RUDINA – EMISIONI 22 MAJ 2019! – TV KLAN

RUDINA – EMISIONI 22 MAJ 2019!

Emision: 22.05.2019

Të ftuar:

Valon Shehu – Këngëtar
Vigan Shehu – Këngëtar/Bodybuilder

Ai është një këngëtar i njohur i skenës së muzikës live që me zërin e tij ka bërë për vete jo vetëm publikun në Kosovë, por edhe në Shqipëri. Bëhet fjalë për këngëtarin Valon Shehu, një talent i zbuluar nga Tv Klan. Ndërsa vëllai i tij është një model i njohur, i cili po ashtu ka eksperimentuar në muzikë dhe ka realizuar disa videoklipe. Së fundmi Vigan Shehun e kemi parë edhe si bodybuilder, ku është vlerësuar edhe me çmim. Valoni dhe Vigani kanë një lidhje shumë të ngushtë me njëri-tjetrin, përveçse vëllezër ata janë edhe shokë të mirë. Sot ata ishin të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku rrëfyen lidhjen e ngushtë që kanë me njëri-tjetrin.

“Me Viganin jam shumë i lidhur, jemi shokë shumë të mirë të njëri-tjetrit. Përveçse jemi moshatarë, meritat për marrëdhënien që kemi i ka edhe mamaja që na ka mbajtur gjithnjë afër. Edhe profesioni po ashtu na ka bashkuar. Kemi pasur fëmijëri shumë të mirë dhe nuk mbaj mend të jemi ndarë ndonjëherë. Fëmijërinë e kemi kaluar në Gjakovë dhe kur ka qenë lufta kemi qëndruar për 4 muaj në Shqipëri, në Tiranë. Na kanë nxjerrë nga shtëpia. Kemi dashur të ikim jashtë në kohën e luftës, por babai u kthye në Gjakovë për të parë ç’kishte mbetur. Na kishin djegur shtëpinë, por babai tha që ia vlente të ktheheshim dhe jemi kthyer sërish. Ishte e rëndë për ne t’ia nisnim nga e para, por Zoti na ka dhënë forcën dhe sot jemi këtu ku jemi”, tha Valoni.

“Shumë njerëz më pyesin çfarë e ke Valonin dhe ke bërë shumë mirë që na ke ftuar të dy që edhe publiku ta marr vesh që jemi vëllezër. Valoni ka filluar përpara meje të merret me muzikë dhe unë e kam pasur idhull dhe kam ndjekur hapat e tij. Që kur ai nisi t’i binte kitarës, e shikoja, më frymëzonte dhe kam ndjekur edhe unë rrugën e tij. Në marrëdhënien tonë Valoni është ai që drejton më shumë. Këshilla që Valoni më jep gjithmonë është “të qëndroj me këmbë në tokë dhe të jem modest”. Por çdo gjë që unë bëj në muzikë konsultohem me Valonin”, tha Vigani.

Ylli Baka – Këngëtar

Kategori
Rudina
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione