“Kur femija del ne jete”, si e perjetojne prinderit kete moment.

Prindërit luajnë rolin më të rëndësishëm në jetën e fëmijës. Janë udhërrëfyesit më të besuar të jetës e pikërisht dhe lidhja prindër-fëmijë është tepër e ngushtë dhe e fortë. Edhe pse prindërimi mund të jetë i vështirë dhe tepër i komplikuar, kur fëmija rritet dhe del në jetë pikërisht aty kuptohen sakrificat dhe mundi i bërë për to. Por ky është edhe një moment që shoqërohet me shumë emocione për prindërit.

Për të folur rreth kësaj teme sot të ftuar kemi disa personazhe të cilët nuk kanë ardhur vetëm, por me fëmijët e tyre. Së bashku do të rrefejnë pikërisht këtë moment të marrëdhënies prind-fëmijë, kur fëmija del në jetë…

Ja si mund te behet me i lehte, momenti kur femijet shkeputen e nisin rrugen e tyre.

“Pas 7-8 vitesh mund te mos kete me agronome, zooteknike, inxhiniere pyjesh”.

Sektori i bujqësisë luan një rol të rëndësishëm në Ekonominë e vendit. Të dhënat tregojnë që në Shqipëri ka një ulje të aftësive të fuqisë punëtore bujqësore për shkak të plakjes dhe  migrimit. Vetëm 3% e personave që drejtojnë ferma kanë arsim universitar dhe mbi 63% kanë arsim të mesëm, fillor ose janë pa arsim.

 Për ta zhvilluar më shumë këtë sektor duhet që brezat e rinj që po vijnë të studiojnë në këtë fushë, por mesa duket është një profesion që nuk shfaq shumë interes për to. Për të diskutuar më shumë, mirëpresim në studio rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, zotin Fatbardh Sallaku.