#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Të ftuarit: Blendi Fevziu, Marieta Karagjozi, Armand Bora, Kristian Koroveshi, Xhoana Karaj

The Guardian: “Enver Hoxha” i Blendi Fevziut ndër 10 librat më të mirë

31 pyetje për Blendi Fevziun

Pasditen e së martës, Blendi Fevziu ishte i ftuar në “Rudina” në Tv Klan për të folur mbi suksesin e librit të tij “Enver Hoxha”, i përzgjedhur nga “The Guardian” si një ndër më të mirët lidhur me regjimin komunist. Gazetari rrëfeu ngjarje historike, zbuloi projekte të reja ndërsa iu përgjigj edhe “31 pyetjeve” të rezervuara për të. Detaje të jetës së përditshme, momente familjare, sfida, kujtime dhe qëllime për të ardhmen, të gjitha të përmbledhura në një intervistë tepër interesante.https://www.youtube.com/embed/c_xiZ0UCwro

Rudina Magjistari: Intervista e parë në karrierën tënde si gazetar, cila ka qenë? E mban mend?

Blendi Fevziu: Ka qenë një intervistë në gazetën “Studenti”, që ma ka bërë kryeredaktori i gazetës “Studenti” në atë kohë, lidhur me një rubrikë që unë dhe Ben Blushi bënim.

Rudina Magjistari: Si e menaxhon Blendi stresin? Se gazetaria është një profesion që ka shumë stres.

Blendi Fevziu: Tani kam eksperiencë dhe arrij ta menaxhoj, natyrisht ka shumë stres. Por e menaxhoj me eksperiencë. Tani  nuk më shqetëson asgjë. Vjen një moshë që ti e kupton se tensionet, gjërat i kalon me mospërfillje dhe të tjerët që mundohen të stresojnë e kuptojnë se ty s\të prek kjo dh eheqin dorë.

Rudina Magjistari: Këshilla më e mirë që do i jepje Blendit 19-vjeçar.

Blendi Fevziu: Çdo njeriu i jap të njëjtën këshillë, ndiq pasionin tënd, të njëjtën gjë i them edhe vajzës time. Unë mund të jap këshilla për çdo gjë që më pyet, por në fund ndiq instinktin. Njeriu duke ndjekur pasionin dhe instinktin e tij mund të gaboj shumë herë, por 19 vjeç le të gaboj sa herë të dojë.

Rudina Magjistari: Por jo çdo 19-vjeçari, vetes tënde 19-vjeçar duke pasur parasysh se si të ka ikur jeta. Për çfarë ke qenë i shqetësuar kur ke qenë 19 vjeç dhe çfarë në fakt të ka dalë ndryshe?

Blendi Fevziu: Unë nuk kam qenë i shqetësuar as 19 vjeç, ka qenë i shqetësuar im atë, i cili vazhdimisht thoshte mos shko në shkollë të lartë se do mbarosh, do të hedhin në veri, do ngelesh andej, rri këtu. Unë i thosha punë e madhe, diçka do ndodhi. Edhe ndodhi. Kam bërë gjithçka si e kam dashur. Familja ime iku në Amerikë, unë nuk ika ndejta në Shqipëri. Për çdo gjë që kam bërë, tani që e mendoj nuk jam bërë pishman. A ka gjëra që mund t’i bëja më mirë? Sa të duash, por nuk ka gjë që nuk përmirësohet.

Rudina Magjistari: Cili është pseudonimi me të cilin të kanë thirrur në fëmijëri?

Blendi Fevziu: Në gjimnaz më thërrisnin Butragenio, ishte emri i një futbollisti spanjoll. Ndoshta për ngjashmëri fizike në fytyrë.

Rudina Magjistari: Po ndërkohë luaje futboll?

Blendi Fevziu: Jo, jo, luaja si gjithë të tjerët, por jo me klasat sportive që njiheshin në atë kohë.

Rudina Magjistari: Cila është pija e preferuar e Blendi Fevziut?

Blendi Fevziu: Vera e kuqe.

