Kleoniki Delijorgji prezanton kengen e saj te pare, “Purified”.

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë e ftuar një vajzë, e cila i ka munguar prej kohësh Shqipërisë. E kemi parë si modele, ka qenë më e bukura e Shqipërisë në vitin 2012 (Miss Shqipëria 2012), por tashmë ka vendosur t’i dedikohet muzikës.

Prej 3 vitesh qëndrim në Londër, Kleoniki Delijorgji i është dedikuar plotësisht muzikës. Dje ka publikuar këngën e saj më të fundit ‘Purify’ dhe shprehet se do sjelljë dhe shumë projekte të reja në vazhdim.

Ajo ka treguar edhe arsyen pse e fshiu videoklipin qe kishte publikuar me Alban Ramosaj në 14 Shkurt, për Shën Valentinin. Ata zyrtarizuan edhe lidhjen e tyre me këtë videoklip, ku kishte skena të nxehta dhe puthje pasionante.

Rudina Magjistari: Ke publikuar më herët një këngë me Alban Ramosaj dhe është fshirë, nuk e shohim më në rrjetet e tua sociale.

Niki Delijorgji: Është fshirë sepse në fakt atë këngën e kemi krijuar me shumë dashuri dhe ishte shumë e bukur si fillim, por ngaqë unë kisha shumë ankth për të dalë si këngëtare në publik dhe jam munduar ta komercializoj shumë si këngë dhe e kam prishur gjatë procesit të bërjes dhe gjithë njerëzit që e kanë dëgjuar në fillim, janë mërzitur kur e kanë parë rezultatin sepse i ka pëlqyer shumë në fillim dhe pastaj, thjesht ndihej i gjithë tensioni dhe puna që është hedhur, edhe klipi nuk më përfaqësonte mua si person, nuk është realizuar ashtu siç unë do doja, unë jam shumë perfeksioniste edhe e kam bërë me shumë shpejtësi thjesht se isha shumë e fiksuar se do e nxjerr në datën 14 Shkurt. Ishin shumë gjëra bashkë që më bënë të them ok do filloj nga e para.

Trajtimi i hernies diskale me kirurgji te mbyllur ne ITH.

Në pjesë të dytë do të ndalemi tek një temë shëndeti fokusuar në në fushën e ortopedisë. Do të flasim për departamentin e ri të Ortopedisë dhe Traumatologjisë të hapur në spitalin International Turkish Hospital në Tiranë, ku ofrohen një sërë shërbimesh dhe ndërhyrjesh të cilat janë fjala e fundit e mjekësisë të realizuar nga një staf I kualifikuar mjekësh nga Turqia.

“Baby Spa Marin”/ “Festojme 1-vjetorin si Spa-ja e pare per femije”.

Në pjesën e tretë të emisionit do të ndalemi tek  kujdesi, por edhe tek relaksi për të vegjëlit, por edhe për nënat e tyre. Do të ndalemi pikërisht tek një vend i krijuar me shume dashuri për bebet dhe nënat gjate dhe pas shtatzënisë. Do të flasim për SPA-në e parë në vendin tonë e krijuar për t’ju përshtatur dhe për të plotesuar nevojat e të gjithë femijeve dhe nënave. “Baby Spa Marin” sapo ka festuar 1-vjeorin e themelimit dhe për të na folur më gjatë për të do të kemi të ftuar drejtuesen e saj Noela Qosja.