#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Rikthehemi këtë të shtunë me një tjetër takim plot energji dhe të ftuar specialë! Këtë herë do të fokusohemi te tema e modës dhe ndikimi i saj në jetën tonë të përditshme. “Unë dhe Moda: Dekadat që formuan stilin tim” ose “Unë dhe Moda: Vitet kur kam shkëlqyer më shumë” një diskutim i veçantë për mënyrën se si stili ka evoluar dhe si ka ndikuar në identitetin tonë. Moda është shumë më tepër se thjesht veshje dhe aksesorë; ajo është një gjuhë e fuqishme që pasqyron personalitetin, kulturën dhe kohën që jetojmë. Nga kujtimet për veshjet e dashura të dekadave të mëparshme, tek reflektimi mbi atë çfarë simbolizon moda për secilin prej të ftuarëve tanë, na pret një bisedë plot stil dhe nostalgji!
Por siç edhe e prezantuam javën e kaluar, nuk do të mungojë as momenti i fjalimit nga secili prej të ftuarve tanë. Se çfarë teme kanë zgjedhur do ta mësojmë pas pak. Gjithashtu po aq e pëlqyer nga të ftuarit tanë ështe edhe receta e shefit, që do të kemi në pjesën e tretë…
Të ftuar: Xhoi Jakaj, Fjorza Mullahaj, Uvil Zajmi, Athina Lolo, Albi Lushi
Une dhe moda: Vitet që kam shkëlqyer/ Fjalimet e Xhoi Jakajt dhe Uvil Zajmit
Moda dhe shqiptarët: Sa bukur vishemi?/ Fjalimi i Fjorza Mullahajt dhe Albi Lushit
Fjalimi i Athina Lolos/ Dhe receta e shefit: Mish viçi me kërpurdha dhe asparag