Rudina Magjistari: A bën trajtime estetike Blendi Fevziu?

Blendi Fevziu: Jo, jo. Vetëm nëse fusim masazhet kur jam me udhëtime.  Megjithatë i vlerësoj maksimalisht njerëzit që kujdesen për veten.

Rudina Magjistari: Cili është filmi i fundit që ke parë?

Blendi Fevziu: Unë fokusohem më shumë në filmat historik. Së fundi kam riparë një nga filmat më të jashtëzakonshëm Abraham Lincoln. Është një film fantastik që tregon se si qenia njerëzore transformohet në dispozicion të idesë së tij. Abraham Lincoln, një nga njerëzit më të ndershëm të historisë së botës, arriti të merrte përmes ryshfeteve dhe makinacioneve, të blinte vota për të miratuar një nga ligjet më të rëndësishme, abrogimin e skllavërisë.

Rudina Magjistari: Shteti i parë i huaj që ke vizituar?

Blendi Fevziu: Italia.

Rudina Magjistari: Cila është ëmbëlsira jote e preferuar?

Blendi Fevziu: Bakllavaja.

Rudina Magjistari: Cili është një objektiv që ke vendosur për të ardhmen tënde tani që flasim?

Nuk kam një objektiv, një objektiv që kam pasur është të shkruaj këtë librin “Tirana e nonës”. Do shkruaj edhe një libër për të gjithë atë që quhet karriera ime, por do ketë kohë deri atëherë. Nëse quhet objektiv, dua të vizitoj sa më shumë vende.

Rudina Magjistari: Ngjyra jote e preferuar?

Blendi Fevziu: Bluja.

Rudina Magjistari: Cila është gjëja më e bukur që të kanë mësuar vajzat?

Blendi Fevziu: Të kthehem në shtëpi me qejf. Është tjetër entuziazëm kur shkon në shtëpi e të pret vajza përjashta.

Rudina Magjistari: Më thuaj emrin e dikujt që e konsideron si ikonë të gazetarisë?

Blendi Fevziu: Mua një nga njerëzit që më ka mahnitur me gazetarinë e ti ishte Kurcio Malaparte, ai është mes gazetarisë dhe letërsisë. Ka qenë aktiv në luftën e dytë botërore. Janë mahnitëse reportazhet dhe librat e tij.

Rudina Magjistari: Momenti më i vështirë në karrierën tënde?

Blendi Fevziu: Momenti më i vështirë, më duket se e kam thënë diku, nuk jam shumë i sigurt, ka qenë një moment, kur ime më ndërroi  jetë në Boston në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. U deshën 6-7 ditë që të vinte trupi i saj. Ne shkuam bëmë varrimin, të pasnesërmen duhet të nisesha për në Kosovë sepse kisha lënë një intervistë shumë të rëndësishme me Hashim Thaçin që në atë kohë u akuzua nga Dick Marty për këtë gjë që po gjykohet sot. Kisha lënë një intervistë me të, ndërkohë që 4 ditë kisha futur emisione të regjistruara sepse duhet të rrija në shtëpi të prisja njerëz.

Atë ditë kur po bëhesha gati të nisesha më thanë që daja i mamit, njeriu që më kishte rritur, që rrinte në shtëpi po me ne aty, kishte ndërruar jetë dhe ai. Ishte një dilemë e tmerrshme sepse ndërkohë u detyrova të mbaroj të gjitha gjërat, mora në telefon, thashë nëse mund të më vini një eskortë policie në pjesën e Kosovës se rruga jonë ishte bërë ndërkohë, mund të shkoje. Ata më vunë në fakt një eskortë dhe unë kam arritur 4 minuta para emisionit, por imagjino se si mund të shkojë njeriu në emision kur një ditë para ka varrosur nënën, një ditë tjetër njeriun më të afërt, megjithatë ndonjëherë ti e kupton që raporti me detyrën është i tillë që ti nuk mund të shkosh. 

