#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Në studio: Kristi dhe Nikol Andoni, Dr. Özgür Taşkapilioğlu, Rik Buneci

Kristi dhe Nikol Andoni/ Historia e motrave binjake shqiptare në Spanjë

Një lojë sekrete, Kristi dhe Nikol tregojnë si “karta e binjakeve” i ka çuar drejt suksesit

Kristi dhe Nikol Andoni janë binjaket shqiptare që po ndërtojnë një histori suksesi në Spanjë. Pasi provuan veten si modele e DJ, dy motrat vendosën që studimet e tyre në degën e Financës të përktheheshin në ndryshimin e jetës së tyre.

Të ftuara në “Rudina” në Tv Klan pasditen e së martës, ato rrëfyen  se si gjithçka nisi fillimisht me idenë për të ndihmuar emigrantët me dokumentet e qëndrimit dhe më pas u ndërthur me agjencinë imobiliare. Prej dy vitesh vajzat jetojnë pa u shkëputur nga Spanja, në Malaga dhe thonë se ashtu si përgjatë jetës së tyre, edhe atje i ka ndihmuar “karta e binjakeve”.

Kristi: Ne kemi gjithmonë një lojë të bukur me njëra-tjetrën. Është “polici i mirë, polici i keq”.

Nikol: Po e njëjta fytyrë. Dhe nuk dinë çfarë të mendojnë se thonë po më thonë mua edhe… unë jam “polici i keq”, në shumicën e rasteve unë jam “polici i keq” që e vë personin në siklet dhe “polici i mirë” del dhe thotë “si do e zgjidhim?”

Kristi: “Si do e rregullojmë këtë situatë?” Çoroditen shumë. Pastaj patjetër, dëgjo spanjollët janë një popull shumë karizmatik, shumë kavalier, edhe femrat janë shumë të dashura. Që në momentin e parë që një avokat më prezanton me një financier apo një financier me një avokat, që në momentin që thonë “do vijnë dy binjake”, është interesi i parë “po le të vijnë se dua të shikoj si janë këto binjaket, a ngjajnë, a nuk ngjajnë”. Në momentin pastaj që… jemi gjithmonë të memorizueshme nga njerëzit dhe e kanë atë dëshirën që të pyesin “po telepatia, po jeta, si ju shikojnë njerëzit, si ju dallojnë”…

Nikol: Diskutimi nuk shkon i ftohtë. Diskutimi i parë nis gjithmonë me kuriozitet dhe dëshirë për të njohur dikë. Zakonisht kur je një person i vetëm është më ndryshe, mendoj.

Ndërhyrjet e neurokirurgjisë tek fëmijët e të rriturit në grupin shëndetësor medicabil

Rik Buneci, një jetë me muzikën Tironse/ Performanca në studio e shumë humor

/tvklan.al