Covid-19 dhe planet per shtatzeni: Pandemia step çiftet shqiptare.

Jemi në një situatë aspak të zakontë dhe pandemia ka ndikuar në jetën e gjithsecilit prej nesh. Ka ndikuar në gjendjen tonë psikologjike, ekonomike dhe sigurisht në atë shëndetësore. Por për shkak të pandemisë kanë ndryshuar dhe shumë prej planeve të njerëzve e sidomos të çifteve të reja për zgjerimin e familjes. 

Sipas një studimi nga Revista Monitor e publikuar pak ditë më parë numri i martesave është tkurrur ndjeshëm në 2020-n dhe kjo, së bashku me pasiguritë e krijuara nga pandemia, pritet të japë efekt në lindshmërinë në afatin e mesëm në vend. Sipas të dhënave të INSTAT, vitin e kaluar u lidhën rreth 17.5 mijë akte martese në vend. Ky është numri më i ulët i martesave që raportohet të paktën që prej vitit 1990. Në krahasim me 2019, celebrimet ranë me 22%.

Të ftuara në emisionin “Rudina” në Tv Klan kanë qenë gjinekologia e njohur Mimoza Keta dhe moderatorja Freskida Milotiku folën më gjatë rreth kësaj teme. Gjinekologia tregon se është bërë trend lindja me operacion çezarian por nuk e sugjeron, sipas saj lindja në mënyrë natyrale është më e mirë. Madje ajo tregon se foshnja nuk infektohet nga qumështi i gjirit që pi nga nëna dhe sugjeron që të gjitha nënat të ushqejnë fëmijën e tyre me qumësht dhe të mos ia shkëputin edhe nëse ato infektohen me Covid.

Mimoza Keta: Është shumë e rëndësishme të këshillohet lindja normale sepse nuk transmetohet virusi. Sot është bërë trendi lindja me operacion çezarian.

Rudina Magjistari: Pse bën diferencë lidhja normale me çezarianin në këtë rast?

Mimoza Keta: Jo nuk bën asnjë diferencë por meqënëse ato e kanë kaluar, apo janë me Covid, kërkojnë vetë gratë që të lindin me operacion çezarian që nuk është e drejtë sepse lindja natyrale nuk ka asnjë problematikë dhe mund ta mbajë shumë mirë gjendjen e nënës. Por e rëndësishme është masat që duhet të marrë. Një nënë shtatzënë që ka lindur dhe do ta ushqejë bebin me gji, pra pyetja më e rëndësishme e të gjitha grave shtatzënë është a duhet ta ushqej unë fëmijën tim me gji. A e mendoni dot që ta hiqni nga gjiri? Ushqimi i gjirit është më i miri.

Rudina Magjistari: Nëpërmjet qumështit, nëse një nënë është infektuar në ditët e fundit të lindjes, ia transmeton bebes dhe qumështi i saj si është?

Mimoza Keta: Jo, nga qumështi i nënës nuk transmetohen antitrupat dhe nuk ka studime të mirëfillta.

Rudina Magjisstari: Po infeksioni?

Mimoza Keta: As infeksioni, nëse nëna është me Covid qoftë edhe me shumë shenja të Covidit, ajo nuk ka arsye për t’ja hequr bebit qumështin e gjirit. Duke zbatuar rregullat, duke larë duart, duke vënë maskën, veshje të pastër dhe natyrisht me ndihmën e burrit apo një të afërmi që do i shërbejë, fëmija nuk duhet të rrijë në një dhomë me nënën, por ushqimi me gji duhet bërë patjetër.

Rudina Magjistari: Covidi nuk transmetohet përmes qumështit dhe gjakut. /tvklan.al

Kultura juridike ne shkollat shqiptare, Daka: Mungon, duhet te kete nje lende.

Në pjesën e dytë të emisionit do të trajtojmë një temë mjaft interesante lidhur me nevojën për të implementuar kulturën apo nocionet bazë juridike që në shkollë. Është e nevojshme që në jetën e përditshme të njihemi me konceptet bazë lidhur me të drejtat dhe detyrimet tona juridike dhe për këtë arsye shtrohet dhe pyetja, a nevojitet që në kurrikulat e shkollës të vendoset një lëndë lidhur me këto koncepte?

Quiz-i/Sa fasule jane ne kuti?

Në këtë pjesë të tretë do të zhvillojmë quiz-in telefonik. Do ta nisim lojën me
shifrën 70.000 lekë. Numri është 4 shifror, nese arrini te gjeni sa fasule ka në kuti do ti fitoni, nëse jo, shumës do t`I shtohet pas cdo telefonate 5000 lekë deri sa të kemi fituesin…


Numrin e parë e kemi zbuluar javën e kaluar dhe është 2…