#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Rudina Dembacaj për herë të parë me motrën, Jereda

Nis nesër TIFF/ Surprizat e edicionit të 20

Rezidenca studentore “Fole” çel dyert për të rinjtë në muajin tetor

“Mamaja s’më foli tre muaj”, Rudina Dembacaj flet për mbështetjen e motrës kur u lidh me Markun

Të gjithë e njohim Rudina Dembacaj, aktoren shumë të talentuar të humorit, por deri më tani nuk e njihnim kush ishte mbështetja e saj kryesore. Këtë të premte aktorja e humorit ishte e ftuar së bashku me  motrën e saj Jereda në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Rudina dhe Jereda kanë treguar për marrëdhënien e veçantë mes tyre. Ato kanë plot 9 vite diferencë dhe kanë qenë mbështetja kryesore e njëra tjetrës në momentet më kryesore të jetës së tyre.

Rudina tregon se për çdo gjë, që nga muzika veshja dhe vendimet e rëndësishme që ajo ka marrë në jetë, sytë i ka pasur te motra e saj e madhe Reda. Prej saj ajo ka mësuar shijet e muzikës, stilet e veshjeve e po ashtu ka marrë mbështetjen kur i është dashur të marrë vendime të rëndësishme. Një nga vendimet më të rëndësishme  për Rudinën ishte edhe lidhja e saj me Mark Frrokun, ajo e cilëson si një  situatë të komplikuar, ku nëna dhe pjesa tjetër e familjes nuk i flisnin, por motra e saj nuk ja kurseu mbështetje as këtë herë.

Rudina Magjistari: Kur u njohe me Markun dhe vendosët të keni një lidhje serioze, si ja ke treguar dhe çfarë të ka thënë motra jote?

Rudina Dembacaj: Të them të drejtën. Motra ime dhe një nga djemtë e xhaxhallarëve Iliri, kanë qenë të vetmit që më kanë folur, se as mami që po na ndjek tani, nuk më ka  folur për tre muaj me gojë.

Rudina Magjistari: Vërtet të kanë mbajtur qëndrim?

Rudina Dembacaj: Po më mbajtën qëndrim se u dukej një  gjë  e tmerrshme dhe motra ka qenë mbështetja kryesore , patjetër, hap pas hapi. Si ja thashë? U ula dhe i thashë unë e dua këtë njeriun, tani zgjidhe vetë. Edhe ika vazhdova.

Jereda Dembajcaj: Merrem unë me të tjerat   pastaj.

Rudina Dembacaj: Reda e kishte njohur Markun, por sidoqoftë ishte situatë e komplikuar. Shumë e komplikuar. Marku, tre fëmijët, unë goca, nuk ishte një bashkim kaq i thjeshtë, mosha jonë, statusi që kishim si unë dhe Marku, ishte pak e vështirë ta  kuptonin të gjithë. Por kjo nuk kishte asgjë të komplikuar përveç ndjenjave të mia që mund ti kuptonte vetëm Reda./tvklan.al

“I them amore”, motra e Rudina Dembacaj tregon si e ka marrëdhënien me Mark Frrokun

Rudina Dembacaj, aktorja shumë  e pëlqyer e humorit dhe motra e saj e madhe Jereda ishin këtë të premte të ftuara në emisionin  “Rudina” në Tv Klan. Ato kanë plot 9 vite diferencë dhe kanë qenë mbështetja kryesore e njëra-tjetrës në momentet më kryesore të jetës së tyre.

Rudina tregon se për çdo gjë, që nga muzika veshja dhe vendimet e rëndësishme që ajo ka marrë në jetë, sytë i ka pasur te motra e saj e madhe Reda. Prej saj ajo ka mësuar shijet e muzikës, stilet e veshjeve e po ashtu ka marrë mbështetjen kur i është dashur të marrë vendime të rëndësishme. Gjithashtu ato kanë folur për marrëdhëniet që ato kanë me bashkëshortët e njëra-tjetrës.