Këtë  gjë ua them shpesh të tjerëve, sa e thjeshtë duket kur ti e sheh nga jashtë, por ti ka ditë që je me 40 temperaturë dhe duhet të jesh atje në studio sepse ti s’mund ta lësh studion bosh. Në 25 vjet e gjysmë unë s’kam munguar asnjë ditë të vetme. Ti mund të kesh ditë që mund të jesh i mërzitur, ti mund të kesh shqetësimet e tua personale, ti mund të kesh shqetësime familjare, ti mund të kesh lodhje fizike. Me 40 kam hyrë në studio, marr një gjë për të më ulur tensionin, duhet të rri edhe në këmbë. Kam qëlluar që i kam thënë stafit më vini një stol që të paktën mos të ndiej lodhjen ose mos të më merren mendtë dhe askush që është përballë televizorit nuk do t’ia dijë fare për këtë, si je ti, si s’je ti dhe ti gjykohesh.

Rudina Magjistari: Cila është motoja që ë ka shoqëruara gjatë gjithë jetës tënde?

Blendi Fevziu: Motoja që puna shpërblen gjithçka.

Rudina Magjistari: Cilët janë tre fjalët me të cilat do përshkruaje jetën në Shqipëri?

Blendi Fevziu: E vështirë, shumë eksituese në kuptimin pozitiv të fjalës pasi ti je gjithë kohës duke u përballur me sfida dhe e treta shumë më komode se në vendet e tjera. Të paktën për mua.

Rudina Magjistari: Gjuha e huaj që flet më mirë?

Blendi Fevziu: Mes italishtes dhe frëngjishte, por edhe anglishtes. Italishten besoj më mirë.

Rudina Magjistari: Si i ke mësuar këto gjuhë?

Blendi Fevziu: Për frëngjishten kam bërë disa leksione, diku 6 muaj. Italishten e kam mësuar nga televizori si pjesa më e madhe e shqiptarëve, anglishten me vesh, nga udhëtimet.

Rudina Magjistari: Ke mbajtur kafshë shtëpiake?

Blendi Fevziu: Asnjëherë. Nuk jam shumë fans i kësaj. Sepse duhet të kujdesem dhe nuk kam kohë që të merrem unë dhe me to.

Rudina Magjistari: Piktura më e shtrenjtë që ke në shtëpi?

Blendi Fevziu: Nuk e di pikturën më të shtrenjtë se duhet të marrin vlerësim nga specialist, por kam një pikturë që ka një vlerë shumë të madhe personale për mua, është një pikturë që quhet “Kënga Labe”, e Maks Velos. Ajo është një nga 4 pikturat që i mbijetoi arrestimit të Maks Velos dhe djegieve të pikturave nga sigurimi i shtetit sepse Maksi e kishte lënë në shtëpinë e Kadaresë. Kur Maksi doli nga burgu pas 8 vitesh Kadare e thirri në shtëpi dhe ia ktheu. Unë i shkova Maksit, por ai nuk e shiste. Unë i thashë, “Maks një ditë ndoshta do vdesësh dhe nuk dihet se ku do shkoj piktura”. Ai më tha merre me një çmim shumë të lartë, por e mora dhe e mbaj në dhomën e ndenjes. Emocionalisht kjo ka një vlerë më të madhe për mua.

Rudina Magjistari: Shenja e horoskopit?

Blendi Fevziu: Demi.

Rudina Magjistari: Ku i mban shënimet në bllok apo në telefon?

Blendi Fevziu: Shënimet i mbaj në  telefon tani, por kur bëj mbledhje mbaj gjithmonë një bllok dhe një stilolaps ku bëj skemën e emisionit. Shënimet i mbaj në celular. Shkrimi me stilolaps ka tjetër efekt. Por për të shkruar shkruaj në iPad, edhe librin fizik e kam shmangur se lexoj në iPad.

Rudina Magjistari: Ke shkruar ndonjëherë poezi?

Blendi Fevziu: Po, patjetër. Po të më kishe thënë më herët do të kisha sjellë një poezi nga fakulteti.

Rudina Magjistari: Ku e shikon veten pas një dekade?

Blendi Fevziu: Ky është një vend ku parashikimet nuk të ecin. Më mirë mos parashiko.

