#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Të pandarë deri në fund, detaje nga vdekja e bashkëshortëve në Tiranë

Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj i ftuar te “Rudina” jep detaje për ngjarjen e dhimbshme të ndodhur ditën e hënë në Tiranë, ku u gjetën të vdekur një çift të moshuarish të cilët banonin te “Nënstacioni i Selitës”. Fillimisht u dyshua se burri ishte vetëvarur e më pas gruaja kishte pësuar atak në zemër, por sipas raportimit të gazetarit Bajraktaraj ka qenë gruaja ajo e cila ka ndërruar jetë e para dhe më pas burri, i cili duket se nuk e ka duruar dot humbjen e të shoqes ka vendosur t’i japë fund jetës.

“Grupi hetimor që ka kryer hetime ka dalë në konkluzionin që fillimisht ka vdekur 80-vjeçarja Arta Meçaj e më pas ka kryer vetëvrasje Safet Meçaj. Sipas burimeve të policisë, gruaja vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ka pësuar atak gjatë mbrëmjes së djeshme. Në kushte psikologjike të rënda, kur ka konstatuar gruan e tij të vdekur ka kryer aktin e vetëvrasjes edhe 80-vjeçari”.

Gazetari tregon se të moshuarit u gjetën pa jetë nga nipi, i cili ishte i vetmi i afërm i cili banonte pranë tyre. Ai është marrë në pyetje për marrëdhënien mes çiftit dhe nëse ata kanë pasur probleme apo shqetësime kohët e fundit.

“Për ngjarjen është marrë në pyetje edhe nipi i dy të moshuarve i cili ka treguar edhe nëse ka patur komunikime më parë, nëse ka patur ndonjë shqetësim pasi ishte i vetmi i afërm që banonte pranë banesës së tyre dhe kujdesej për dy të moshuarit. Hetimet vazhdojnë për ta përmbyllur si çështje. Fillimisht trupat e dy viktimave janë dërguar në morgun e spitalit për të bërë të mundur dhe ekzaminimet dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes së gruas e cila u gjet pa shenja jete nga stafi i ambulancës. Sigurisht do të ketë një mbyllje të kësaj dosje nga ana e hetuese por paraprakisht hetuesit thonë se gruaja ka pësuar atak në zemër e më pas bashkëshorti është vetëvrarë”.

Gazetari Bajraktaraj tregon se sipas banorëve të zonës dy të moshuarit ishin gjithnjë të dy bashkë dhe nuk ndaheshin asnjëherë, madje merreshin edhe si shembull prej tyre për marrëdhënien e ngushtë mes tyre.

Banorët e zonës tregojnë se ishin një çift që kishin një marrëdhënie të shkëlqyer me njëri-tjetrin dhe herë pas here merreshin edhe shembull nga banorët e lagjes. Që tregon se nuk kanë pasur probleme me njëri-tjetrin, por vetëm mungesën e të afërme të tyre sepse nuk kanë qenë të pranishëm gjatë kohëve të fundit, përveç nipit të tyre, ai dhe që i gjeti të vdekur përgjatë mbrëmjes së djeshme.”/tvklan.al


“Shtëpiakë të dëshpëruar”, Zenelaj: Frikacakët që kur bëhen bashkë flasin kundër grave, por përballë tyre…

Të ftuar në emisionin “Rudina” Gentian Zenelaj dhe Artan Imami tregojnë për shfaqjen e tyre të re “Shtëpiakë të dëshpëruar”. Në qendër të shfaqjes janë tre personazhe meshkuj të cilët jetojnë në kurriz të grave të tyre dhe janë krejtësisht frikacakë.  I pyetur për titullin e shfaqjes Zenelaj na rrëfen pak mbi karakteret e personazheve.

