Rifillimi i shkolles/ Masat anti-covid dhe problematikat!

Kjo situatë është njësoj në të gjithë botën, ky është një viti pazakontë, sfidues dhe kërkon më shumë kujdes dhe përgjegjësi për të mbrojtur veten dhe të gjithë njerzit që duam. 

Një javë pas rifillimit të shkollës, në emisionin Rudina në Tv Klan, janë ftuar Zamira Gjini, Drejtorja e Përgjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ermelinda Hoxhaj gazetare e Klan Plus dhe Eneida Xhelili moderatore, ndërsa në lidhje Skype Isa Halilaj, Zv/ President i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë dhe në një lidhje direkte Bruna Laboviti,  psikologe për fëmijët.

Të ftuarit kanë folur për problematikat dhe shqetësimet që janë ngritur deri më tani.

Zamira Gjini, Drejtorja e Përgjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Arsimit, është shprehur se që ditën e parë të shkollës kanë rezultuar mësues me Covid-19 dhe i janë bërë tampona kolegëve apo nxënësve që kanë pasur kontakt.

Rudina Magjistari: Ka pasur disa raste të mësuesve të infektuar, cilat janë masat dhe çfarë ka ndodhur me këta mësues?

Zamira Gjini: Që në ditën e parë ne kemi pasur mësues të infektuar dhe mësues të izoluar për shkak të kontaktit me mësuesit e infektuar. Struktura shëndetësore e shkollës ka bërë tamponin për mësuesin që ka qenë i dyshuar dhe për të gjithë mësuesit e tjerë pasi kanë bërë gjurmimin, pra kë ka takuar ky mësues i infektuar.

Ata mësues që nuk janë paraqitur në shkollë, janë zëvendësuar me mësues të tjerë. Kjo nuk është e lehtë, sidomos për ata të ciklit fillor që duan mësuesin e tyre dhe gjejnë një mësues tjetër. Por këto janë kushte dhe ne kemi pasur për detyrë që t’i ofrojmë nxënësve mësuesin që të zhvillojë mësimin në ato kushte të reja. Në rast se fëmijët kanë pasur kontakt me mësuesin e infektuar, është bërë kontroll patjetër. /tvklan.al

A do t`i rikthehemi mesimit online?

Shkollat kanë filluar, me rregullat e reja për shkak të pandemisë. Nxënësit jo më si dukur tani ulen vetëm në banka e përvec librave i shoqërojnë në cdo moment maskat dhe desinfektuesit për duart.
Kjo situatë është njësoj në të gjithë botën, ky është një viti pazakontë, sfidues dhe kërkon më shumë kujdes dhe përgjegjësi për të mbrojtur veten dhe tëgjithë njerzit që duam. 

Një javë pas rifillimit të shkollës, ne sot do të flasim pikërisht për problematikat dhe shqetësimet që janë ngritur deri më tani.

Mes botes se modes dhe televizionit, Megi Ndrio rrefen karrieren ne Greqi!

Megi Ndrio është modelja shqiptare e cila u bë e njohur nga reality show GNTM. Karakteri i fortë, sensuale dhe tiparet e theksuara mesdhetare e bënë të tërhiqte vëmendje që në ditët e para si një nga vajzat lidere të emisionit.

Ajo ka lindur në Shqipëri dhe është larguar drejt shteti Helen në moshën 13-vjecare. Fillimet për të nuk kanë qenë aspak të lehta pasi ka rënë shpesh pre e bullizmit për shkak të prejardhjes. Por asnjëherë nuk është dorzuar. 

27 vjecarja është diplomuar në Angli për juriste, por ëndrra e nënës së saj e ka bërë që të merrej me modeling. Një tjetër pasion i Megit është dhe televizioni ku është angazhuar vitet e fundit krah emrave më të suksesshëm të moderimit  në Greqi.
Në muajin shkurt Megi Ndrio ishte pjesë e Paris Fashion Week ku sfiloi për disa kompani të njohura mode. Bukuroshja shqiptare tashmë i ka të qarta synimet e karrierës.  

Megi ka rrefyer se shkollen nuk e ka ndjekur sepse bullizohej nga shoket per shkak te gjuhes qe nuk e fliste mire dhe ka zhvilluar mesimin online.