Olen Cesari – Violinistin

Virtuoz, i talentuar dhe shumë kërkues, ai është një ndër violinistët më të njohur jo vetëm në vend, por edhe në botë. Olen Cesari është një nga ata emra që na bëjnë krenarë në muzikë. Me performancat e tij kudo në botë, Cesari sëbashku me violinën e tij i dhuron publikut emocione të papërshkrueshme. Ai do të rikthehet për artdashësit në një shfaqje për të mos u humbur së bashku me grupin e tij “International Clandestine Orchestra”. Në datat 23 dhe 24 Prill në Pallatin e Kongreseve, në orën 19:00 do të organizojë një koncert për të mos u humbur.

Sot Olen Cesari ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku tregoi më shumë rreth koncertit të tij.

“Unë mezi po pres. Preferova ta bëjmë koncertin në mes të javës që njerëzit të kenë mundësi që fundjavat t’i shijojnë, të dalin për piknik apo plazh, thjeshtë të jenë të lirë. Ndihem me fat që bëj një punë që e adhuroj dhe që më çon në gjithë botën.

Në këtë koncert do të ketë edhe të ftuar specialë të muzikës, kërcimit apo humorit si: Kantautori i famshëm italian Alessandro Mannarino, yllin e muzikës italiane Edden, bateristin e famshëm Pepe Sanchez, Guo Gan kinezi më i famshëm në botë që i bie violinës kineze, aktorin e njohur të humorit Bes Kallaku, etj. Gjithashtu nuk do të mungojnë as ritmet latine”, tha Cezari.

Nereida Lalmi – Kërcimtare e kizombës

Albert Dumani – Drejtor i Programacionit të TV Klan

Pas përfundimit të serialit të suksesshëm “Xhenet”, ka nisur në Tv Klan seriali më i ri, “Vrasje të vogla”. Me aktorët më të mirë dhe më të famshëm në Turqi, seriali ka në përmbajtje të tij katër gra të bukura, të suksesshme, të pasura dhe mikesha që në fëmijëri.

Për të treguar më shumë për këtë serial dhe se çfarë do të ndodhë në vazhdim ishte i ftuar në emisionin”Rudina”, Drejtori i Programacionit të TV Klan, Albert Dumani.

“Janë katër protagoniste në këtë serial, por sërish mes tyre spikat Oya. Kur ishin adoleshente ato i kanë punuar një rreng shoqes së tyre Oya duke e lënë pa rroba në pishinë dhe në shkollë thonë se ka të dashur mësuesin. Mësuesi pushohet nga puna dhe Oya dëbohet nga shkolla. Oya ishte shumë e bukur dhe në atë kohë kishte edhe të dashur që më vonë bëhet burri i Pelin. Pas 20 vitesh fati i ribashkon në funeralin e drejtorit të shkollës, atij që përjashtoi Oyan nga shkolla. Kur ritakohen bëjnë sikur asgjë nuk ka ndodhur dhe pretendojnë që Oya e ka harruar, por ajo ka synimin t’i përçajë. Në qendër të serialit do të jetë edhe historia e dashurisë së Oya-s me Serhanin. Serhan është bashkëshorti i Merves. Ndonëse i martuar, ai dashurohet me Oya-n. Ndërkohë edhe Arzun e tradhton bashkëshorti i saj Mehmet me një vajzë të re. Arzus do t’i shkatërrohet bota kur të mësojë këtë tradhti ndërkohë që mikeshat e saj të ngushta, Merve dhe Pelin ja mbanin të fshehtë. Ndërsa Pelin është e martuar me Tajlanin. Është një tragji-komedi interesante. Deri tani është pritur shumë mirë si serial”, tha Dumani.

Ky serial transmetohet në Tv Klan nga e hëna në të premte në orën 18:20.