Raporti i lumturise ne bote: Kosova renditet shume me lart se Shqiperia.

Në emisionin “Rudina”  në Tv Klan është trajtuar një temë në lidhje me lumturinë në kohë pandemie, e pikërisht për raportin e publikuar ditët e fundit. Studimi është kryer nga Rrjeti i Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm i mbështetur nga Kombet e Bashkuara dhe Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm në Universitetin e Columbia. Në këtë raport ka rezultuar se:

Finlanda është  vendi më i lumtur në botë në mesataren e viteve 2018-2020. Pas saj në këtë renditje vjen Danimarka, ndjekur nga Zvicra dhe Islanda. Ndërsa në renditjen e lumturisë vetëm për vitin 2020 sërish Finlanda kryeson vendin e parë e ndjekur nga Islanda, e më pas Danimarka dhe Zvicra.

Ajo çfarë vihet re në raport është se Kosova ndodhet në renditje shumë më lartë se Shqipëria, duke u listuar në vendin e 33, ndërsa Shqipëri shumë më poshtë, në vendin e 93 në mesataren e viteve 2018-2020. Ndërsa sa i përket klasifikimit vetëm për vitin 2020 Kosovën e shohim të renditur në vendin 31, ndërsa Shqipërinë në vendin 63-të.

Të ftuar në studio kanë qenë ambientalisti Sazan Guri, botuesja Arlinda Dudaj, sociologia Marsida Simo dhe në lidhje skype nga Prishtina shkrimtarin e njohur Albatros Rexhaj.Albatrosi ka dhënë tre arsye pse Kosova rënditet më lart sesa Shqipëria përsa i përket lumturisë.

“E para në Shqipëri gjithçka ka të bëjë me Lekun, ne në Kosovë nuk e lidhim shumë jetën rreth Lekut, edhe vetëm 10 euro të kesh në xhep je shumë i lumtur. Nuk e konceptojmë Lekun si një faktor që e përcakton lumturinë. E dyta është prirja për t’i komplikuar gjërat. Në Shqipëri ka një prirje të madhe për t’i komplikuar gjërat, për ta bërë mizën buall, për t’i dhënë kuptim të pakuptimtë një gjëje shumë të thjeshtë.

Në Kosovë nuk qëndron kjo, mbase sepse ne kemi dalë na lufta, mbase nga fakti që dimë ta vlerësojmë më tepër jetën, luftonim për jetë dhe në sekonda bënim dallimin mes jetës dhe vdekjes, kënaqeshim me pak. Dhe e treat që është shumë e rëndësishme, jetën duhet ta jetojmë në kuptimin që të mos mendojmë shumë t’i fusim vetes ankth të tepërt për atë që do bëhet nesër. Këto janë 3 parimet që e bëjnë diferencën që njerëzit në Kosovë janë pak më të lehtë, më pak stres.  Në Tiranë ka më shumë stres për gjithçka”, është shprehur Albatros Rexha. /tvklan.al

Ju prezantojme me motrat binjake kengetare, Ardita dhe Rreze Ismajli.

Në pjesën e dytë të emisionit do të kemi të ftuara dy motra të cilat në fakt janë binjake dhe janë duke ndjekur të dyja pasionin për muzikën. Bëhet djale për Ardita dhe Rreze Ismajli, të cilat njihen me emrin e artit, “Binjaket Ismajli”, janë vetën 18-vjeçe por deri tani  kanë realizuar një sërë projktesh muzikore.

Binjaket Ismajli prezantojne videoklipini e ri.

Ardita dhe Rreze jeni vetëm 18-vjeç, kur e kuptuat lidhjen tuaj me muzikën dhe filluat të merreni me të?

Cila prej jush nisi e para dhe më pas e ndoqi në këtë rrugë edhe motra?

Para pak javësh keni publikuar edhe klipin tuaj më të fundit “Damari i zemrës”, për çfarë flet kjo këngë dhe ndalimi gjithashtu pak edhe tek realizimi i klipit.