Rudina Dembacaj prezanton projektin “Malesoret e mia”!

Rudina Dembacaj është një grua e fortë dhe me shumë talent. Ajo është një aktore që ka spikatur në rolet e saj për humorin e zgjedhur por është dhe një moderatore e suksesshme. Së fundmi Rudina ka vendosur që nëpërmjet një projekti të titulluar ‘Malësoret e mia’ të ndihmojë vajzat dhe gratë në zonat veriore të vendit tonë.  Ajo ka qenë e ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit në Tv Klan, për të treguar më shumë detaje për këtë projekt i cili do realizojë dëshirat dhe ëndrrat në sirtar të shumë vajzave dhe grave.

Gjithashtu Rudina ka folur edhe për jetën e saj private, për humbjen e babait dhe planet që ka në të ardhmen me partnerin e saj Mark Frrokun.

Rudina Magjistari: Babai jot ka pak kohë që është ndarë nga jeta, do doje të të shikonte këtë projekt të bukur që ke nisur dhe cila është këshilla që mban gjithmonë me vete prej ti?

Rudina Dembacaj: (Përlotet) Kjo krenari që më buron, më buron vetëm sepse jam vajza e tij. Dua të them një episod shumë të shkurtër me babin, kur ishte në zyrën e tij. Drejtonte një shkollë të bashkuar edhe 8-vjeçare edhe gjimnaz dhe ishte drejtor shkolle. Unë isha në 8 vjeçare dhe kuptoja shumë pak nga gjërat që ndodhnin, ose nga bisedat e tij të punës. Në  8-vjeçare erdhi një zotëri dhe tha Rexhep dua të më ndihmosh sepse ti ke ndikim.

Më kanë futur djalin në burg për vjedhje. Babi e pyet po çfarë ka vjedhur djali jot?  Djali ishte 19 vjeç dhe kishte vjedhur lopën e komshiut dhe erdhi me shumë shpresa tek babi. Babi me gjithë forcën e tij dhe pjesën e tij babaxhane e nxorri nga zyra dhe pasi e nxorri nga zyra zotëria në fjala e fundit që tha, ishte Rexhep ke të drejtë le të rrijë aty dhe ta bëjë mësim. Vlerat e vërteta të një malësori i kishte në një mënyrë absolute.

Unë ditën e fundit kur e përcolla në banesën e fundit babin, e ndjeva shumë të nevojshme dhe një nga fjalët që i thashë me zë ishte “edhe malësor edhe europian vetëm ty të kam njohur”. Mendoj që është shumë i pakrahësueshëm dhe dashtë Zoti ose unë ose motra të bëjmë ndonjë djalë që t’i ngjajë të paktën një 30%-sh, të ketë atë burrërinë e tij. /tvklan.al

Histori suksesi/ Radioterapia ne Spitalin Hygeia!

Teknologjia më e avancuar mjekësore për trajtimin e Kancerit me radioterapi për herë të parë tashmë në Shqipëri dhe Rajon vetëm tek Spitali Hygeia.


Kjo teknologji ofron, kohëzgjatje shumë më të shkurtër të ekzaminimit, preçizion shumë i lartë në trajtimin e targetuar të masës tumorale dhe cilësi e lartë por për të na treguar më shumë detaje rreth saj do të kemi të ftuar në studio: Dr. Ledio Bregu, Drejtori i Departamentit të Radioterapisë në Spitalin Hygeia

Quiz-i telefonik/ Sa arra ka ne kuti?

Në këtë pjesë të tretë do të zhvillojmë quiz-in telefonik. Nga hera e kaluar, shuma është 25 000 lekë. Nese arrini te gjeni sa arra ka në kuti do ti fitoni, nëse jo, shumës do t`I shtohet pas cdo telefonate 5000 lekë deri sa të kemi fituesin…