Mariana Kondi dhe mbesa e saj: “Azia me therret nena Marko”!

E ftuara e parë që do të kemi sot në studio është një aktore kinematografie dhe teatri shumë e dashur për të gjithë ne. Kemi qeshur për vite me rradhë me rolet e saj që në teatrin e estradës, gjithashtu ka spikatur edhe me rolet në teatër e filma edhe me role dramatike. E shoshim çdo ditë në programin “Aromë dreke” në tv Klan, sot ajo do të vijë për të na surprizuar të gjithëve duke na prezantuar për herë të parë në një studio televizive, mbesën e saj, për të na rrëfyer marrëdhënien e bukur që ato të dyja kanë si gjyshe e mbesë. Për ta zbuluar se cilat janë ndjekim një dedikim që gjyshja i bën mbesës.

Aktualisht moderon programin “Aromë Dreke” në Tv Klan së bashku me Arvin Kita. ( nga e hëna në të shtunë në orën 11.00)

Ajo është bërë gjyshe për herë të parë nga vajza e saj e vetme, Suana Anamali.Azia, mbesa e Marianës është 4 vjeç e gjysëm. Ato kanë një marrëdhënie të fortë me njëra-tjetrën.

Dedikimi i Mariana Kondit për mbesën në Instagram: “Mbesa ime feston ditëlindjen ! Ajo cdo ditë feston dhe gëzon dhuratat tona. Jo vetëm dashuri dhe përkujdesje për të. Cdo ditë vëmendje për të. Vëmendjen e saj nuk e merr as Facebook, as teatri, as politika, as shoëbiz, as problemet ekonomike, as shoqëria… Askush dhe asgjë. Të mos humbasim gëzimet e përditshme që na falin fëmijët, mos të humbasim momentet e tyre të lumturisë për sa e sa gjëra të tjera, në dukje të rëndësishme por jo të vyera sa fëmijët tanë. Gëzuar mbesa ime ! Ne jemi në cdo moment me ty, jo vetëm sot. Nuk duhet të pres datën 16 janar për të të gëzuar apo për të kuptuar që ti je qendra e botës tonë. Këtë ne e bëjmë cdo ditë.
Të bekuar që bota juaj nuk përlyhet nga gjithë sa ju rrethon !”

Para pak ditësh në ditëlindjen e 65-të të bashkëshortit të saj, Tritan Anamali (Tani), Mariana i ka kushtuar disa fjalë të bukura për dashurinë e tyre: “Thone se sot behesh 65 vjet! Thone se dhe une po plakem me ty! Sa thone e do thone rini e pleqeri por harojne se shpirti eshte gjithmon ‘i njejti’! Ti athere lexoje,degjoje muzik,intiligjent genetikisht dhe sot akoma me shume king modern dhe i qet! Dashuria nuk ka moshe,as plaket e as rinohet! Ajo lindi me ne dhe do vdesi me ne! C’rendsi ka nese po plakemi,e rendsishme eshte se une kam nje arsye per te festuar sepse sot ne te dy behemi 39 vjet! Le te thone cte duan rudhat qe fshihen nen lekure,ato nuk kan guxim te na e thone ne sy! Herzliehe Gluck ëunsehe zum Geburtstag! (Gjermania ka kuptim per ne)”.

Mariana Kondi u lind në Tiranë më 21 shkurt 1961. Aktore e teatrit të estradës por edhe me disa role në kinematografi.Interpretoi disa role në kinema mes të cilëve një rol kryesor tek “Fejesa e Blertës”, si dhe disa role në telefilmat e TVSH. Gjithashtu ka marr pjesë në seritë e para te Shoë “Portokalli”, gjatë vitit 2004-2005. Role të shumta të saj kanë qenë në teatrin e estradës së Tiranës, sidomos rolet me aktorin e humorit, Met Bega.Rolet në kinëmatografi: Fejesa e Blertës (1984), Zambakët e Bardhë (1983), Eja (1987) Brigadiere, Këmishët me dyllë – (1987)…bashkeshortja e Janos, Mirela (telekomedi) – (1988), Stolat në park (1988) …punetore e lavanterise, Gjuetia e fundit (1992) (TV)… Nafija, Oreksi i madh (1995), Borxhliu (1998), Maya (2011), Vjollca, Gjoleka, djali i Abazit (2006),Pesha e gruas sime (2003)

Dasmat e veçanta te Kerçoves/Me Albiona Isufin nga Zvicra!

