“Kalojn’ ditët si ujërat e lumit”/ Devis Xherahu rikthen serenatën korçare

E kanë vendosur, dëshira e Devis Xherahut për 2024-ën: Duam të bëhemi tre!

Janë dy veta në familje, por duan të bëhen tre. Kjo është dëshira dhe plani i këngëtarit të njohur korçar, Devis Xherahut, të cilën e shprehu këtë të premte në emisionin “Rudina”, në Tv Klan.

Artisti ndodhet prej kohësh tashmë, në një marrëdhënie me ish-Miss Shqipërinë, Ertemiona Mejdanin, e duket se dashuria e tyre mund të kurorëzohet këtë vit edhe me një fëmijë.

Devis Xherahu: Siç na ke lënë. Kemi një plan të bukur për këtë vit. Të shikojmë tani, Zoti.

Rudina Magjistari: Çfarë plani?

Devis Xherahu: Epo të bëhemi tre. Të bëhemi tre pra, të bëhemi tre.

Rudina Magjistari: Okej, pra këtë vit e keni vendosur?

Devis Xherahu: Kemi një ide të tillë.

Rudina Magjistari: Super, më vjen shumë mirë.

Devis Xherahu: Kisha disa oferta në Suedi në fakt, për disa koncerte.

Gjithashtu, ai thotë se ky vit do të jetë i mbushur me projekte dhe koncerte, por do përpiqet që të marrë edhe ditë pushim për t’i kaluar me bashkëshorten e tij.

Devis Xherahu: I kombinoj, por kur jam me Ertemionën s’i kombinoj dot. Domethënë, dua të them stop një javë ose dhjetë ditë, të marrë pushime 10 ditë dhe të shkoj. Unë, edhe punë edhe kombinim, Ertemiona duke më pritur, nuk më pëlqen, kështu që dua t’i kushtoj kohën  e saj të pushimeve, siç ia kushtova këto pushime dimri.

Rudina Magjistari: Unë uroj që ne këtë vit ta marrim këtë lajm.

Devis Xherahu: Këtu do ta ndjekim, këtu do ta ndjekim.

Rudina Magjistari: Ta ndajmë edhe me teleshikuesit.

Devis Xherahu: Këtu, do Zoti i madh.

Rudina Magjistari: Uroj të bëhet dëshira juaj sa më shpejt realitet, kështu që ju uroj mbarësi dhe patshi një vit të mbarë. /tvklan.al


Syzet e realitetit virtual, si do të ndryshojë e ardhmja jonë?


Modë/ Lulet e flokëve: Trendi që “lulëzoi” në javët e modës

Rastësitë e bukura me numrin 13! Stilistja habit me faktin interesant rreth fëmijës së ardhshëm

Stilistja dhe blogerja, Katerina Zoto, ka qenë e ftuar këtë të premte në emisionin “Rudina” në Tv Klan, për të folur rreth aksesorëve të flokëve, ama në hyrje të programit, ajo na rrëfeu edhe një fakt shumë interesant në lidhje me shtatzëninë e saj. Zoto ndodhet në muajin e gjashtë e është në pritje të një vajze.

Ju rikujtojmë se stilistja, ka treguar më parë, në emisionin tonë, që ka një rastësi shumë të çuditshme me numrin 13, të cilën e konsideronte si numër fati. Datëlindja e partnerit të saj është me datë 13, dasmën e bëri në datë 13 gusht, ku veshi 13 fustane nusërie, ndërsa sot, tha se fëmija mund të lindë me datë 13 maj.

Këtë blogerja e quan: “Një rastësi shumë e bukur“.

Rudina Magjistari: Kemi dhe lajmin e bukur apo jo? Do të bëhesh mami shumë shpejt.

Katerina Zoto: Po, e një vajze.

Rudina Magjistari: Sa muajsh je?

Katerina Zoto: Jam diku tek 6 muaj.

Rudina Magjistari: 6 muajsh, më bëhet shumë qejfi për ty. Je e kënaqur që e ke vajzë?

Katerina Zoto: Shumë! E doja me se s’bën vajzë.

Rudina Magjistari: Sigurisht që jam kurioze të di, si po të lakon kjo periudhë e jetës tënde tani?

Katerina Zoto: Është një periudhë shumë, shumë e bukur, normalisht, siç ju ndodh të gjithëve. Por, meqenëse jam këtu, dua të them një fakt interesant sepse unë kam qenë këtu kur kemi folur për 13 fustanet e mia, si pasojë që unë kam ditëlindjen…

Rudina Magjistari: Ke bërë dasmën.

Katerina Zoto: Të gjitha 13 dhe kur shkojmë tek ekoja e parë, doktori na thotë që dhe vajza pritet të vijë me datë 13.

Rudina: Uau!

Katerina Zoto: Tani kësaj gjëje nuk i dihet normalisht, por që ishte një rastësi shumë e bukur.

Rudina Magjistari: Shumë e bukur dhe shumë e veçantë. I bie 13, i cilit muaj?

Katerina Zoto: Maj.

Rudina Magjistari: Me 13 maj. Muaj shumë i bukur, kështu që uroj të të shkojë gjithçka lehtë. /tvklan.al