Sezer hair style, djali nga Turqia qe zgjodhi Shqiperine per te jetuar.

Gjysma e bukurisë së një gruaje thonë se qëndron tek flokët, e nëse ti i ke flokët e bukura do të dukesh gjithmonë në formë. Por për këtë kemi nevojë gjithmonë nga specialist të fushës dhe ata që të na tregojnë si të kujdesemi për flokët dhe të përshatatemi gjithmonë me tendencat e kohës.  Sot do të kemi të ftuar në studio një parukier shumë të kërkuar këtu në Tiranë, ai është turk por prej 5 vitesh eshtë vendosur këtu dhe ka ka një ndikim shumë të madh në tregun e kujdesit të flokëve.

“Peshku i Arte” rikthen publikun e vogel ne Teatrin e Kukullave.

Pas një viti mungese në skenë, Tetari i Kukullave ka celur siparin me  me shfaqjen “Peshku i Artë”. Me përrallën e famshme të Alexander Pushkin, do të rikthehen më në fund në skenë pas një viti mungesë aktorët e Tetarit të Kukullave, por edhe publiku I vogël.

 Do të kemi sot të ftuar pikërisht regjisoren e kësaj shfaqje, Ermonela Alikaj, e cila ka përzgjedhur që ‘Peshkun e Artë’, ta sjellë si një “musical” të integruar me lojën aktoriale.

“Urban Band”, grupi i djemve qe performon rock n’roll.

Ata kanë tërhequr vëmendjen e publikut për shkak të muzikës së tyre. Një grup me djem të rinj, kanë zgjedhur që të sjellin një rrymë jo shumë të lehtë muzikore.  Të kujtojnë Rolling Stones, Pink Floyd, Aerosmith, U2 apo Nirvana me stilin e tyre. Ata janë Urban Band, fituesit e kategorisë “Neë Artist” në festivalin ‘Kënga Magjike 2021’.