Aktori Guljelm Radoja ne lufte me Covid-19, miqte apel institucioneve.

Në këtë pjesë të parë të programit do të flasim për rastin e aktorit të mirënjohur Guljelm Radojës. Prej ditësh tashmë ai është në luftë me koronavirusin. Ai ndodhet në spitalin rajonal të Durrësit në gjëndje të rëndë shëndetësore. Prej tre ditësh tashmë është bërë thirrje për një mjekim më të specializuar. Kolegët, miqtë të tij janë sensibilizuar duke I bërë thirrje që aktori I mirënjohur të ketë mundësinë të marrë mjekimin e duhur. Ne urojmë shumë që Guljelm Radoja të shërohet sa më shpejtë. 

Te ndryshosh profesion pas te 40-tave, te nisesh nje fakultet te dyte.

Në këtë pjesë të dytë të programit do të flasim për një temë mjaft interesante të ndryshosh profesion pas të 40. Të ndjekësh një fakultet nuk është asnjëherë vonë, vitet e fundit sa vine dhe shtohen rastet e personave që vendosin të ndjekin studimet dhe pas të 40. Duket ndonnjëherë një sfidë e madhe por që janë të shumë ata që e kanë realizuar dhe ia kanë dalë me sukses. Ne sot do të kemi një këngëtare shumë të dashur, që do të na tregojë eksperincen e saj si është të jesh studente e një universiteti pas të 40, mirëpresim Elinara Shehun. Pjesë e panelit tonë do të jetë dhe motivuesja Mireda Çaçi, si dhe specialisti Besart Xhaferri. 

Quiz-i/ Sa fasule jane kuti?

Në këtë pjesë të tretë do të zhvillojmë quiz-in telefonik. Do ta nisim lojën me
shifrën 130 000. Numri është 4 shifror, nese arrini te gjeni sa fasule ka në kuti do ti fitoni, nëse jo, shumës do t`I shtohet pas cdo telefonate 5000 lekë deri sa të kemi fituesin…


Kemi zbuluar dy numrat e parë 27 XX. Ju mbetet jut e zbuloni dy numrat e tjere…