Në këtë pjesë të dytë do të flasim për një nga dasmat më të veçanta që ende dhe sot e kësaj dite ruan traditën e të parëve. Madje, mund të themi që ritet e zakonet e saj janë të lashta. Ajo që shpreh çudi në ditët e sotme është veshja dhe makiazhi i nuses kërçovare. Ndaj do të flasim më tepër për traditën e lyerjes së fytyrës dhe veshjes së nuses në dasmat e Kërçovës së Maqedonisë por edhe te veshjeve të vajzave e grave kërçovare në dasma, me një vajzë nga ky qytet cila ka lindur dhe jeton në Zvicër, ama ruan tradita e zakonet e të parëve të saj. 

Lidhemi nëpërmjet Skype me Albiona Isufi, diplomuar në mjekësi në Zvicër dhe punon duke dhënë mësim si pedagoge për personat me aftësi të kufizuar.

Albiona Isufi është një vajzë nga Kërçova e martuar me bashkëshortin nga Kumanova prej 4 vitesh. Vet ajo nuk ka bërë një dasëm kërçovare edhe pse gjithmonë e ka dashur ta bëjë pasi është e apasionuar pas riteve e zakoneve kërçovare duke i zbatuar ato edhe në familjen e saj në Zvicër. Ka qenë shumë shpesh në dasmat kërçovare nga familja e saj ku edhe ajo është veshur me fustanet tradicionalë të Kërçovës dhe po ashtu ka bërë makiazhin që kanë traditë por pa u lyer me makiazhin e bardhë. Tre veshjet tradicionale të nuses kërçovare që vishen edhe nga vajzave kërçovare nëpër dasma janë të gjata (ku lyhet edhe fytyra me të bardhë), dimija dhe santire. Albiona i ka përdorur të treja këto veshje në dasmat që ka qenë në Kërçovë. Vetëm nusja e dasmës dhe nuset e reja që kanë 1 ose 2 vjet martesë mund ta luajnë fytyrën me makiazhin e bardhë.

Albiona ka mbaruar Universitein Moter Mediciniale ne Zvicër dhe vijon studimet si pedagoge dhe jep mësim për personat me aftësi të kufizuar në Zvicër. Ajo ka dy vajza Ajana 3 vjeç dhe Diana 1 vjeç e gjysëm.

Një fakt tjetër interesant për dasmat kërçovare është që ceremonia, veshja e nuses dhe stolive me ar (Altan) për të kushtojnë mijëra euro.

Ngjyrat pastel per arredimin e shtepise, trend i 2020-es!

Në këtë pjesë të tretë do të flasim për shtëpinë. Shumë prej nesh mundohen të ndryshojnë shpesh mobilimin e shtëpive të tyre. E disa të tjerë kërkojnë që të bëjnë nga fillimi mobilimin. Një nga detajet më të rëndësishme është padyshim ngjyra që përdorimim, jo vetëm për të lyer muret, por edhe ngjyra e objekteve që kemi në ambjentet e brëndshme të shtëpisë. 

 Ndaj sot ne do të flasim për disa ide arredimi dhe do të fokusohemi tek 3 ngjyrat trend për këtë sezon. Për të na folur për këtë do të kemi arkitekten e cila do të na japë shumë ide sot për shtëpinë tonë. Mirëpresim në studio: Iva Bogdani, arkitekte

Iva Bogdani, arkitekte dhe bashkëthemeluese në studion “Archiaxis”. Ka nje eksperience 10 vjecare ne arredimin e interiereve, eksteriereve dhe planifikimin urban gjithashtu.

Në sezonin pranverë/verë 2020 do të dominojnë ngjyrat pastele. Ashtu siç mund t’i shihni në rroba, këpucë, po ashtu mund t’i praktikoni edhe në interierin e shtëpisë. Në shtëpi këto nuanca pasteli mund të përdoren qoftë në muret e shtëpisë ashtu edhe në disa detaje: me jastëkë zbukurimi, mbulesa, tavolina të vogla etj.

Ngjyrat që propozon akrtiketja janë: Ngjyra jeshile në pastel, rozë në pastel dhe ngjyra e kaltërt në pastel.

Nuancave të pastelit përdoren edhe në ambjentet e tualetit. Në këto ambjente mund të sugjerojmë përdormin e pllakave me nuanca të bardha apo gri e lehtë, me reliev, të ndërthurura me pllaka të stilit “terraco”, të cilat në vetvete kanë ngjyrat e pastelit, si dhe bëjnë një rikthim në kohë të ndjesisë mesdhetare dhe të lehtë.