Të ftuar: Xhimi Lazri, Sonila Brati, Mirsad Tagani
Përkthyesi Xhimi Lazri: Jeta ime mes librave dhe muzikës/ Romani “Fabrikanti i lotëve”
“Emrin e kam si pseudonim”, Xhimi Lazri zbulon si ia ‘amerikanizuan’ në fëmijëri
Xhimi Lazri është një personazh i njohur për të gjithë, fillimisht si përkthyes në disa gjuhë por edhe si këngëtar. Këtë herë ai prezanton në “Rudina” në Tv Klan librin më të fundit të përkthyer prej tij, “Fabrikanti i lotëve”. Por ardhja e tij në studion e programit nuk është vetëm për librin, por edhe për ta njohur më mirë përmes “31 pyetjeve” që zbulojnë detaje interesante rreth tij, duke e nisur me emrin.
Rudina Magjistari: Cili është pseudonimi me të cilin të kanë thirrur në fëmijëri?
Xhimi Lazri: Po unë gati edhe emrin e kam si pseudonim.
Rudina Magjistari: Mos po thua që ti ke emër tjetër dhe ta kanë ndryshuar rrugës, ta kanë amerikanizuar pak?
Xhimi Lazri: Te emri im kjo gjë pak a shumë ka ndodhur.
Rudina Magjistari: Pse, si e ke pasur emrin?
Xhimi Lazri: Emrin unë e kam Dhimitër.
Rudina Magjistari: S’e dija këtë!
Xhimi Lazri: Duke qenë që nuk lejohej të vihej ky emri Xhimi atëherë, edhe më ka ngelur kjo, por ngaqë jam thirrur gjithmonë, edhe në shkollë, edhe në dëftesa madje në maturë e kam ndryshuar. Më dukej dhe akoma më duket, edhe në bankë që përdor këtë emër.
Rudina Magjistari: Në pasaportë vazhdon e ke?
Xhimi Lazri: Në pasaportë Dhimitër, nuk e kam ndryshuar.
Rudina Magjistari: Xhimi Lazri është emri yt me të cilin të njohin të gjithë, emri i artit le të themi, emri i personazhit publik.
Xhimi Lazri: I familjes, i shokëve, i miqve, i të gjithëve.
Rudina Magjistari: Të shkon shumë në fakt, ne të kemi njohur me këtë emër dhe s’mund të të thërrasim ndryshe.
Xhimi Lazri: Mua më pëlqen edhe emri tjetër.
Rudina Magjistari: Nuk është emër i keq, por jemi mësuar me Xhimi.
Xhimi Lazri: Po, edhe shkon, Xhimi Lazri është bashkë, emër mbiemër.
“Lër muzikën”, pse Xhimi Lazri do ta këshillonte kështu veten e tij 17-vjeçare
Në intervistën e tij të “31 pyetjeve” në “Rudina” në Tv Klan, Xhimi Lazri tregoi se si ishte i ati ai që e shtyu fillimisht drejt muzikës. Gjatë rrugëtimit të tij, rrjedha ndryshoi dhe shkoi drejt librit me të cilin ka realizuar dhjetëra përkthime fantastike. Por ndërsa reflekton mbi të shkuarën, përkthyesi thotë se do të dëshironte që libri të kishte qenë rruga e parë që do të kishte ndjekur, jo muzika.
Rudina Magjistari: Këshilla më e mirë që do i jepje Xhimit 17-vjeçar?
Xhimi Lazri: Xhimi 17-vjeçar…. lër muzikën.
Rudina Magjistari: Jo, s’e besoj!
Xhimi Lazri: Po.
Rudina Magjistari: Vërtet? Ti je penduar që je marrë me muzikë?
Xhimi Lazri: Besoj se po. Penduar, shiko. Unë nuk kam ndonjëehrë pendesa kështu të fuqishme, të mëdha sepse gjithçka, jeta e njeriut është atje. Por besoj që natyra ime më e thellë, më e plotë ka qenë këtu, drejt librit
Rudina Magjistari: Ti do kishe dashur që që herët të ishe fokusuar aty ndoshta.
Xhimi Lazri: Po./tvklan.al
AH1N1, jemi në kulmin e gripit/ Pediatrja Brati jep këshillat për kujdesin ndaj fëmijëve
Receta e veçantë për drekat me miqtë – Salllatë e ftohtë me oriz integral