Marko Kepi dhe historia e tij e suksesshme ne SHBA!

Do ta nisimi sot progamin me një lidhje direkte nga “Reja” në kryeqytet ku na prêt Donjeta Zeqa, drejtuesja e organizatës Europa Donna Albania. Gjatë ditës së sotme kane organizuar aktivitetin e përvitshëm  “Dhuro flokë, fal shpresë”. Një gjest për tu përgëzuar, për të gjitha ato vajzat që kanë dhuruar flokët e tyre për vajzat dhe gratë që janë të diagnostikuara me kancer gjiri. Sot është edhe dita kombëtare e depistimit të kancerit të gjirit.

Në këtë pjesë të parë të programit do të presim në studio një shqiptar të suksesshmë në SHBA. Ai është një marinas në profesion por mbi të gjitha një shqiptar që gjithmonë ka mbështetur shqiptarët në SHBA. Ai në fakt u bë I njohur pasi kandidoi për të qenë pjesë e Asamblesë së Neë Yorkut në qershor të këtij viti, por që nuk arrit të fitonte. 

Marko është Presidenti i Organizatës “Rrënjët Shqiptare” dhe organizatori kryesor i “Parades Shqiptare” në New York,  aktiviteti më i madh i vitit ku bën bashkë mijëra shqiptarë duke dedikuar tema të ndjeshme ndaj çështjeve të ndryshme shqiptare.

Gjithashtu Marko Kepi pas dëmëve që shkaktoi tërmeti I 26 nëntorit të 2019 ka mbledhur fonde, 1.6 miliardë dollarë për ata që kanë mbetur pa shtëpi. Ardhja e tij në Shqipëri përkon dhe me ndërtimin e këtyre shtëpive.

Donald Trump apo Joe Biden? Meri Shehu parashikon fituesin!

Pjesë e emisionit Rudina në Tv Klan ka qenë astrologia e njohur Meri Shehu e cila këtë herë nuk ka bërë parashikimin e yjeve, por ka folur për një nga ngjarjet më të rëndësishme në botë, siç janë zgjedhjet në SHBA që do të mbahen më 3 Nëntor. Është Presidenti Donald Trump që garon për një mandat të dytë përballë demokratit Joe Biden. Meri Shehu sipas parashikimeve të saj ka treguar kush nga kandidatët ka më shumë shans për të fituar zgjedhjet.

Meri Shehu: Unë kam parë edhe shenjat e përfaqësuesve që i mbështesin nga mbrapa. Joe Biden kishte një femër shumë të fuqishme në shenjën e Peshores, kurse Trump kishte një përfaqësues të fuqishëm në shenjën e Binjakëve. Joe Biden duke qenë shenja e Akrepit, këtë vit ka më shumë ndikime të mira planetare, kjo nuk do të thotë detyrimisht që Joe Biden do të fitojë, por ka një energji mbështetëse nga Bricjapi. Tani si do ta shfrytëzojë Joe Biden këtë energji, kjo varet nga ata që punojnë për të dhe nga vetë ai duke marrë parasysh që nuk e ka kaluar ende koronavirusin.

Kurse Trump që është Binjak, ka në datën 3 Hënën në Binjak, që mund të jetë një shpërthim ose çlirim i atyre energjive që do ndodhin këto ditë që për hir të së vërtetës gjithë fushata amerikane, ndodh me Mërkur të kundërt. Do ketë lojëra të fshehta, publicitete dhe informacione të ngatërruara, mund të ketë problematika që krijojnë pengesa në ecurinë e gjërave deri në datë 3.

Planetët si energji ndihmojnë Joe Biden, por varet si e shfrytëzojnë të dy këtë energji që i japin planetet. Ndoshta Trump nuk e ka këtë energji planetare këtë kohë, por ka arritur të mbivendoset mbi këtë dobësi dhe ka bërë disa hapa para. Kaloi virusin gjë që e ka ndihmuar në imazh dhe në forcë.

Rudina Magjistari: Kush i fiton zgjedhjet?

Meri Shehu: Nga ana planetare është më i favorizuar Biden, por zgjedhjet nuk janë thjesht fitore dy kandidatësh, janë një grup i madh pune, si do i shfrytëzojnë këto gjëra është edhe personale por edhe grup menaxhues i madh. /tvklan.al

“Dea Film Festival”, fituesit e edicionit te shtate nderkombetar!

 Diten e premte, datë 16 tetor është organizuar Edicioni i Shtatë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR 2020 në Tiranë. Këtë vit ndryshe nga herë të tjera, për shkak të kushteve që solli pandemia është reailzuar pa praninë e publikut. Nata e parë ka qënë me 11 tetor ndërsa ndarja e cmimve (nata finale) me 16 tetor. Festivali I filmit u zhvillua në sallën e Universitetit të Arteve në Tiranë. 

Me Mbrëmjen tradicionale Gala, të organizuar në sallën e Universitetit të Arteve në Tiranë, të premten mbrëma u mbyll me sukses edicioni i Shtatë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dea Open Air 2020.Mbrëmja Gala u zhvillua në praninë e Jurisë dhe stafit të DEA OPEN AIR, por pa publik, të cilit ndjekja e ceremonies së ndarjes së çmimeve iu ofrua virtualisht në live stream nëpëpërmjet faqes zyrtare të festivalit dhe adresës në Facebook.

Edmond Topi është drejtori i DEA OPEN AIR International Film Festival. Ndërsa Mirela Drejtore Artistike.

Për të marrë pjesë në seksionet e DEA Open Air International Film Festival 2020 aplikuan rreth mbi 1000 filma me metrazh të gjatë dhe të shkurtër nga mbi 70 vende të botës. Dea Film Festival ishte parashikuar të organizohei në parnverën e 2020, por për shkak të pandemisë u shty.