#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Rudina – Jona Vrioni, humoristja që do ju shkrijë së qeshuri

Rudina – Bakteri te “Wudy-it”/Flet mjeku Alimehmeti: Nuk është shqetësues, por…

Rudina – “Xhamadani vija-vija”/ Video-ja emocionuese e priftit françeskan dhe murgeshës

Epidemiologu Ilir Alimehmeti: Të ndjekim këshillat e gjyshes, produktet e mishit duhen gatuar

Alarmi se një bakter vdekjeprurës u gjet në salsiçet Wudy i shqetësoi të gjithë. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas njoftimit të ardhur nga RASFF ndërmori masa për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu. Ndërkohë  që këshilloi konsumatorët të kthejnë produktet Wudy aty ku i kanë marrë dhe të mos i konsumojnë ato.

Për të folur më tej për këtë  temë në emisionin “Rudina” në Tv Klan ishte i ftuar epidemiologu Ilir Aliahmeti, i cili tha se nuk duhet të alarmohemi. Sipas tij nuk duhet të shqetësohemi pasi nuk ka ndonjë rrezik vdekjeprurës, por gjithsesi duhet të kemi kujdes. Epidemiologu thotë gjithashtu se duhet të kthehemi te këshillat e gjyshes e të mos konsumojmë produkte të mishit të pagatuara.

Epidemiologu Ilir Aliahmeti: Kujdesi kyç kush është? Këshillat e gjyshes. Çfarë thotë gjyshja? Mos ha produkte të pagatuara, laj duart para dhe pasi të kesh prekur ushqimet, produktet mishit duhen gatuar, duhen skuqur, duhen zier, duhen pjekur, në varësi të llojit të gatimit. Nuk hahen të pagatuara mirë.

Rudina Magjistari: Po ndërkohë ata që i kanë konsumuar këto produkte deri tani, orientimi ishte nëse i keni konsumuar  duhet të paraqiteni te mjeku i familjes.

Epidemiologu Ilir Aliahmeti: Në mënyrë absolute, jo. Patjetër të shkoni vetëm po patët shenja klinike.

Humoristja e Tik Tok-ut: Mami im ka një veçori, ka një shenjestër kur të gjuan shapkën…

Ajo është një humoriste e lindur dhe po ashtu një kuzhiniere e talentuar. Shumë e njohin tashmë nga rrjeti social “Tik Tok” ku ajo poston video humoristike. Jona është 31 vjeçe dhe është nga Durrësi, por prej 21 vitesh jeton në Itali, në qytetin e Venecias bashkë me familjen e saj. Profesioni i saj është kuzhiniere, por që e vogël ka pasur një pasion dhe talent për aktrimin, të cilin e shfaq në videot e saj të shumta.

Ajo ishte e ftuar këtë të  enjte në emisionin “Rudina” në Tv Klan ku tregoi për jetën e saj në Venecia, si  u bë kuzhiniere e më pas si i lindi ideja për të krijuar video në Tik Tok.

Jona tregoi se pas videove të saj plot humor kishte shumë përkushtim dhe lodhje, por krijimin e tyre  ja ka bërë më të lehtë nëna e saj të cilën ajo e përdor si personazh në videot e saj. Për këtë arsyeja nëna e saj në një letër surprizë të menduar për Jonën, i kërkonte shpërblim për autorësinë e videove e po ashtu shprehej se nuk ishte aq e egër sa e përshkruan vajza e saj.

Rudina Magjistari: Edhe mami kishte sens humori.

Jona Vrioni: E kam mësuar unë. Nuk e  prisja, se mami im nuk ka folur kurrë. Unë nuk e  kam bërë publike familjen time duke ditur që informacionet transformohen. Dhe nuk e prisja që mami…

Rudina Magjistari: Të shkruante një letër të bukur. Mbase preferoi që ne imazh të mamasë tënde të kemi atë që ti krijon në Tik Tok, por kishte shumë merak të theksonte që nuk jam aq e egër sa më përshkruan.

Jona Vrioni: Po e them këtu mami im nuk është aq e egër, është më keq se aq. Mami im veçon nga mamatë e tjera. Mami im ka një shënjestër kur ta gjuan atë shapkën, të kap “ping”, dhe kudo që të jesh ti…/tvklan.al