Histori COVID-I/ Të jetosh me virusin e pabesë!

Covid 19, ky virus i padukshëm bëri që të gjithë ne të përballemi me një normale të re. Kujdesi për higjenën, vendosja e maskave dhe mbajtja e distancimit fizik ishin tre prej këshillave kryesore të mjekëve në mënyrë që të mos rrezikohemi nga ky virus. Shumë prej nesh nuk jemi prekur nga Covid 19 edhe pse çdo ditë jemi në përballje me këtë rrezik, por ka dhe shumë të tjerë që tashmë e kanë kaluar. Dikush me lehtë, dikush më rëndë e dikush tjetër edhe dy herë.

Të ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan, kanë qenë disa personazhe të cilët e kanë kaluar Covid-19, ku kanë rrëfyer historinë dhe kanë përçuar mesazhe në luftën ndaj këtij virusi që ende po qarkullon e madje rastet po shtohen dita ditës.

Valbona Nathanaili studiuese, Ina Pojani blogere, dhëndri i 65-vjeçarit që u vetëvra tek spitali Shefqet Ndroqi, deputetin Gjetan Gjetani dhe në një lidhje Skype Fatmir Toçi, ish-deputeti i PS, njëherazi botuesi i Toenës, i cili për momentin ndodhet në Qerret në fazën e rekuperimit pasi ka kaluar me vështirësi Covid 19. 

Rrëfimin e parë e ka nisur studiuesja Valbona, e cila ka treguar si e kaloi Covid-19 së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e tyre Juna.

Rudina MagjistariZonja Valbona, si ndodhi ne familjen tuaj, të tre të infektuar në familje, kush u infektua i pari prej jush?

Valbona NathanailiNuk jemi në gjendje ta themi, kanë qenë vetëm supozime. Fillimisht menduam se ishte Andrea, burri, sepse temperatura iu shfaq atij të parit. Filluam të merrnim në konsideratë të gjitha simptomat që kishim shfaqur dhe arritëm në përfundimin që nuk mund të ketë qenë Andrea, por mund të kem qenë unë. Ndërkohë që Andrea kishte temperaturë, unë kisha marrje mendsh që ishin jashtë të zakonshmes. Jemi në mëdyshje kush ka qenë pacienti 0, nuk e dimë ku e kemi marrë, kemi qenë shumë të kujdesshëm.

Përdornim maska, dezinfektantë dhe kemi zbatuar çdo protokoll që ka lëshuar Ministria e Shëndetësisë. Edhe vajza është përtej të kujdesshmes me këto masa. Pasi i iku temperatura Andreas nisi të kisha unë temperaturë, e më pas vajzës. Nuk kishim çfarë të bënim tjetër veç se të respektonim ato masa që janë për këtë sëmundje. U konsultuam me mjekë që ishin dhe miqtë tanë dhe ajo që sugjeronin ata domosdosshmërisht është mjekimi direkt sa shfaqet temperature e lartë.

Përpara se të merrnin përgjigjen e tamponit të tre filluan mjekimin pasi tamponi vonon. Simptomat që ata përjetuan ishin temperature e lartë, marrje mendsh, shtrëngim frymëmarrje dhe djersitje. /tvklan.al

Histori COVID-I/Rrëfimet rrëgjethëse të Fatmir Toçit dhe Petrit Bylykbashit!

Në lidhjes me Skype Fatmir Toçi, ish-deputeti i PS, njëherazi edhe botuesi i Toenës, ka treguar për emisionin Rudina në Tv Klan vështirësitë që ka kaluar gjatë periudhës që ka qenë i infektuar me Covid-19.

Fatmiri ka qëndruar 11 ditë i vetëkarantinuar në shtëpi dhe 44 ditë i shtruar në Spitalin Shefqet Ndroqi nga të cilat 33 ditë ka qenë në reanimacion (terapi intensive). Tani ai është në fazë rekuperimi në shtëpinë e tij në plazh në Qerret, por ende i dobët nga shëndeti. Ka vështirësi për të ecur gjatë dhe lodhet shpejt.

“Në shoqerinë shqiptare por edhe në Ballkan nuk kanë ende një vlerësim sa duhet dhe ka një neglizhencë kur bëhet fjalë për masat që duhen marrë për të mbrojtur veten, familjen dhe të afërmit. Përvoja ime ka qenë e veçantë në raport me secilin përvojë që kam kaluar. Duke e nisur edhe nga unë vetë me një neglizhencë të tillë e fillimit sepse kjo duket një gjë e lehtë e mund të kalohet në shtëpi etj.

Duke neglizhuar në këtë mënyrë vjen ajo që unë mendoj se është një këshillë për të gjithë shqiptarët vajtja me vonesë në spital dhe infermierët nuk kanë se çfarë të bëjnë më. Ndejta 50 ditë i shtruar tek Shefqet Ndroqi dhe në një apo dy raste unë kam prekur fundin me kuptimin e plotë të fjalës që edhe vetë mjekët më entuziastë apo të sigurtë në profesionin e tyre, kanë menduar në një moment që nuk kanë se çfarë bëjnë më për mua. Por ky ishte vullneti i Zotit që deshi, të rikthehem dhe të ndodhem në shtëpinë time në një fazë rikuperimi që është shumë e nevojshme për këtë gjë”, është shprehur Fatmiri gjatë lidhjes direkte. /tvklan.al

Rikthehet “bisht pëllumbi”- Modeli trend i këtij sezoni!

Në këtë pjesë të programit do të flasim për flokët që shpesh thuhet se janë gjysma e bukurisë së pamjes sonë. Kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e ri të vjeshtë-dimër 2020, i cili kërkon padiskutim ndryshime në look-un tonë. Për të zbuluar se cilat janë trendet e modeleve dhe ngjyrat për flokët do të kemi do të kemi të ftuar Hair stylist &Make up Artist, Eni Xhixho. Po ashtu do të flasim edhe për një model specifik të flokëve i viteve `80 -`90, i cili është quajtur nga të gjithë ne si modeli “bisht pëllumb”. Një model flokësh që burra e gra në këto vite vështirë se i rezistuan tundimit për t`i bërë. 

Rudina prezanton: Eni Xhixho, Hair stylist &Make up Artist