ka bërë një ridimensionim të identitetit të saj artistik. Në “Rudina” në Tv Klan, ajo tregon se prej 6 vitesh është zhvendosur në SHBA, megjithatë rrënjët e saj janë ende këtu, diçka që është kujdesur ta ruajë edhe tek emri.

Rudina Magjistari: Pse zgjodhe Janex, çfarë do të thotë?

Janex: Është shumë e thjeshtë në fakt, si koncept. Është emri im Jane, në anglisht, i shkruar në anglisht, Jane dhe kam marrë X-in nga Xh-ja në shqip dhe e kam vendosur në fund.

Ndërkohë, këtë vit në “Kënga Magjike”, materiali i saj muzikor është një legjendë e bukur e Shqipërisë së Mesme, të cilën e ka përkthyer në vargje dhe nota, Janex na njeh edhe me fabulën e saj.

Rudina Magjistari: Çfarë thotë legjenda e Malit të Vashës?

Janex: Është një histori shumë e fuqishme. Bëhet fjalë për dy të rinj që duheshin fort, por vinin nga dy shtresa të ndryshme sociale. Djali vinte nga një familje pak më e varfër, vajza nga një familje më e fisme dhe babai i vajzës nuk donte që të merrte djalin në fjalë, por këta të dy duheshin aq shumë saqë pleqtë  e fshatit,  le të themi, mblidhen dhe arrijnë në një konkluzion dhe i thonë djalit që në rast se ti do ta marrësh, do ta kurorëzosh këtë lidhje me këtë vajzë, do ta marrësh vajzën në krah dhe të ngjisësh malin. Djali e bën, arrin te maja e malit, por fatkeqësisht nga mundi, nga pesha, nga çdo gjë i ndalon zemra aty dhe vajza në një moment hidhet nga Mali i Vashës.

Një nga stadiumet e Katarit do t’i dhurohet Kosovës?

Për herë të parë një Kupë Bote zhvillohet në Katar. Ky shtet i vogël në Lindjen e Mesme ka bërë shpenzime marramendëse për të ndërtuar 8 stadiume të jashtëzakonshme. Por për një shtet që numëron rreth 3 milionë banorë është e tepërt mbajtja e stadiumeve me një kapacitet të tillë.

Prandaj është vendosur që një pjesë e tyre të dhurohen për shtetet në zhvillim. I ftuar në emisionin “Rudina”, Xhevdet Zeka, deklaroi se një nga këto stadiume është në plan që të shkojë në Kosovë.

Njëri nga këto stadiume mund të jetë në plan për t’ju dhuruar Kosovës thamë mbrëmë me Enkelejdën tek emisioni jonë. Është në plan që një nga këto stadiume të shkojë në Republikën e Kosovës”, u shpreh Zeka.

Kupa e Botës nisi të dielën (20 Nëntor) me sfidën e Katarit përballë Ekuadorit. Organizatorët e kompeticionit humbën me rezultat 2 me 0. Kupa e Botës do të përfundojë më 18 Dhjetor./tvklan.al