#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Intervistë ndryshe me Mimi Kodhelin: Jeta ime përtej politikës
Ditën e sotme do të kemi të ftuar një grua, e cila që prej fillimit të viteve 2000 është një figurë e njohur dhe aktive e politikës shqiptare. Ka qenë e para grua që ka mbajtur postin e ministrit të mbrojtjes në vitet 2013-2017 dhe gjithashtu gjatë karrierës së gjatë mbi 30 vjeçare në politikë ka mbajtur poste të rëndësishme, aktualisht është Kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë dhe deputete e Partisë Socialiste, për qarkun e Tiranës, e ndërkohë garon në këto zgjedhje sërish në qarkun e Tiranës në listat e hapura për të marrë sërish mandatin e deputetit. E gjithashtu ajo është një grua e fortë, energjike, bashkëshorte, nënë e prej pak kohësh ka marrë edha statusin e gjyshes.
Amir Kovaçi, 16-vjeçari që shkëlqeu në Olimpiadën Kombëtare në TIK
Në këtë pjesë të emisionit do të kemi ftuar një të ri të talentuar në fushën e Teknologjisë. Bëhet fjalë për Amir Kovaçin, një 16 vjeçar të talentuar, nxënës në klasën e 10-të në gjimnazin “Qemal Stafa”, i cili së fundi është shpallur fitues i vendit të parë në Olimpiadën Kombëtare në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK), duke arritur të marrë 49 nga 50 pikë e mundshme në konkursin kombëtar të zhvilluar mes shkollave të Kryeqytetit. Një shembull frymëzues për bashkëmoshatarët e tij, duke treguar se me punë, vullnet dhe deshire për dijen, çdo ëndërr është e arritshme, i cili do të na rrëfejë më shumë…
22 Prilli – Dita e Tokës: Si mund të japim kontributin tonë?
Data është sot 22 prill, pikërisht një ditë e veçantë që shënon Ditën Botërore të Tokës, një ditë që na kujton sa e çmuar është natyra dhe sa e rëndësishme është që secili prej nesh të kujdeset për të. Por, sa kujdesemi dhe sa mirënjohës jemi ndaj planetit ku jetojmë në ditët e sotme? Për të na folur më tepër mbi këtë temë do të kemi kënaqësinë të lidhemi përmes Skype-it me ambientalistin Lavdosh Ferruni, i cili do të na flasë për mënyrat konkrete se si ta mbajmë dhe ta mbrojmë natyrën, si ta mbrojmë planetin tonë nga ndotja, dhe si mund të kontribuojmë çdo ditë për një Tokë më të pastër, më të gjelbër dhe më të shëndetshme?
/tvklan.al