Rudina – Emisioni 22 Korrik 2020


Rudina – Emisioni 22 Korrik 2020

18:03 22/07/2020

“Çik Tropoje”/ Fatmira Breçani prezanton kengen e saj te re!

Ajo është një këngëtare shumë e dashur për publikun. E cilësuar shpesh herë si bilbili i këngëve të veriut. Fatmira Breçani do të vijë sot në një intervistë për klipin më të ri, një këngë që i kushtohet vajzës tropojane. Për të mësuar më tepër rreth këngës po jo vetëm,, ftojmë në studio, këngëtaren Fatmira Breçani.

Fatmira Breçani, këngëtare e muzikës popullore e cilësuar shpesh herë si bilbili I Veriut. Ajo sapo ka publikuar videoklipin e saj më të ri, “Çik Tropoje”, një këngë që i kushtohet vajzës tropojane. Klipi është xhiruar në Tropojë, në disa vende të ndryshme në Valbonë me kostume popullore. Vendi ku është xhiruar klipi i kujton Fatmirës fëmijërinë në Tropojë.

Fatmira Breçani është e martuar dhe ka dy fëmijë, Drenicën dhe Denisin.

Në studio: Fatmira Breçani, këngëtare

Nje yll ne ngjitje, vajza e Ilir Shaqirit prezanton videoklipin e pare!

Në këtë pjesë të dytë do të kemi të ftuar dy personazh. Të dy janë balerinë, u pëlqen arti dhe duket se janë rritur në frymën elegante të baletit. Ata janë babë e bijë dhe do ti kemi nëpërmjet një lidhje në Skype nga Roma, Ilir dhe Emily Shaqiri. Do të flasim sot për marrëdhënien e tyre të bukur si babë e bijë po ashtu edhe për pasionet e tyre. Emily sapo ka publikuar këngën e saj të re në Itali.

Ilir Shaqiri prej shumë vitesh jeton në Itali dhe karrierën e tij e ka zhvilluar në vendin fqinj. Balerini ka spikatur në Shqipëri, por karriera e tij është afirmuar në Itali, ku dhe ka krijuar familjen dhe jetën e tij.

Balerini është martuar me aktoren italiane Emanuela Morini me të cilën kanë edhe një vajzë Emily, e cila edhe pse vetëm 15 vjeç ka luajtur në disa filma, ka qenë imazh për shumë reklama dhe është pjesë grupit të kërcimit modern që drejtohet nga i ati.

Emily duket se ka eksploruar më tepër në fushën e artit, ajo ka luajtur si aktore në tre filma: Doppia Luce”, “Una buona stagione” dhe së fundmi është pjesë e serialit për fëmijë “MIRACLE TUNES”. Përveç baletit dhe aktrimit, Emily po eksploron edhe në fushën e muzikës.

Ajo ka publikuar “Bugie Meravigliose”, kënga e parë e Emily në bashkëpunim me Giuly Salemi, këngë e cila është pritur shumë mirë. Iliri ka qenë pjesë e projektit të vajzës dhe ka ndjekur nga afër çdo moment gjatë xhirimeve të këngës. Ai ka qenë gjithashtu koreografi I balerinëve në klip. Në një foto që ai ka shpërndarë në Instagram, balerinën nën koreografinë e Ilirit kanë bërë të gjithë shqiponjën me dorë.

Në lidhje skype me Ilir Shaqirin me vajzën, Emily Shaqiri /Romë-Itali

Receta/Torte Pavlova me mjeder siper!

Në këtë pjesë të tretë do të kemi të ftuar një vajzë e apasionuar pas gatimeve të ëmbëlsirave. Shpesh herë e kemi patur të ftuar duke na sjellë ide gatimesh me ëmbëlsira. Sot do të flasim për për një ëmbëlsirë të vecantë që Kristi sugjeron në këtë sezon me frutat e stinës, qershi dhe mjedër.

Embelsira që Kristi Janku do të flasë është Pavlova me mjedër dhe qershi sipër.

Pavlova është një mafishe shumë e madhe e cila shijohet si tortë. Shumë e thjeshtë për tu përgatitur dhe tejet festive me frutat përsipër!
___
Përbërësit:
6 të bardha vezësh
300 gram sheqer
3 tsp niseshte
1 tsp uthull molle
Ekstrakt vanilje
1/4 tsp kripë
1-2 tsp ujë 

Në studio: Kristi Janku, bloggere ushqimi




Të ngjashme