Ne skype nga Zimbabve/ Udhetimi ekzotik i Blendi Fevziut ne Afriken e Jugut.

Duke ndërruar temë, do të shkojmë tani nëpërmjet një lidhje direkte në Afrikën e Jugut.

Personazhi i cili do të na prezantojë me turin e tij i cili këto ditë ndodhet në Afrikë është gazetari i njohur Blendi Fevziu i cili herë pas herë ka ndarë me ne pasionin e tij për të zbuluar vende të ndryshme botës që mbartin histori, argëtim dhe por edhe relaks. E sot do të zhvendosemi në një kontinent, siç është Afrika shumë interesant dhe intrigues. Në turin e tij ai sot do të ndajë me ne përeshtypjet dhe çfarë ka gjetur në këtë vend. Sigurisht drejtpërdrejt do të na tregojë dhe pozicionin saktë duke na treguar live se ku ndodhet Blendi Fevziu.

“Eurovison 2021”, gjithçka ndodhi kete edicion ndryshe.

Enada Hoxha: Ju prezantoj Gjirokastren nepermjet 3 klipeve artistike.

Në këtë pjesë të dytë të programit do të ndalemi në Gjirokastër, një vend ku shpesh është përzgjedhur nga artistë të shumtë brenda dhe jashtë vendit për karakteristikat e veçanta të arkitekturës por jo vetëm. Një tjetër projekt shumë i veçantë e prezanton Gjirokastrën në 3 klipe te shkurtra artistike duke e promovuar atë me karakteristikat e saj unike piktoreske dhe arkitektonike. Janë koreografët dhe balerinët Enada Hoxha dhe Gerd Vaso së bashku me artistë DJ të cilët sjellin tingujt te muzikës së njohur shqiptare te trajtuara ne gjuhe moderne.