Rudina Dembacaj me bashkëshortin e Jeredës janë moshatarë dhe janë shumë shokë. Nga ana tjetër duket se edhe Jereda me Markun kanë një marrëdhënie të shkëlqyer aq sa i thërrasin njëri-tjetrit ‘amore’.

Jereda Dembacaj: Ngaqë rrinim gjithë kohën bashkë, hipnim në makinë  dhe iknim në Lezhë, se në Lezhë kishim prindërit atëherë. Këta i thoshin njëri-tjetrit vëmë këngët

Rudina Dembacaj: Ritfolk.

Jereda Dembacaj: Për “Ritfolkun”, vëmë shokët e klasës së Redës.

Rudina Dembacaj: Po se ne dëgjonim Stresin,  Noizyn me shokë, ndërsa për Redën vinim grupin “Ritfolk”.

Jereda Dembacaj: Kurse unë me Markun e kemi gjithashtu marrëdhënien shumë të mirë. Ne i themi njëri-tjetrit amore, sa e fortë mund të jetë! Gjithashtu bisedojmë shumë për shumë gjëra.

Rudina Dembacaj: Për fat të mirë Rudina, kohët  e fundit të gjithë të afërmit e mi më thonë të lutem mos ndrysho më burrë se ky po na përshtatet shumë./tvklan.al

“U shty prapë më duket”, Rudina Dembacaj tregon për planet e shtatzënisë

Aktorja e humorit Rudina Dembacaj ishte e ftuar këtë të premte së bashku me motrën e saj Jereda në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Dy motrat rrëfyen për marrëdhënien e ngushtë të tyre që prej fëmijërisë e deri tani.  Ato kanë treguar se përveç marrëdhënies së afërt me njëra tjetrën ato janë shumë të lidhura me vajzat e njëra tjetrës  si teze, madje Rudina ka edhe tatuazh me emrin e mbesës së saj.

Gjatë një interviste  ndryshe ato u pyetën se kush ka plane të afërta për t’u bërë nënë. Jereda me të qeshur u shpreh se jo, ndërsa Rudina e cila shpesh është komentuar në lidhje me një shtatzëni të mundshme u shpreh se me dashurinë që Marku ka për fëmijët është gjynah të mos e bëjë, por kjo do të vijë kur ajo të jetë gati pasi deri më tani ajo nuk ka qenë gati.

Rudina Magjistari: Cila prej jush e ka në plan të bëhet nënë për herë të dytë? apo të dyja?

Jereda Dembacaj: Unë me thënë të drejtën nuk e kam në plan.

Rudina Dembacaj: Kurse unë bëj sikur e kam në plan. Kjo është një temë që është diskutuar shumë mes meje  dhe bashkëshortit tim.

Rudina Magjistari: Po dhe portalet vdesin të të bëjnë pak shtatzënë.

Rudina Dembacaj: Në fakt me dashurinë që ka Marku për fëmijët shpesh herë më vjen keq mos ta bëj dhe një tjetër dhe do nisesha kryesisht nga Marku se Viktoria ka Hanën. Ato janë dy motra dhe nuk do nisesha me idenë mos e lë Vikin vetëm, por unë duhet ta ndiej njëherë të nevojshme se vetëm po e shtyjë këtë planin e fëmijës dhe gjynah nga Zoti ta diskutojmë kaq shumë. Kur të ndihem gati, ende nuk ndihem gati.

Mes batutave Rudina tregon edhe një situatë kur duke bërë plane të reja për karrierën e saj Marku, i cili dëshiron shumë të bëhet sërish baba, pasi e ka dëgjuar i ka thënë “u shty prapë më duket”.

Rudina Dembacaj: Po i flisja  Markut për një projekt që kam tani në teatër dhe pas projektit në teatër zhvillova një bisedë për  shtatorin tjetër dhe Marku më tha “bravo zemër të lumtë, u shty prapë fëmija më duket”/tvklan.al