#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Erzina Shehu, gruaja e Mc Kreshës për herë të parë në një intervistë në Shqipëri
Do ta nisim emisionin sot me nje të ftuar shumë simpatike. Ajo vjen nga Kosova, ka lindur në Prishtinë, është rritur në Kanada, është një businesswoman dhe vjen sot në një intervistë për herë të parë në Shqipëri. Ajo është bërë e njohur vitet e fundit në botën e showbizit edhe për shkak të martesës me një nder reper-et më të njohur shqiptar, MC Kresha, (Kreshnik Fazliu). Së fundmi ajo ka çelur edhe brandin e saj në botën e modës, një grua e suksesshme padyshim, që ka shumë për të na rrëfyer sot, Erzina Shehu…
Karta shëndetësore EY Club: Shërbime për shqiptarët që jetojnë apo vizitojnë Greqinë
Në këtë pjesë të dytë të programit do të flasim për një kartë shëndeti, e cila ofron një sërë shërbimesh për shqiptarët që jetojnë apo vizitojnë Greqinë. Bëhet fjalë për kartën e EY Club (EV Club). Për të folur më shumë se çfarë është kjo kartë, çfarë shërbimesh ofron dhe çfarë ofertat përmban do të flasim në studio me Aleksia Jani, konsulente ligjore dhe përgjegjëse për komunikimin.
23 Prilli, Dita Botërore e Librit: Si është sot marrëdhënja jonë me librin
Në këtë pjesë të tretë të emisionit do të flasim për ditën botërore të lbrit.
Çdo vit, më 23 prill, UNESCO feston Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit për të
njohur fuqinë e librit si një urë lidhëse midis brezave dhe kulturave.
/tvklan.al