Edona Llalloshi prezanton kengen e saj te fundit, “Diten e hane”.

E ftuara e parë që do të kemi sot është një këngëtare e njohur nga Kosova,  shumë e dashur nga të gjithë. E kemi pasur në lidhje në skype gjatë karantinës, ku edhe ajo si të gjithë ishte izoluar në shtëpi më familjen, ndërkohë sot do ta kemi për projektin e saj më të fundit muzikorë, kënga “Ditën e hane” (9 qershor).  Një këngë në fakt të cilën e ka kënduar 10 vite më parë këngëtarja Gili, por që ajo ka vendosur ta risjelle edhe me një videoklip. 

Edona Llalloshi këngëtarja nga Kosova. Është e martuar me Gazmendin dhe kanë dy fëmijë vajzën Doa 8 vjece dhe djalin Nur 4 vjec. Në datën 9 Qershor Edona ka publikuar këngën “Ditën e hane”. Një këngë të cilën e ka kënduar Gili në vitin 2010, këngë me të njëtin titull “Ditën e hane”. Por Edona e ka sjellë ndryshe, me disa ndryshime te vogla në tëkst, muzika ndryshe dhe videoklipi nga Edona Llalloshi.

 Edona është një këngëtare me një karrierë të pasur muzikore. Ajo ka kënduar që në moshë të vogël. Kolazhi me këngë do të përmbajë këto këngë:  Janë këngë që Edona i ka hedhur në instagramin e sajë për të kujtuar kohët e kaluara) Kënga “Rinia jone” 1992/Kënga : “E kam emrin Kosovar” viti 1997/Kënga “N’drras të vekut” viti 1998/ Kënga “Djali i kosovës sime” 1998/Kënga “ Borxhi I dashurisë” viti 2000/ Kënga “S’dua hic” viti 2003 

Nga volejbolli tek spektakli i bukurise, Eduart Deda rrefen historine e tij.

Në pjesën e dytë të programit të sotëm do të kemi të ftuar producentin e “Miss Universe Albania”. Prej viti 2014, kur fotografi I njohur Fadil Berisha ia besoi atij organizimin e atij viti e më pas në vazhdim drejtimin e këtij spektaktli bukurie. Bëhet fjalë pikërisht për producentin  Eduart Deda, I cili do të vij në studio për të na folur jo vetëm për punën e tij por do ta kemi në një profil ndryshe. Për të na treguar për familjen e tij dhe pasionet që ka ndjekur që në moshë të vogël. Do të jetë me ne në studio, Eduart Deda.

Eduart Deda është një producent i njohur shqiptar. Ai vjen nga Rrësheni. Që në moshën 14 vjeçare, Eduarti shkonte në qytetin e Lezhës për tu stërvitur çdo pasdite në volejboll. Dhe më pas në vitin 1995 ai u prezantua në një turne në ekipin e Lezhës. Dhe në vitin 1996 filloi me te rinjtë e studentit, ku nga Rrësheni në Lezhë ikte me makinë dhe kthehej me tren. Më pas Eduarti u shpërngul në qyetitin e Tiranës ku edhe ka luajtur për shumë vite volejboll.

Në vitin 2010  ai u kthye nga shkollimi në Itali. Ka qënë 30 vjeç kur ka hequr dorë nga Ekipi I Tiranës për arsye pune dhe ngarkese profesionale nga revista.

Eduarti ka botuar për 15 vite me rradhë revistën Vip dhe prej 3 vitesh drejton edhe Miss Univers Kosova.

Eduarti ka studiuar në Itali në vitin 2002 për Hoteleri aviano pordenone. Dhe është kthyer nga Italia në vitin 2006.

Gjatë kësaj kohe është marrë me volejboll  dhe e ka lënë në vitin 2011.

Në vitin 2014 Fadil Berisha, i beson organizimin e Miss Universe Albania. Dhe më pas në vitin 2015 ai u bë drejtor i Miss Universe Albania, ku edhe aktualisht vazhdon prej 7 vitesh të jetë drejtor i këtij evenimenti.

Nga viti 2018 Eduarti është drejtor i Miss Universe Kosova.

Ai është martuar me Ana Gjuren në vitin 11 ku nga kjo martesë ka dy fëmijë, Noemi vajza e tij 7 vjec dhe djali i tij Mark ( e ka emrin e tradhëguar nga babai i Eduartit i cili ka vdekur) 6 vjeç.

Si te kujdesemi per lulet ne vere!

Jemi kthyer në këtë pjesë të tretë me studion tonë plot të mbushur me lule, sepse do të flasim pikërisht për to. Lulet gjithmonë duan një përkujdesje të veçantë por duan akoma më shumë kujdes në stinën e verës kur temperaturat bëhen më të larta. Për këtë do të flasim sot, për kujdesin që ato duan në stinën e verës, kur rrezikojnë lulet të thahen në këtë stinë, sa herë duhet ti ujitim. Për të folur për këto kemi në studio specialisten e luleve dhe mikeshën e programit tonë, Elvira Prençe.