Rudina Magjistari: Të pëlqen më shumë të bësh surpriza, apo të marrësh surpriza?

Blendi Fevziu: Në përgjithësi nuk i kam qejf as kur i bëj as kur mi bëjnë, më duket si diçka e kërkuar.

Rudina Magjistari: Çfarë nuk mungon kurrë në tryezën tënde të vaktit të mëngjesit?

Blendi Fevziu: Unë në fakt pi vetëm kafe në mëngjes. Kafja nuk mungon kurrë.

Rudina Magjistari: Fototja që mban në wallpaper-in e telefonit tënd?

Blendi Fevziu: Me gocën, kur ka qenë pa mbushur një vjeçe dhe me gocën e madhe. Kjo foto është bërë në ditën e ditëlindjes sime në 2016. Goca ishte e vogël fare s’kishte mbushur 6 muaj, me gocën e madhe dhe e kemi bërë në verandën e shtëpisë.

Rudina Magjistari: Cili është personaliteti i historisë me të cilin do kishe dashur të bëje një intervistë?

Blendi Fevziu: Personazhi absolut që më ka ndikuar në jetën time…po i bëj katër, por shkurt fare. Personazhi që më ka mahnitur në fëmijërinë time dhe të cilit i dija çdo detaj të karrierës së tij, është Napoleon Bonaparte. Është absolutisht një personazh që ka ndryshuar historinë e globit dhe një prej gjenialiteteve që kanë lëvizur. Një personazh i dytë shumë interesant është Winston Churchill, mënyra si ka lëvizur, por edhe jeta që bënte jo vetëm arritjet politike. I treti Ronald Regan. Nuk e harroj kurrë, ditën që u zgjodh President mua më kishte zënë gjumi, im at erdhi, ishte shumë entuziast erdhi te krevati dhe më tha u zgjodh Ronald Regan. Unë nuk e kuptova mirë se isha përgjumësh, të nesërmen i thash ç’është ky President me këtë emër. Xhimi e kishte më kollaj. Por më pas e kam parë se ishte një presidenti i jashtëzakonshëm. I vendosur më shumë se i jashtëzakonshëm. Këta janë tre personazhe që më kanë intriguar më shumë, mes tyre ishte edhe Margaret Thecher.

Rudina Magjistari: Doja ta mbyllja me një pyetje për televizionin. Si e gjykon ti mënyrën se si bëhet televizion në Shqipëri? Duket sikur ka një përplasje zhanresh, duket sikur ka hapësirë për të gjithë. Ti si e gjykon?

Blendi Fevziu: E para ka një transformim ë fortë të mënyrës së komunikimit, rrjetet sociale, mediat online, bota po vjen duke u specializuar. Që do të thotë 4-5 televizione të mëdha CNN, BBC, Russia Today, Al Jazeer, po mundohen të shtrihen në nivel global për të mbuluar lajmin, ndërkohë televizione të tjera po shkojnë drejt PayTV. Ky është një lloj transformimi i madh. Shqipëria ka një kaos të numrit shumë të madh të televizioneve që qarkullojnë, i cili vjen në një kohë kur ajo torta e madhe po vjen duke u reduktuar. Unë nuk e kuptoj se cili është qëllimi i kaq shumë televizioneve. Relativizmi i gjësë është shumë më dramatik se censurimi i gjësë. Kjo do të thotë se duke e relativizuar të vërtetën, duke e relativizuar lajmin me shumë emisione dhe studio, i humb vlerën reale që ai ka. Në këtë aspekt kemi një situatë kaosi. Megjithatë televizioni është shumë i fortë.

Një pjatë nga qytetet e Shqipërisë: “Osa gjirokastre”

“Luba – një histori tragjike dashurie”/ Për herë të parë një playbac theater

Libri që nuk donin ta publikonin, “Enver Hoxha” nga Blendi Fevziu sot i përkthyer në 12 gjuhë të botës

I renditur nga “The Guardian” si një 10 librat më të mirë për të lexuar për periudhën e “Perdes së Hekurt” , libri i Blendi Fevziut, “Enver Hoxha” shënoi suksesin e radhës. Gazeta prestigjioze e përshkroi si një “libër tronditës”, ndërsa situata e Luftës së Ftohtë në vend ka qenë gjithnjë një enigmë dhe mister.

