Udhetime, aventura dhe flirte/ Ja shenjat e favorizuara te horoskopit.

Pjesë e emisionit “Rudina” në Tv Klan, ka qenë Meri Shehu e cila ka nxjerrë zbuluar se cilat do jenë shenjat e horoskopit më flirtuese gjatë kësaj vere dhe do kalojnë një periudhë shumë të bukur.

Rudina Magjistari: Cilat janë shenjat më flirtuese dhe që këtë verë do kalojnë një kohë të bukur?

Meri Shehu: Dashët janë shenja më erotike që lidhen me pasionin e momentit, domethënë nëse iu ndizet pasioni i momentit, patjetër që do flirtojnë sepse nuk u rihet pa flirtuar.

Janë Binjakët patjetër që do flirtojnë sepse janë dysh dhe duan gjithmonë planin dysh. Edhe nëse kanë një marrëdhënie, duan të kenë dhe diçka tjetër paralele për të ndezur emocionet e tyre, nuk do përjashtoja Demët dhe Peshoren sepse ata udhëhiqen nga Afërdita dhe flirtin edhe pse pasiv duke ndenjur, e thërrasin më vështrim.

Më indiferentët shikoj Ujorët megjithëse e kanë këtë vit me shumë fat dhe patjetër që do flirtojnë, por flirti i tyrë përshkallëzohet nga shoqëria, alternohet dhe nuk del i pastër si flirt.

Meri Shehu tregon se këtë vere do kenë shumë pasion edhe Peshqit, Gaforret, Luanët dhe Akrepët ku do kenë fat që do ndihen mirë me veten e tyre dhe do jenë shumë flirtues gjatë muajit Korrik. Gushti do jetë muaji i Dashëve, Luanit, Shigjetarëve, ku dhe Ujorët do fillojnë të jenë më në formë. /tvklan.al

Elona Hoxha: Si realizoj shenjues te pikturuar per libra.

Do të vijojmë emisionin tonë me një vajzë të re, e cila është e pasionuar pas pikturës dhe më  fokus pikërisht librat, shenjuesit të pikturuar (bookmarks të pikturuar).Ndonëse ka përfunduar studimet për ekonomik, pasionin për pikturën për Elona Hoxhën ka nisur që në moshë të vogël. Prej 3 vitesh tashmë krahas punës së saj të përditshme në bankë, Elona prej 3 vitesh ka nisur të merret pikërisht me pikturimin dhe realizimin e shenjuesve të  librave, duke punime mjaft simpatike në mënyrë që të shtohet edhe më tepër dëshira për të lexuar. Për mësuar më tepër rreth këtyre punimeve ftojmë në studio artisten e re Elona Hoxha. 

Mes muzikes se lehte dhe asaj popullore, Vojsava Alia prezanton kengen e re.

Në pjesën e tretë të emisionit do të presim një këngëtare, e cila në fakt edhe më herët është shprehur se është mes dy rrymave, asaj popullore dhe muzikës së lehtë. Ajo lëvron pikërisht muzikën popullore qytetare të zonës së Jugut, duke lindur e rritur në Gjirokastra. Prej 10 vitesh tashmë jeton në Tiranë dhe vetëm pak kohë më parë ka publikuar këngën dhe klipin e saj më të fundit, e cila këtë herë nuk është popullore por e muzikës së lehtë. Kënga titullohet “Dorë për dore”  (e publikuar 12 Mars 2021) dhe për të folur më shumë rreth saj, por edhe projekteve të ardhshme që ka, ftojmë në studio këngëtaren Vojsava Alia.