#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Rudina – Vjeshtë 2022/ Ja trendet që duhet të ndjekim për të qenë në modë

Rudina – “Bëhuni prind gazmor”, ja si të nxisini zhvillimin gjuhësor të fëmijëve

Rudina-Qendra Multifunksionale “Afrodite”/Diploma Profesionale dhe kushte bashkëkohore për studentët

“Do shohim shumë lëkurë”, Anisa Haroku zbulon tendencat e modës për vjeshtën

Tashmë ne jemi  futur në sezonin e vjeshtës dhe një nga gjërat për të cilën mendojmë më tepër është veshja. Të gjithë jemi kuriozë për tendencat e fundit të modës për këtë sezon, a do të jenë ngjyrat kryefjala e sezonit, apo do jemi më minimalist. Për të folur për tendencat e fundit të modës këtë  të mërkurë në emisonin “Rudina” në Tv Klan ishte e ftuar stilistja Anisa Haroku.

Prej 13 vitesh ajo ka atelienë e saj, ‘Anisa Collection’. Aktualisht është duke punuar për një koleksiontë ri me elementë lëkure që do jetë pjesë e sezonit vjeshtë-dimër, si dhe për një koleksion të ri haute-couture i cili do të prezantohet në dhjetor.

Ajo na tregoi se tendencat e kësaj vjeshte janë drejt maksimalizmit, me xhinse të gjera e të errëta, me xhaketa dhe çizme të gjata lëkure, duket se stili i kësaj vjeshte do jetë shumë larg minimalizmit.

Anisa Haroku: Shumë në modë këtë vit, kanë qenë, por  do shohim shumë lëkura këtë vit. Do e shohim në pallto, do e shohim në funde do e shohim në pantallona, lëkura në vetvete është elegante por sigurisht që ka vështirësinë e saj në kombinim, ka vështirësinë e  saj në  prerje. Gjithashtu do shohim një rikthim të viteve ’90. Do të rikthehen teminat në çanta, në aksesorë, në veshje.

Vajzat flasin më shpejt se djemtë, mit apo e vërtet? Logopedia zbulon përgjigjen

Logopedia Aurora Lushej Koka ishte e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur për zhvillimin gjuhësor te fëmijët. Ajo ka treguar se si ndikon te fëmijët një gjuhë e dytë e mësuar krahas asaj amtare dhe metodën më të  mirë për ta realizuar këtë.

Logopedia thotë se duhet të jemi të kujdesshëm se si ata krijojnë qasjen në gjuhë të dytë dhe se kjo nuk duhet të vijë vetëm nga ekranet ku fëmijët shohin filma vizatimor apo lojëra, sipas saj mësimi i një gjuhë duhet të jetë interaktiv.

Gjithashtu Aurora na ka zbuluar se ka një ndryshim mes zhvillimit të folurit te fëmijët e seksit mashkull dhe atyre të seksit femër. Sipas saj vajzat janë të prirura të flasin më herët se djemtë.

Rudina Magjistari: Ekziston një mit që nuk e di në është e vërtetë apo jo, që djemtë fillojnë e flasin më vonë se vajzat. Është e vërtetë kjo?

Aurora Lushej Koka Kjo është e vërtetuar në bazë të disa studimeve, por duhet ta shpjegojmë se si qëndron kuptimi i kësaj. Në qoftë se marrim normat e një moshe të caktuar. Pra normat e zhvillimit gjuhësor te një fëmijë 2-vjeçar është pjesa e limitit të poshtëm dhe limitit të sipërm që është nga 50 fjalë në 300 fjalë. Djemtë janë pranë limitit të poshtëm, dinë më pak fjalë por qëndrojnë brenda moshës së tyre, pra është një vonesë brena limitit moshor.

Rudina Magjistari: Sigurisht nuk është shqetësuese, por vajzat…

Aurora Lushej Koka Vajzat kanë një zhvillim më të shpejtë, kjo është e vërtetuar.

Rudina Magjistari: Kështu që qenka mit i vërtet. /tvklan.al