Blendi Fevziu ka mundur ta zbërthejë dhe shpalosë mjeshtërisht në librin e tij, suksesi i të cilit vijon të ndihet edhe 9 vite pas botimit.  Përjetimin dhe domethënien e kësaj arritjeje në karrierë, Fevziu e përshkruan në një intervistë për “Rudina” në Tv Klan ku ndan të gjitha peripecitë e hasura gjatë botimit që duket se do ishin vetëm parapritë për një sukses të tejskajshëm dhe i përkthyer në 12 gjuhë të botës.

Blendi Fevziu: Befasimi i parë ka qenë sepse është interesant edhe historia e botimit, me të u mor më shumë personi që unë kisha kontaktuar në atë kohë, Robert Elsie, i cili kishte njohje me shtëpitë botuese,  e kaloi librin. Historia është shumë e bukur sepse në momentin e parë shtëpia botuese tha nuk mund ta publikojmë librin dhe Elsie kishte këmbëngulur sepse unë s’kisha ndonjë kontakt me ta. Kërkoi pse-në sepse sipas tij ishte një libër që i qëndronte standardeve të botimit. Atëherë shtëpia botuese në konfidencë i tha që recensioni që ne kemi marrë është një recension që tregon që ka problematika libri. Elsie këmbënguli që ta shihte dhe shtëpia botuese u detyrua që t’ia çonte pa emrin e recensionistit. Kur ia çoi, ne vumë re që në recension faktet që argumentoheshin për mosbotimin ishin e kundërta e atyre që ekzistonin në libër.

Rudina Magjistari: Cilët, për shembull?

Blendi Fevziu: Thoshte që në libër thoshte që Enver Hoxha ka qenë homoseksual, ndërkohë që kjo nuk vërtetohet, kur unë në libër them krejt të kundërtën, që asnjëherë nuk është vërtetuar kjo gjë. Këto sentenca, këto pjesë të paragrafëve nga libri që binin në kundërshtim me atë që thoshte recensioni, ia çoi Robert Elsie shtëpisë botuese. Shtëpia botuese çoi një email të cilin e ruaj akoma ku kërkonte shumë falje, thoshte ka ndodhur diçka e paprecedentë për ne kështu që do detyrohemi t’ia çojmë një eksperti britanik të Imperial World Museum i cili e njeh mirë historinë komuniste. Recensioni i dytë që erdhi, unë e mora, ma dha po ashtu Elsie, ishte shumë më pozitiv dhe shtëpia botuese vendosi ta botonte librin.

Recensionisti i parë ishte një kanadez i cili pak kohë më vonë, si pasojë e ndërhyrjeve të Elsie, i cili kontaktonte me të, nuk e di, kërkoi falje dhe tha që unë nuk pata kohë ta lexoja librin duke qenë se shtëpia botuese nuk ma kishte nisur, iu referova një historianeje në Tiranë që të më çonte ca piketa nga libri. Historiania nga Tirana i kishte thënë diçka krejt të kundërt pa e lexuar librin. Vetë historiania kishte  mbledhur çfarë kishte parë nëpër gazeta, ia kishte çuar, ai i kishte përkthyer në anglisht dhe i kishte bërë.

Pasi shtëpia botuese e publikoi librin, javën e parë të daljes së tij ajo që më bëri  përshtypje ishte që “BBC World Service” i kushtoi një rubrikë në versionin radio për rreth 7 minuta ku mori Robert Elsie atëherë që e pyeti. Menjëherë pas kësaj filluan të vijnë artikuj pas artikujsh, “The Guardian”, “Gazeta Letrare” britanike që është një nga më prestigjiozet në botë, “History Today” etj. Shtëpia botuese e ka ribotuar 4 herë librin në Britaninë e Madhe, është botuar deri më tani, unë kam identifikuar 11 gjuhë por edhe në gjuhë të tjera, por të drejtat e botimit në gjuhë të huaj i ka shtëpia botuese britanike.

