Realizojne video gazmore/ Klinton Zeqiraj per here te pare me mamane!

Në emisionin e Rudinës në Tv Klan, ka qenë i ftuar gazetari i njohur i emisionit investigrativ “Stop”, Klinton Zeqiraj së bashku me nënën e tij Shegushe Zeqiraj. Ata kanë një marrëdhënie shumë speciale me njëri-tjetrin, marrëdhënie të cilën e kanë treguar shpesh edhe në rrjetet sociale, përmes videove gazmore që Klintoni publikon shpesh. Gjatë emisionit e ëma e Klintonit ka treguar se kur ka lindur i është dukur fëmija më i shëmtuar në maternitet dhe kishte frikë ta lante.

Klinton Zeqiri: Tani do i thuash një sekret Rudinës që kur kam lindur unë më ke thënë që kam qenë fëmija më i shëmtuar i maternitetit.

Shegushe Zeqiraj: Po, 9 muaj që isha shtatzënë nuk haja bukë fare, vetëm shalqir dhe djathë dhe më thoshte mami, moj bijë do e lindësh djalin shumë të rrudhur dhe ashtu lindit. Më fal Klinton, ishte kokmadh, i rrudhur dhe unë kisha frikë ta laja, qaja dhe më pas erdhi mami nja 10 ditë në Sarandë dhe ajo ma lante. Nuk e laja dot, ishte shumë i rrudhur dhe thoja nuk e di do bëhet ky apo s’do bëhet, por ja që u bë.

Rudina Magjistari: Jemi shumë të lidhur, edhe me babin jam shumë i lidhur por me mamin kam një marrëdhënie shumë të mirë sepse pëveçse është nëna ime, ajo më rri si shoqe, më pyet për çdo gjë, më merr mbi 50 herë në telefon .

Shegushe Zeqiraj: Me të dy çunat unë kaloj shumë mirë. Edhe bashkëshortin e kam shumë të mirë nga të gjitha anët, më ka mbështetur për çdo gjë si në mërzitje, si në gëzime, në të gjitha gjërat ai ka qenë krahu im. /tvklan.al

“Grua”/ Nje liber per te gjitha grate nga Xhoi Jakaj!

Në studion e Rudina Magjistarit në Tv Klan ka qenë Xhoi Jaka, mamaja e modeles Oriola Marashi e cila përveçse ka folur për librin e saj më të fundit të publikar me titull “Grua”, ka folur edhe për të bijën të cilën e ka cilësuar si zërin më të bukur në Ballkan në fushën e muzikës klasike. Më tutje Xhoi ka treguar ekskluzivisht për moderatoren se Oriola shumë shpejt do sjellë dhe këngën e saj të parë.

Xhoi JakajOriola do të vijë me një këngë e zhanrit nuk e them dot sepse do jetë ndoshta e përzierë pak, por mendoj që do jetë një gjë e madhe.

Rudina Magjistari: Është shumë interesante dhe kurioze sepse Oriola është shumë e tërhequr, asgjë nuk thotë për veten e saj, vetëm foto të bukura shpërndan. Dimë që është i lidhur dhe më një sportist shumë simpatik, jetojnë këtu në Tiranë?

Xhoi JakajJo nuk jetojnë këtu. Oriola është në lëvizje vazhdimisht sepse puna është e tillë kështu që herë pas here takohen. Ai ka kontratë me një skuadër kontrate të madhe dhe unë jam e lumtur për zgjedhjen e saj dhe e përmbushur që kanë bërë të dyja vajzat e mia qoftë në profesion, qoftë në jetë. /tvklan.al

“Acibadem”:MRIdian, mundesia e arte per trajtimin e te gjitha tumoreve ne trup!

Në këtë pjesë te tretë do të flasim për një aparaturë të teknlologjisë së lartë, që ofrohet në rrjetin e spitaleve “Acibadem”: MRIdian, mundësia e artë për trajtimin e të gjitha tumoreve në trup. Përmes inserteve dhe intervistave të profesorëve të njohur turk do të njihemi më shumë me këtë metodë trajtimi. 

Fillimisht do të sjellim një insert që na bën një prezantim të kësaj aparature MR Linac, aparaturën që ka të bëjë pikërisht me integrimin e Rezonancës Magnetike në pajisjet e përdorura në radioterapi. Për të mësuar më tepër rreth saj dhe cilët tumore arrin të saktësojë do të na e shpejgojnë në materialin që vijon dy profesorët e Onkologjisë Rrezatuese pranë rrjetit të spitavele Acibadem, Enis Ozyar dhe Banu Atalar