Gentian Zenelaj: Këta nuk janë meshkuj model. Zhezheja është një super dembel përtac bixhozçi i cili jeton në kurriz të Sofisë dhe asaj i ka ardhur shpirti në majë të hundës. Gruaja punon dhe Zhezheja është  gjithë ditën në divan me pultin e televizorit. Kemi Stefanin i cili po ashtu është një mashkull që nuk është  i guximshëm, nuk di të  thotë të dua, pra është ky mashkulli i ndrojtur. Kemi nga krahu tjetër Aleksin që është një super maskilist dhe që mendon se gruaja s’ka kurrë të drejtë, pra janë meshkuj me cene, me defekte. E bukura është se këta kur janë bashkë marrin guximin të flasin kundër grave, por kur janë përballë grave të  tyre nuk guxojnë. Arsyeja pse janë mbledhur këtu është se këta thonë me zë të lartë gjëra që thjesht i mendojnë kur kanë gruan përballë. Pra thellë-thellë janë tre frikacakë”./tvklan.al

“Shtëpiakë të dëshpëruar”, komedia romantike që bën bashkë 3 burra modernë


Janis Parios, këngëtari i madh i Greqisë rikthehet me koncert në Tiranë

Një lajm i mirë për të gjithë adhuruesit e muzikës greke. Një koncert madhëshort pritet të zhvillohet mbrëmjen e së e mërkurës në Palllatin e Kongresve në Tiranë me këngëtarin shumë të famshëm grek Yiannis Parios.

I ftuar në studion e ‘’Rudina’’, udhëheqësi artistik i këtij koncerti na tregon me tej disa detaje të tjera interesante për të gjithë të interesuarit. Teksa flet për organizimin e eventit, Arian Sukniqi na sjell në vëmendje se kjo nuk është hera e parë që ‘’këngëtari i dashurisë’’ vjen në Tiranë. Fansat e tij kujtojnë koncertin e vitit 1978.

Arian Sukniqi: Në Tiranë organizatorët e sollën meqë mbrëmë ka qenë me 17 mijë veta në Janinë në koncert. Meqenëse ishtë afër Shqipërisë, e spsotuan këtu për një sallë modeste. Është hera e dytë që vjen në Shqipëri, ai ka ardhur në vitin1978.

Rudina Magjistari: Ka ardhur në ‘78?

Arian Sukniqi: Po, bashkë me Marinelën, me atë grupin atëherë të organizuar nga shteti. Kur po prisja këtu më vjen një mesazh për biletë, edhe i them të lutem flasim më vonë.

Rudina Magjistari: Biletat janë të shitura të gjitha?

Arian Sukniqi: Jo, më duket në 18:30 i lirojnë edhe ato të rezervuarat, sepse s’mbajnë më, edhe deri atëhere mund të jenë edhe 62 ose 65. Kush do, duhet të shkojë t’i marrë tani ato të rezervuarat, sepse s’mbajmë përgjegjësi. Por po më thoshte që mos të më gjesh ti mua biletë? Po unë kam fjetur në rajon atë ditë, sepse çamë rrethimin.

Rudina Magjistari: Atëherë në ’78, ka fjetur në rajon, pse?

Arian Sukniqi: Po sepse nuk lejohej që të futeshin të merrnin pjesë në koncert dhe të duartrokisnin. Në një moment të caktuar, siç tregojnë ata, sepse unë kam qenë 9 vjeç, atëhere nuk mbajti më salla, është bërë nami. Ndërkohë që organizatorët thonin mbylle koncertin, këta vazhdonin pa limit fare. Shumë veta atë natë kanë fjetur në polici, sepse dolën nga korniza e famshme që ka qenë sistemi atëhere.  

Rudina Magjistari: Kështu që ai e paska një kujtim nga Shqipëria

Arian Sukniqi: Në një telefonatë para një muaji, me shumë emocion ishte ndarë (nga Shqipëria) dhe më tha: Më ka ngelur pishaman s’e kur kam ikur nga Shqipëria pashë disa njerëz kërkonin shumë nga jeta dhe nuk kishin mundësi të merrnin. Nga i vetmi vend në botë që kam ikur me lot në sy. Tani do vij prapë në këtë moshë që t’i rimarr përsëri këto emocione, sepse diçka kisha lënë mangut atëherë.

Të gjithë fansat dhe adhuruesit e Yiannis Parios mund ta ndjekin atë live në Tiranë në Pallatin e Kongreseve mbrëmjen e së mërkurës, në orën 20:00./tvklan.al

Këngëtarja Ermira Babaliu na njeh me vëllain e saj piktor, Mand Xhika