Blendi Fevziu: Të ishte për sistemin komunist do isha mësues Letërsie në Pukë

Një nga gazetarët më të mirë me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në këtë profesion sa duket se është rruga e vetme e përcaktuar për Blendi Fevziun. Megjithatë, koha kur ai ndoqi ëndrrën  ishte me rënien e sistemit komunist, të cilin e ka përshkruar më së miri në librin e tij, “Enver Hoxha”. Në një rrëfim për “Rudina” në Tv Klan, ku ndalet edhe në vështirësitë e kufizimet e këtij sistemi, Fevziu përpiqet ta imagjinojë veten edhe në një profesion tjetër, të përcaktuar nga regjimi, i cili do të ishte larg suksesit që njohim sot.

Blendi Fevziu: Në atë sistem nuk vendosje ti, të vendosnin ata. Unë kisha pasion letërsinë, më pëlqente letërsia.

Rudina Magjistari: Nëse sistemet nuk do kishin ndryshuar, çfarë do bëje ti?

Blendi Fevziu: Do isha mësues letërsie në Iballë të Pukës, aty më hodhën ditën e fundit.

Rudina Magjistari: Po mirë, do ishe përpjekur me miqësi, me njohje, me një gjë diku do kishe dalë.

Blendi Fevziu: Po nuk e di tani me çfarë, atëherë çfarë duhet të isha? Normalisht duhet të isha mësues letërsie në Iballë të Pukës, mund të isha në burg, nuk e di.

Rudina Magjistari: Do synoje Tiranën, s’besoj që do rrije atje.

Blendi Fevziu: Kjo nuk varej nga unë, prapë kjo varej nga shteti.

Rudina Magjistari: Do synoje një transferim në Tiranë.

Blendi Fevziu: Kjo nuk varej fare nga aftësia personale, kishte gjëra që ai sistem i kishte të ndara.

“Po punoj me dy projekte paralelisht”, Blendi Fevziu zbulon risitë në karrierë

Publikimet e librave interesantë dhe me vulën e garantuar të suksesit nga Blendi Fevziu do të vijojnë të jenë pjesë e stendave të librarive. Në intervistën për “Rudina” në Tv Klan, gazetari zbulon se në planet e tij janë tre libra, dy prej të cilëve në formatin e albumeve që i përkasin dy tematikave të ndryshme. Libri i tretë është një projekt në vazhdim për një prej pasioneve më të njohura të Fevziut, udhëtimet.

Blendi Fevziu: Jam duke shkruar 2-3 gjëra. Po punoj me dy projekte paralel. Një album për 25 vitet e emisionit “Opinion” që i mbusha verën e kaluar që do të jetë foto me tekst për të shpjeguar momentet, që në njëfarë mënyre është edhe një historik i këtyre 25 viteve në Shqipëri dhe po shoh mundësinë të ndërtoj një album me 100 foto që kanë bërë historinë e Shqipërisë,me tekstin përshkrues, që është si të thuash, një rishikim i historisë së Shqipërisë përmes fotove.

Ndërkohë, kam një libër që e kam nisur, por e kam lënë pezull në varësi të zhvillimeve, që lidhet me udhëtimet. Domethënë me udhëtimet që unë kam bërë nëpër botë, me raportin si udhëtar. Raporti si udhëtar është shumë i ndryshëm në raportin me të turistit dhe i ndryshëm me atë të njeriut të zakonshëm.

Gjatë vitit 2022, Fevziu thotë se ka vizituar 12 vende të reja ndërsa në planet e 2023 janë Mauritania dhe Mali, dy destinacione të vështira, por shumë intriguese për gazetarin.

