#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Në studio: Ylli Baka, Ledia Sulaj, Liesa Haxhiasllani

Përlotet Ylli Baka, një këngë dedikim për Arben Dukën: “Thesari i Gjuhës Shqipe”

Një bisedë ndryshe, zonjat e publikut pyesin Ylli Bakën

Gjatë intervistës në “Rudina” në Tv Klan, Ylli Baka u gjend përpara pyetjeve të zonjave të publikut. Duke qenë se shpesh në daljet e tij ai i drejtohet publikut, këtë herë ky i fundit mori rolin e ‘gazetarit’ për të shuar edhe kuriozitetin lidhur me jetën e këngëtarit. Në përgjigjet e Yllit nuk munguan dozat e humorit dhe batutat me zonjat.

-Kush e mban llogarinë në shtëpinë tuaj, ti apo gruaja jote?                     

Ylli Baka: Pse ti nuk e mban në shtëpi o zonjë? Po gratë e mbajnë llogarinë. Burrat punojnë, gratë  llogarojnë.

Rudina Magjistari: I dorëzoni në shtëpi një më një, të gjitha një më një, kokërr më kokërr?

Ylli Baka: Po do mbajmë dhe ndonjë lek me vete se…

-Cila është fobia më e madhe? Nga çfarë ke më shumë frikë ti, kush të tremb?

Ylli Baka: Ia kam thënë edhe Rudinës, tërmeti është shumë…obobo!

-Jemi kuriozë, çfarë pjate është e preferuara jote dhe a dini të gatuani?

Ylli Baka: Njësh jam për të gatuar.

-Për shembull?

Ylli Baka: Sallata më pëlqen shumë.

-Sallata me çfarë? Gjëja më e vështirë?

Ylli Baka: Sallata jeshile dhe e dyta, si nga jugu që jam, nga Tepelena, na pëlqen një çikë ai mishi.

Rudina Magjistari: I pjekur?

Ylli Baka: I pjekur, por jo shumë.

Rudina Magjistari: Jo shumë, me pak raki Skrapari?

Ylli Baka: Edhe nga Përmeti.

-Gjatë koncerteve ju keni fansa edhe gra edhe burra. Ka më shumë gra apo burra nga fansat e tu?

Ylli Baka: Nuk i ndaj dot, por burra e gra.

-Po gruaja bëhet xheloze?

Ylli Baka: Jo, nuk bëhet xheloze.

Dy herë festë! Ylli Baka: Kam dy ditëlindje

Në datën 16 Maj, Ylli Baka ka festuar ditëlindjen e tij. Por gjatë bisedës në “Rudina” në Tv Klan, këngëtari zbulon se në fakt ka dy ditëlindje.

Rudina Magjistari: Ke pasur ditëlindjen më duket?

Ylli Baka: Faktikisht, sa është sot data, 24?

Rudina Magjistari: U bëfsh edhe 100!

Ylli Baka: Unë e kisha në 16, por në pasaportë 24 lexon kështu që prapë ditëlindje kam. Faleminderit shumë! Ça na ke marrë ndonjë gjë, na ke marrë ndonjë lule?

Rudina Magjistari: Jo, jo, ja urimet dalin nga zemra. Por e ke pasur se s’e dija që e ke sot, ke 10 ditë që e ke pasur.

Ylli Baka: E kisha në 16, por në pasaportë e kam më 24 kështu që kam dy ditëlindje.

“Don Quixote”/ Kryevepra e baletit klasik, premierë në TKOB

I dashuri i ri i Dua Lipës/ Shpërthen rrjeti në komente, 14 vite diferencë

Top Shop vjen me ulje deri në 50%! Nxitoni të përfitoni

/tvklan.al