Llambro Duni – Sizmolog
Linda Kalemi – Instruktore palestre / Ish-valltare e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve
Teuta Doci – Sipërmarrëse
Venera Xhillari – Eksperte sigurimesh për dëmet e mëdha nga shkaqet natyrore

Kryefjala e çdo diskutimi këtë fundjavë kanë qenë pikërisht lëkundjet e fuqishme të tërmetit që kanë prekur vendin tonë. Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 dhe intensitet 7 deri në 8 ballë, me epiqendër në Detin Adriatik, ka qenë ngjarja që ka tronditur dhe shkaktuar panik tek qytetarët.

Gjatë emisionit të sotëm “Rudina” në Tv Klan, vetë moderatorja Rudina Magjistari tregoi si e përjetoi tërmetin.

“Më është dukur toka sikur pluskonte mbi ujë”, u shpreh ajo, ndërkohë që shtoi se ndodhej në Kepin e Rodonit në momentin që ra tërmeti, një nga zonat që përjetoi goditjen më të fortë për shkak të afërsisë me epiqendrën.

“Mua më ndodhi që të isha disa kilometra larg Kepit të Rodonit. Isha jashtë dhe në përgjithësi kur je jashtë nuk e ndjen shumë tërmetin, por këtë herë e kam ndjerë tokën si të ishte një dyshek uji dhe toka shkonte fiks sikur ishte mbi ujë. Isha 1 ose 2 kilometra larg detit dhe kam ndjerë tokën të lëkundej deri në lëvizjen e fundit, derisa u shua tërmeti. Më është dukur toka sikur pluskonte mbi ujë, ishte shumë e frikshme. Ndoshta ishte zonë ranore dhe për këtë arsye e kam ndjerë kështu”, tregoi moderatorja.

Ndërkohë sizmologu Llambro Duni shtoi se kur ndodh një tërmet, vibrimi horizontal dhe vertikal është i pranishëm, por në zonat ranore të ngopura me ujë efektet janë më të larta.

“Kur ndodh një tërmet, vibrimi horizontal dhe vertikal është i pranishëm. Në zonat ranore të ngopura me ujë efektet janë gjithmonë më të larta”, tha Duni. 

Pas lëkundjeve të tërmetit të ditës së shtunë, një nga diskutimet ishte mbi forcën e tij. Lëkundjet e tërmetit shkaktuan polemika për shkallën e vlerësimit në Rihter apo në ballë. Por nga ndryshon shkalla Rihter nga ballët?

Kjo ishte një nga pyetjet që drejtuesja e emisionit “Rudina” në Tv Klan i drejtoi të ftuarit Llambro Duni. Sizmiologu foli mbi dallimin e dy njësive të matshme dhe shpjegoi se në Rihter jepet energjia që çlirohet në vatrën e tërmetit, ndërsa ballë është shprehja e energjisë në sipërfaqe, ajo çka ndodh në sipërfaqe.

Ai shtoi se Shqipëria është vend sizmik dhe duhet të mësohemi me këto efekte.

“Janë dy parametra që shprehin të njëjtën gjë. Në Rihter jepet energjia që çlirohet në vatrën e tërmetit, shprehet në parametra fizikë. Çdo instrument që regjistron një tërmet është në gjendje të masë edhe energjinë që ai çliron. Kur themi madhësia 5 sipas shkallës Rihter nuk ka vend për ballë, është 5 Rihter, kaq. Ballë është shprehja e energjisë në sipërfaqe, ajo çka ndodh në sipërfaqe, dëmet dhe efektet që lë. Ky tërmet që përjetuam ishte 7-8 ballë dhe në shkallë Rihter 5.8. Ne jemi një vend sizmik, e kemi harruar këtë. Të jesh vend sizmik do të thotë të mësohesh me këtë dukuri”, shpjegoi sizmiologu Llambro Duni./tvklan.al

Estela Ujka – Bloger

Xheni Keqi – Administratore e Kompanise Keqi Group
Ibadete Zika – Imazh I Kompanise Keqi Group