Momenti më i vështirë i Fevziut: Kur varrosa nënën, të nesërmen njeriun më të afërt

Në rubrikën e “31 pyetjeve” në “Rudina” në Tv Klan, Blendi Fevziu i përgjigjet të gjitha kureshtjeve për detaje të vogla lidhur me jetën e karrierën e tij, por ndalet edhe në  momentet e mëdha. Këto nuk janë  gjithnjë të bukura, madje shpesh janë të vështira e kërkojnë një forcë të madhe emocionale e psikologjike për të vazhduar të jesh i pranishëm në ekran edhe kur pëson humbje të mëdha.

Blendi Fevziu: Momenti më i vështirë, më duket se e kam thënë diku, nuk jam shumë i sigurt, ka qenë një moment, kur ime më ndërroi  jetë në Boston në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. U deshën 6-7 ditë që të vinte trupi i saj. Ne shkuam bëmë varrimin, të pasnesërmen duhet të nisesha për në Kosovë sepse kisha lënë një intervistë shumë të rëndësishme me Hashim Thaçin që në atë kohë u akuzua nga Dick Marty për këtë gjë që po gjykohet sot. Kisha lënë një intervistë me të, ndërkohë që 4 ditë kisha futur emisione të regjistruara sepse duhet të rrija në shtëpi të prisja njerëz.

Atë ditë kur po bëhesha gati të nisesha më thanë që daja i mamit, njeriu që më kishte rritur, që rrinte në shtëpi po me ne aty, kishte ndërruar jetë dhe ai. Ishte një dilemë e tmerrshme sepse ndërkohë u detyrova të mbaroj të gjitha gjërat, mora në telefon, thashë nëse mund të më vini një eskortë policie në pjesën e Kosovës se rruga jonë ishte bërë ndërkohë, mund të shkoje. Ata më vunë në fakt një eskortë dhe unë kam arritur 4 minuta para emisionit, por imagjino se si mund të shkojë njeriu në emision kur një ditë para ka varrosur nënën, një ditë tjetër njeriun më të afërt, megjithatë ndonjëherë ti e kupton që raporti me detyrën është i tillë që ti nuk mund të shkosh. 

Këtë  gjë ua them shpesh të tjerëve, sa e thjeshtë duket kur ti e sheh nga jashtë, por ti ka ditë që je me 40 temperaturë dhe duhet të jesh atje në studio sepse ti s’mund ta lësh studion bosh. Në 25 vjet e gjysmë unë s’kam munguar asnjë ditë të vetme. Ti mund të kesh ditë që mund të jesh i mërzitur, ti mund të kesh shqetësimet e tua personale, ti mund të kesh shqetësime familjare, ti mund të kesh lodhje fizike. Me 40 kam hyrë në studio, marr një gjë për të më ulur tensionin, duhet të rri edhe në këmbë. Kam qëlluar që i kam thënë stafit më vini një stol që të paktën mos të ndiej lodhjen ose mos të më merren mendtë dhe askush që është përballë televizorit nuk do t’ia dijë fare për këtë, si je ti, si s’je ti dhe ti gjykohesh.

Brenda celularit të Blendi Fevziut, gazetari zbulon fotografinë që mban në sfond

“31 pyetjet” e programit “Rudina”në Tv Klan zbuluan një mori detajesh interesante për Blendi Fevziun. Shenja e tij e horoskopit është Demi, dikur shkruante poezi ndërsa kafeja është shoqëruesja e tij e përhershme në mëngjes. Mes të tjerash, gazetari tregoi edhe diçka tjetër interesante, fotografinë në sfondin e tij të celularit.

Blendi Fevziu: Me gocën kur ka qenë pa mbushur 1 vjeç dhe me gocën e madhe.

Rudina Magjistari: Besoj që askush s’kishte pikë dyshimi për këtë, por jam kurioze të shohim foton sepse me siguri ka kuriozitet.

Blendi Fevziu: Kjo është foto e bërë ditën e ditëlindjes time në 2016, që i bie gati sa është, gati 7 vjet tani. Goca ishte e vogël fare, s’kishte mbushur, gati 6-muajshe e pak, goca e madhe dhe e kemi bërë në verandën e shtëpisë.

