Einxhel Shkira shperngulet ne Afrike: “Mund te jetoj atje edhe pergjithmone”.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë moderatorja e njohur Einxhel Shkira eë cila që nga muaji Qershor ka vendosur që të jetojë në Afrikë dhe të punojë aty. Ajo ka treguar se ka vendosur të jetojë në atë shtet dhe ia ka dalë që të ambjetohet. E pyetur nga moderatorja Rudina Magjistari nëse ajo do lidheshe me një afrikan, a do ishte dakort familja e saj, Einxhel u shpreh se nuk e kanë aspak problem, madje mamaja e saj i kërkon që të bëjë një fëmijë mulat .

Rudina Magjistari: Familja është e kënaqur që ke shkuar në Afrikë?

Einxhel Shkira: Po janë të kënaqur. Mami është një çikë me merak, më thotë po s’të pëlqeu ktheu, i thashë mami e kemi mbyllur këtë diskutim, tashmë jam me letra, leje pune.

Rudina Magjistari: E ka mami merakun që mund të dashurohesh me ndonjë djalë vendas atje dhe të mbetesh atje?

Einxhel Shkira: Edhe një vendase më pyeti, më tha nëse ti do dashuroheshe me një person familja jote do të të lejonte? Mu kujtua që mami im para disa muajsh, madje këtu tek ju kam diskutuar dhe pjesën e Kylie Jener dhe për vajzën e saj, mami im e adhuron vajzën e tyre. Ajo është një fëmijë që ka dalë nga një nënë e bardhë dhe një baba me ngjyrë dhe kur e shikon atë vajzë më thotë pse se bën dhe ti një kështu si kjo.

Kështu që nuk e besoj se do e kishte problem. I vetmi problem do ishte kjo përplasja kulturore, kushdo që do vinte në Shqipëri nuk do e gjente kulturën e vetë, unë do e kisha të vështirë të përshtatesha me familjen, me vjehrrën dhe vjehrrin aty, se jetës nuk i dihet asnjëherë.

Do ishte shumë bukur që ta gjeja dashurinë në Afrikë, do ishte tamam një histori e denjë për libër ose për film. /tvklan.al

Gatimet e vjeshtes: 2 receta te shijshme per amvisat nga Shef Fundim Gjepali.

Në këtë pjesë të dytë të programit do të kemi të ftuar një shef kuzhine shumë të njohur. Ai dallohet për gatimë e tij të vecantë kryesisht atë italiane pasi dhe vetë jeta e tij është e lidhur me këtë vend kur prej shumë vitesh ushtron profesionin e tij me Italise dhe Shqipërisë. Sot do të flasim për gatimet e vjeshtës por dhe për dy receta që i ai ka realizuar. Mirëpresim shefin e kuzhinës së “Padam” Fundim Gjepali.

“E hena e pare e dhjetorit”/ Libri i pare i Ledion Krisafit vjen me nje risi.

Në këtë pjesë të tretë të programit do të kemi të ftuar  një shkrimtar i cili duket që sjell një risi në letërsinë tonë. Ai vjen me romanin “E hëna e parë e dhjetorit” Një roman që përshkruan jo një ngjarje por një gjëndje. Se për cfarë bëhet fjale më gjatë kemi të ftuar autorin e librit, Ledion Krisafi.