“Kërkonin parajsën në Shqipëri dhe gjetën ferrin”, regjisori për shfaqjen “Luba”: Detyrim ndaj atyre grave

Një shfaqje krejt ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shikojmë është dhënë para pak ditësh në Teatrin Kombëtar Eksperimental. Bëhet fjalë për shfajen “Luba- Një histori tragjike dashurie”, e shkruar nga Ylljet Aliçka dhe me regji të Armand Borës, i cili e ka sjellë shfaqjen në formën “playback thetar” formë e parealizuar më parë në Shqipëri.

Regjisori Bora ishte i ftuar këtë të martë në emisioni “Rudina”, ku ka treguar më tepër rreth shfaqjes dhe formën në të cilën ai e ka sjellë, ai ka treguar se kjo është një formë e cila para se të merrte formën artistike është përdorur si metode terapeutike. Gjithashtu ai ka shtuar se historinë që ka vënë në skenë e ka parë si një lloj detyrimi ndaj gjithë atyre grave që kanë patur një fat të ngjashëm me personazhin Luba, të cilat lanë atdheun e për të gjetur lumturinë në Shqipëri, por këtu gjetën vetëm ferrin.

Rudina Magjistari: Çfarë është një “playback theater” për ta kuptuar Armand?

Armand Bora: Është e  vërtetë, ndoshta kësaj radhe ajo që tërhoqi vëmendjen më të madhe është forma, “playback theater”. Për herë të parë kjo formë teatrore eksperimentohet në Shqipëri, prej vitit 75 është krijuar si një formë e mirëfilltë teatrore dhe janë rreth 200 kompani në botë që operojnë në këtë lloj forme. Interaktiviteti me publikun është thelbi i kësaj forme, por kërkon aktor të aftë të improvizojnë në momentin që  dëgjojnë një histori, disa fjalë kyçe, menjëherë historia e tyre arrin të krijojë skena të zhvillojë dialogë të krijojë konflikte, të krijojë personazhe. Kërkon një lloj aktori jo të edukuar me atë metodën tradicionale riprodhuese por kërkon një aktor më fleksibël, me kulturë të madhe me eksperiencë jetësore.

Rudina Magjistari: Kur themi intervenon me publikun, cili është roli i publikut në këtë rast.

Armand Bora: Forma klasike është se është  krijuar si teatër terapeutik. Ka qenë nevoja për të trajtuar njerëz me problem të ndryshme, me varësi të ndryshme, ata rrëfenin përjetimet dhe historitë e tyre dhe I shikonin të realizuara nga aktorët, në këtë moment vendoseshin në momentin e regjisorit, duke këshilluar aktorët se si duhet të vepronin njerëz me këto probleme dhe ata kalonin një katarsis. Nga kjo formë mjekësore, kaloi në formë më artistike ku personi që rrëfen historinë nuk është më një qytetar i zakonshëm apo problematik por dikush që është i përgatitur për të sjellë një histori.

Rudina Magjistari: Pra në çdo shfaqje kemi histori të ndryshme, apo publiku që inteferon është i njëjti?

Armand Bora: Në rastin tonë ne kemi ruajtur formën, por kemi të njëjtën histori.  Është trajtuar forma e “playback theater”. Aventurë e bukur do ishte të sillnim histori të ndryshme, por kësaj here i kemi mëshuar përmbajtjes. Unë mendoj se ka qenë detyrim i madh i shoqërisë shqiptare për të trajtuar historinë e këtyre grave, të cilat lanë atdheun e tyre e menduan të ndërtonin Parajsën e tyre në Shqipëri dhe gjetën ferrin.  Ka qenë një detyrim që në një farë mënyre televizioni, dokumentar të ndryshëm, apo letërsia, e kanë kthyer mbrapsht, ndërsa teatrit i ka munguar një personazh i tillë në skenë. Jam shumë i lumtur që në një farë mënyre edhe teatri e ka kthyer këtë lloj detyrimi ndaj kësaj kategorie grash që kaluan jetë të dhimbshme. Ju si televizion keni bërë disa emisione për këto gra që tashmë shoqëria shqiptare e njeh./tvklan.al